Presidenti? 67 për qind e Europës e zgjedh direkt nga populli

June 28, 2016 20:12

Presidenti? 67 për qind e Europës e zgjedh direkt nga populli

Instituti i Studimeve Politike risjell në vëmendje praktikat evropiane të zgjedhjes së kryetarit të shtetit (Presidentit të Republikës), si dhe argumentet në debatin mbi ndryshimet e mundshme kushtetuese edhe në Shqipëri.

Në vendin tonë, ka një sistem të përmbysur hierarkie: Presidenti që është kryetar shteti zgjidhet me 71 vota, Avokati i Popullit që ka rol honorifik zgjidhet me 84 vota, 13 më shumë sesa drejtuesi i piramidës shtetërore..!??

Zgjedhja e presidentit është kthyer përsëri në temë e debatit politik në Shqipëri. Disa muaj më parë ishte nisma e tre Presidentëve (Moisiu – Meidani – Topi) që përmes një letre publike adresuar edhe Komisionit të Reformës propozuan nevojën e kalimit nga zgjedhja indirekte në zgjedhje direkt të Presidentit. Zgjedhjet e Presidentit të ri do të duhet të zhvillohen në maj – prill 2017, dhe me 24 korrik 2017 Presidenti i zgjedhur merr detyrën deri më 24 korrik 2022.

Në 67% të vendeve evropiane Presidenti i Republikës zgjidhet direkt nga qytetarët. Konkretisht, në 23 vende zgjidhet direkt (nga qytetarët) dhe në 11 vende zgjidhet indirekt (në parlament).
Nisma e fundit e ndërmarrë në Kuvend është pozitive, por dukshëm nuk ka një vullnet politik për ndryshimin e zgjedhjes. Dy partitë e mëdha politike zyrtarisht janë shprehur për ruajtjen e formulës aktuale të zgjedhjes së Presidentit, partitë e tjera nuk kanë rol parlamentar vendimmarrës.

Nga faktori ndërkombëtar, misioni i BE është shprehur pro zgjedhjes direkt të Presidentit, 7 vende anëtare të BE janë gjithashtu pro, të tjerat kundër apo për zhvendosje të debatit në një fazë tjetër vite më vonë!
Me poshte gjeni raportin me te dhena te plota:

presid

June 28, 2016 20:12
Komento

3 Komente

  1. fteri June 28, 20:34

    nga populli të zgjidhet 5×5 Presidenti jo nga saliu .Dhe parlamenti shqiptar të ketë 100 deputet JO 140 .

    Reply to this comment
  2. info analitike June 28, 21:12

    Perse e kane kaq problem rilindjotet zgjedhjen e presidentit nga populli? Pikerisht kera qe mbushnin gojen me 1 milione votat i tremben votes se qytetaeeve per presidentin.

    Reply to this comment
  3. Arber Iliri June 29, 00:01

    Nuk me ben shume pershtypje % se si zgjidhet ne Europe por deformimi qe ka mare institucioni i Presidentit ne Shqiperi e kerkon kete ndryshim si te domosdoshem.Do ndikoje ne nje Pres. te pavarur nga Partite dhe me unitar ne popull.Partite mund te deklarojne vetem mbeshtetjen per kandidate por jo te bejne fushate per ta.Fushata duhet te behet personale, jo partiake.A e realizojme dot, nese jo le te mos harxhojme me teper energji.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*