Presidenti dhe Borchard-i i OSBE-së

November 21, 2019 00:02

Presidenti dhe Borchard-i i OSBE-së

Nga Zef Mazi

 

Ka ditë që mediat komentojnë, pro dhe kundër, dekretet apo vendimet e Presidentit të vendit. Nuk mund të mos shokohem ndërkohë me polarizimin e skajshëm, deri të frikshëm, të politikës dhe qëndrimeve të njerëzve në vendin tonë.

Duket sikur vendi është i çarë në dy pjesë! Një mik, para pak vitesh, pas pyetjes sime se si janë punët, më pat thënë, “fare mirë janë, si na do armiku”!

Atëherë këtë shprehje e mora disi lehtë, si me shaka. Sot ajo tingëllon mjaft e vërtetë. Në këtë derexhe e ka çuar vendin klasa politike që ne vetë kemi zgjedhur në krye prej tre dekadash.

Mendime të ndryshme, spekulime, arsyetime lloj-lloji, nga burime që dinë diçka ose që nuk kanë njohuri nga fusha e diplomacisë, shprehen në mediat audio-vizuale apo të shkruara, veçanërisht rreth çështjes të Kryetarit të Prezencës të OSBE-se tek ne, Borchard-it.

Kam shënuar në disa artikuj se ai nuk është emëruar “ambasador”. OSBE-ia nuk emëron ambasadorë askund. Ajo është organizatë rajonale në kuadër të kapitullit VII të Kartës të OKB-së. Kaq.

Ajo nuk ka statut të sajin si dokument themelor statuor ligjërisht i zbatueshëm (i detyrueshëm) për të gjithë shtete pjesëmarrëse. Borchard-in e ka emëruar në postin që mban Sekretari i Përgjithshëm së bashku me Kryetarin e Radhës të OSBE-së (pra, me dy firma, sipas rregullit), pasi janë shqyrtuar kandidaturat e paraqitura nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-se për këtë post.

Për arsyen e këtij shkrimi të shkurtër nuk po hyj nëse ka, apo duhet të ketë status dhe imunitet diplomatik stafi i huaj i OSBE-së në vendin tonë, pasi e di mjaft mirë si dhe përse janë bërë disa gjëra, nën presion, në situatat shumë të vështira të vendit në vitet 1996-’97, kur unë isha ambasador i Republikës së Shqipërisë në OSBE.

Theksoj se sa thuhet në këtë artikull në Dita nuk ka asgjë personale, aspak.

Intrigohem ndërkohë nga disa argumente, si është dëgjuar rëndom gjatë 30 viteve të fundit, të nxjerrin flamurtarë të mbrojtjes së veprimeve, edhe kur ato janë krejtësisht të gabuara, të papranueshme, të ndonjë përfaqësuesi të huaj nga ambasadat dypalëshe apo nga misionet shumëpalëshe në vendin tonë.

Për këtë, pa asnjë dyshim, fajin e kemi plotësisht vetë. Ne kemi shkuar deri në fetishizimin e tyre, ndonëse punët që ata bëjnë njihen pak, në sipërfaqe ose aspak. Respekti për punët e mira që shtetet e ndryshëm partnerë kanë bërë e bëjnë, përfshirë pjesën e madhe të përfaqësuesve të tyre te ne, nuk është ulur aspak, përkundrazi. Kaq, pa e tepruar, dhe pa bërë gjëra që nuk bëhen në vende të tjera ndaj ambasadorëve tanë.

Është e njohur se, nga kriza në krizë, ku e kemi futur veten dhe vendin me edukatën e ulët demokratike dhe me punët e mbrapshta që bëhen, kanë qenë të huajt ata që, në fund të fundit, kanë ndërhyrë, herë fort e mirë, herë jo edhe aq mirë, dhe kanë arritur ta qetësojnë apo sistemojnë situatën.

Ky qetësim/sistemim ka qenë disi i thyeshëm, i mbështetur jo fort e në rrënjë të thella, por për të kaluar radhën. Është vendosur një stabilitet jo i qëndrueshëm dhe në kurriz të ecurisë demokratike, por të menaxhueshëm pa shumë mund dhe zor.

Kam frikë se sot jemi pikërisht në një situatë mjaft të ngjashme. Nuk di sesi mund të dilet nga kjo situatë nëse nuk ka vullnet politik, nuk ka qartësi për të ardhmen por ka interesa partiake, përfituese apo korruptive, qëndrime dritëshkurtëra, përjashtuese, dhe aspak jo në interes kombëtar.

