Presidenti çek: Më pëlqen Serbia, nuk më pëlqen Kosova

September 11, 2019 08:27

Presidenti çek: Më pëlqen Serbia, nuk më pëlqen Kosova

Presidenti çek Milos Zeman u dëgjua duke thënë se “nuk i pëlqen” Kosova, ndërsa takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç pas mbërritjes në Beograd të martën.

Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dy-ditore, që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.

Sipas VoA, ai i tha zotit Vuçiç në aeroportin e Beogradit se “më pëlqen Serbia dhe populli serb”, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”.

Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën.

Vuçiç nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të Presidentit Zeman, por u përgjigj: “Faleminderit shumë”.

Më vonë ata morën pjesë në një ceremoni për vendosjen e kurorës në Monumentin e Mbrojtësve të Beogradit 1914-1918.

j.l./ dita

September 11, 2019 08:27
Komento

11 Komente

  1. agon September 11, 09:13

    Po prandaj dhe Kosova u shkeput nga Serbia sepse ty dhe ca te tjerve si ty nuk ju pelqen …

    Reply to this comment
  2. Biden September 11, 10:14

    Who gives a shit what u think !?

    Reply to this comment
  3. Arben September 11, 10:37

    `Na plasi rr…..

    Reply to this comment
  4. Aladini me Eskortë September 11, 16:03

    Ti mire e ke o udheheqesi i Cekise

    Pse te te shajme?

    Ne dime qe as udheheqesve tane ne Shqipei dhe Kosove nuk u pelqen Shqiperia dhe Kosova.

    Po tu pelqente do ti donin me shume, po ti donin me shume nuk do ti linin ne kete derexhe qe majmen vetem per vete dhe populli le te vrase veten, te bej si te mundet.

    Ja shiko dy udheheqesit e fundit te Shqiperise.

    Sali Berisha kur ra nga pushteti tha qe fajin e ka ky popull qe nuk e kuptoi

    Edi Rama ka nisur te thote te njejten gje qe ne si popull nuk e meritojme nje gjeni si ai

    Dhe kete e thone keta te cilet ky vend sic thote Ali Asllani “i ngopi dhe i dëndi”.

    Pse mos ta thuash ti nga Cekia?

    Edhe ceket e tu erdhen moren CEZ vodhen sa deshen, mbifaturuan sa deshen dhe iken duke marre dhe demshperblim.

    E shef sa mire per ju e sa keq per ne?

    Pse ta doni bre kete toke shqiptare, kaq burra te mire qe jeni ju, bahhh

    Reply to this comment
  5. Pensionisti September 11, 17:37

    Keta Ceket me mire se Jarosllav Hashek me “Ushtarin e mire Shvejk”nuk i ka portretizuar kush! e meritojne plotesisht te quhen “Shvejk”

    Reply to this comment
  6. info analitike September 11, 18:56

    Me e bukura eshte se rilindjotet i dhane 600 milione euro CEZ shume here me teper nga ato qe kishte ne mend ti jepte Saliu, packa se ceket kishin bere baterdine duke vjedhur konsumatoret shqiptare. Pra pse te mos thote qy ceku keshtu kur shqiptaret shiten per dy aspra si ne rastin e Rama-Gjiknurit me aferen CEZ

    Reply to this comment
  7. Toni September 11, 18:56

    Duhet ta dini te gjithe se Cekia mbahet kryeqyteti I turizmit te sexist. Presidenti Cek ka shume te drejte dhe une duke e njohur mentalitetin e Cekut, doja ti thoja dy fjale…ok mister President edhe mua me pelqen shume gruaja jote…nuk me pelqen gruaja e Presidentit Serb.

    Reply to this comment
  8. T.Voda September 12, 02:56

    === Ky karabushi ,sikur eshte dhe president. E te jesh presodent , do te thote je burr-shteteti,. E te jesh burre shteti, duhet te flasesh me nje etike a po gjuhe me diplomati.

    === Bota, ose Globi apo Planet Toke sot per sot nuk ka shqetsim vetem ndotjen glogale e ndryshimet klimatike, por edhe ndotjen nga Burrat [ Drejtusit] e SHteteve. ………………………………………………

    Reply to this comment
  9. fteri September 12, 05:06

    E ka fajn Skëndërbeu që mbrojti këta Çek të shpifur nga nga pushtimi turk i vitit 1450.

    Reply to this comment
  10. Gege Kosova September 12, 08:35

    Ev Havel çka ke len pas vedi?!vertet eshte t urp e marre te degjosh nje naivitet nga ky nivel shteteror.Po kujt I han palla, e don ti Kosoven a nuk e don?!Ceket nuk jane si ti,kane nje vlere e nje tradite shume me te nivelit politik,kombetar e njerezor.Nuk flite as per h ater e as per nje leverdi momentale sic pret ky “burrshtetas” nga Serbia. Havel ngrit u nga varri!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*