Përvoja e gjatë në profesion më ka mësuar se cilido krah që ka qenë në pushtet është përpjekur të fshihet pas duke thënë, “ndërkombëtarët janë dakord, na mbështesin, këtë punë e kemi bërë me ndërkombëtarët”, etj., broçkulla. Këto fjalë dëgjohen edhe sot.

Ata ne pushtet kanë synuar ngaherë të arrijnë që ndërkombëtarët “të flasin mirë për ta, të raportojnë pozitivisht për ta te qendrat e tyre”. Kështu shtyhet qëndrimi në pushtet, fitohen pikë “duke qenë, duke u paraqitur, apo duke u komentuar, si bashkëpunues që e kanë mirë me ndërkombëtarët” etj.

Nga ana e tyre, ndërkombëtarët bëjnë sikur nuk e kuptojnë dhe, nuk përjashtohet që i “pikturojnë dhe i raportojnë” gjithnjë e më të vështira situatat, i komentojnë ato dhe japin përshtypjet e tyre në ngjyra jopozitive, duke shënuar se bashkëpunimi me qeverinë është i ngushtë, i mirë, qeveria punon mirë”, etj.

Të dyja palët duket se kështu sikur “mbajnë njëra tjetrën”, janë të angazhuar, “punojnë më fort e ngushtë për të përmirësuar situatën e për ta çuar vendin përpara, duke forcuar demokracinë, shtetin ligjor, drejtësinë etj.”

Ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare, është parim e praktikë, gjithmonë dhe parësisht, e mbajnë mirë, kërkojnë ta mbajnë mirë me qeverinë!

Në këtë kontekst duhen parë punët, duhen analizuar situatat. Kështu ndodh në realitet, nuk duhen pasur iluzione. Në këtë dritë duhet parë edhe bëma krejt e papranueshme dhe e dënueshme e Borchard-it me “gishtin” lart etj.

Një gjest i tillë nuk është bërë, nuk ka ndodhur asnjëherë, ne asnjë rast apo vend, në kujtesën time mbi 30-vjeçare në politikën e jashtme e diplomatike për Shqipërinë dhe në poste të lartë drejtues në organizata ndërkombëtare jashtë shtetit. Për atë bëmë nuk ka dhe nuk duhet pranuar asnjë lloj justifikimi! Përkundrazi, ai duhet dënuar.

Justifikimet “për të larë gojën” me kapjen gafil, “të papërgatitur”, e bëjnë edhe më të papranueshëm faktin dhe më qesharak e të pabesueshëm vetë personin.

Diplomatët, sidomos ata në nivele të larta, e kanë domosdoshmëri, kërkesë dhe obligim profesional dhe etik që, në asnjë rast, edhe në ata më të vështirët, më flagrantët dhe me të papritura, të mos e humbasin kontrollin, të mos thonë asnjë fjalë dhe të mos bëjnë asnjë gjest kompromentues, pa llogaritur këtu gjestet e rëndë, fyes, ekstremë, si rasti në fjalë.

Mua nuk më takon dhe nuk mund të komentoj vendimet e Presidentit. Vendimet janë ekskluzivisht autoriteti e tij. Ai ka këshilltarë ekspertë në mjaft fusha. Ndërkohë shtoj se vendimi i Presidentit të Republikës për ta konsideruar të padëshiruar për takime në Presidencë Borchard-in duhet të ketë ardhur i mirëinformuar, pas shqyrtimit të mjaft rrethanave.

Edhe pse dikujt mund t’i duket i pazakontë vendimi, apo gjoja i justifikueshëm pas “autokritikës” që Borchard-i bëri, është e drejtë ekskluzive e Presidentit të marrë vendimet që ai i gjykon të arsyeshme e të sakta.

Presidenti i vendit është i yni, është i vendit tonë, ai është një nga ne, ai është shqiptar. Në atë post të lartë, si simbol i unitetit dhe gardian i Kushtetutës te vendit, ai është zgjedhur. Ai nuk duhet të shitet te askush, as të shahet për arsye politike partiake, korruptive sot a nesër, apo të çastit.

Nuk duhet të vihet kurrsesi në kandar dhe të krahasohet presidenti i vendit tënd me diplomatët e huaj në vendin tonë. Këta të fundit dërgohen për të mbrojtur dhe avancuar interesat e vendeve të tyre te ne, ata janë të përkohshem, me gjithë respektin, ashtu siç duhet ta kenë edhe ata për ne.

Theksoj më tej, në ekuilibër të plotë arsyetimi, se askurrë nuk mund të vlerësosh, lëre të ekzaltosh apo fetishizosh ambasadorët apo diplomatët e huaj më shumë sesa vlerëson diplomatët apo ambasadorët e tu, të vendit tënd. Kur të jetë vendosur ky ekuilibër i mirë, ky vlerësim e respekt, atëherë vendi do fillojë vërtetë të bëjë përpara, pa fetishizim, në respekt të ndërsjellë, me dinjitet e integritet.

Borchard-i e ka humbur, do thoja krejtësisht, kredibilitetin për të vijuar punën në krye të Pranisë të OSBE-së në vendin tonë. Ai gradualisht është kthyer, saqë tashmë edhe shihet, në një figurë përçarëse në vendin tonë. Ai vetë duhet ta kuptojë se kjo gjë ka shkuar në zgrip, nuk mban më.

Edhe pse çfarë po them më në fund mund të mos i pëlqejë dikujt, politikanëve në pushtet ose jo, është e saktë: kur një i huaj, diplomat ose ish-diplomat, kur gjërat kanë shkuar deri në këtë pikë, kur situatat kanë evoluar kësisoj, ai do i bënte drejtësi dhe shërbim të mirë organizatës që e ka dërguar dhe vendit të tij të origjinës, duke mbyllur kapitullin e të pabesueshmit dhe përçarësit, duke paraqitur dorëheqjen nga posti (ai di të gjejë justifikime) dhe duke njoftuar përfundimisht largimin nga vendi, dhe jo të thotë “më lini të qetë”, çka lexohet të thotë: “mos më çani kokën”.

Asnjë shtet normal nuk do e duronte këtë!

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

November 21, 2019 00:02
Komento

35 Komente

  1. Niku November 21, 02:40

    O Zef, e keqja e Shqiperise nuk eshte Borchardi, por eshte Ilir Meta, Berisha dhe soji e sorollop. Leri teorite se jeni bere bajat duke dhene mend. Po nuk u qeruan Berisha, Meta e kompani, Shqiperia nuk do te ngreje koken. Boll, se 30 vjet nuk jane pak. Ja merzitet shpirtin edhe djallit.

    Reply to this comment
    • Asap November 21, 09:40

      Niku, shiko pak thelbin e Zefit: “Presidenti i vendit është i yni, është i vendit tonë, ai është një nga ne, ai është shqiptar.” Kështu na shkruan Shoku/Zoti Mazi! Nuk ka si të jetë për shqiptarët një njëti që shkruan kështu për prsidentin e tanishëm, dmth Meta. Ilir Meta ësht personi më antishqiptar që mund të imagjinohet, ky Zef Mazi shkruan këto fjalë për atë. Jo Zef Mazi nuk ësht shqiptar Ilir Meta: ësht hajdut, tradhëtar, mashtrues, kriminel kushtetues dhe mbase edhe vrasës – përveç këtyre mund të konsiderohet çtë dojë Meta, vetëm shqiptar nuk ësht. Kurse ti Zef Mazi që i del në mnrojtje oaq dinake del bashkpunëtor. Pramdaj mendohu mirë para se shkruan! Ky shkrim do të dali ku nuk ta pret mëndje, dhe pas dy muajsh do ketë valenc komplet të kundërt! Turp për ty Zef Mazi!

      Reply to this comment
    • Asap November 21, 09:44

      O Niku fut dhe Ramën ke ata që duhen qëruar!

      Reply to this comment
  2. Luani November 21, 03:09

    Kush i jep “buken e dites” ketij tipit? Presidenti?!

    Reply to this comment
  3. anda November 21, 05:30

    Ca flet ky se marr vesh ma shpjegoni ju lutem..me duket i lajthitur”’

    Reply to this comment
  4. Limani November 21, 06:43

    More Zef , ku ke qenë mor burrë tash 30 vjet , a je ti ai Zefi diplomati i para 90-es , apo je tjetër Zef ?!
    Në je ai i vjetëri, s’më pëlqen hiç .
    Pas një gjumi letargjik 30 vjeçar kur në Shqipëri kanë ndodhur mjaft qamete , na del sot e sulmon një kalë të ngordhur e na merr në mbrojtje presidentin tonë , sepse ai është presidenti ynë ( arësye e mosarësyes kjo ) !
    Me dekret të Saliut ke qenë diplomat në vitet 96-97 ?
    Enveri , qe si qe, por diplomatët i zgjidhte me kujdesë , ty të paska marrë për biografi.
    Zef , më zhgënjeve , qënke shumë i ceket, i sipërfaqshëm !

    Reply to this comment
  5. fteri November 21, 07:16

    Në këtë dritë duhet parë edhe bëma krejt e papranueshme dhe e dënueshme e Borchard-it me “gishtin” lart etj.
    SHTROHET PYETJA :
    1-Është çmenur zyrtari i osbe …?
    2-Apo u provokua e ofendua familerisht nga falangat e krimit të SAL-lul-Monikës , në befasi ?…

    Kur dikush të sulmon ,në befasi ,kundraveprimi për mbrojtje do të jetë i pa aprashikueshëm ,qoftë dhe me armë .Pra në rastin Bosharti kemi një sulm e provokum ndaj tijë , duhet të presim edhe përgjigjen .

    Gishtin në bythë e do presidenti ai ofendoi protestuesit e 21 janarit kokë pa larë dhe nuk kërkoi falje ,kurse Bosharti kërkoi edhe falje me sa di ,megjithse u sulmua nga turma pa drejtësisht për të na prishur me ndërkombëtarët.

    Reply to this comment
  6. aktualiteti November 21, 07:27

    Kushdo President sido te kete emrin, ngado parti te vije, duhet te largoje nje zyrtar te huaj, kushdo qofte atdheu i tij ne se ben ate sjellje qe beri ai Borchard qe me shume te drejte artikullshkruesi Z.M. thote qe “e ka humbur kredibilitetin per te vijuar punen ne krye te OSBE”. Duhet te kemi me shume respekt per vehten dhe njerezit tane se sa per nje sharlatan qe mban petkun e nderkombetarit.

    Reply to this comment
  7. L.H November 21, 07:53

    ‘As nje shtet normal nuk do e duronte kete’!?
    Atehere o Zef mËzi apo Mazi lexuesi qe ta lexoi avokatine e kryehajdutit dhe perdhunuesit te kushtetutes leter higjenike te nje vendi 30 vjet pa shtet te ben pyetjen:

    ‘Tek ne ‘shteti’ eshte normal’!?
    PAo qe se pergjigja eshte ‘PO’ je pjerdhur nga trute apo shitur per nje kocke ne kete moshe si dshumica e rraces tate ish ‘bllokmene’ qe u jane lopesiusar karakteret!
    Po qe se ‘JO’ mev kete paçavuren qe ke shkruar fshi bythen jo pse ambasadori duhet te iki si shumica bashke me ty qe pas 30 vjetesh qe ambasadoret na kane shkerdhyer grate nenat motrat biles u ka rene dhe INFARKT mbi DAFLLAK ti dhe LIKE FLORIRI u kini mbajtur PISHEN!

    Reply to this comment
  8. Sumatra November 21, 08:48

    O Zef leshi,
    E ke marre shume perpjet o lesh! Te paska rrejt mendja te na shitesh si njeri me ide, aq me pak si specialist ne diplomaci. Nje torrollak dhe mendjefyell ke qene qe student duke u shitur si i vecante. Edhe atehere edhe sot ke patur mbeshyetje te pamerituar, prandaj na ben si i zgjuar, o gallof dhe halldup modern.
    Tani po kuptojme edhe me shume rreth teje. Jo vetem mjekerr deformuar, por edhe me mangesi bainore ekstremisht te theksuar. Rri ore rehat se te kane favorizuar per gjera te tjera, mos u hiq si qendra e mendimit diplomatik dhe politik. Mbaji fort kermat Muhamet Kapllani dhe Ilir Bocken. Se e di vete ti. I pari ka qene i talentuar per ato gjera qe ti ke perfituar.

    Reply to this comment
  9. likefloriri November 21, 09:01

    Eh more zef mazi apo kerrici, borchard nuk qenka ambasador i OSBE, po atehere ti si paske qene ambasador ne osbe??? Se dyti pse nuk thua nje fjale per perndjekjen e boschard dhe fyrejen e tij publike nga nje grup rrugacesh por merresh vetem me gishtin, qe me sa duket duhet ta nxjerre ty. Po keshtu mendoj te pyes a ke qene ti ne diplomaci edhe ne kohen e xhaxhit? Ku ke qene gjithe keto kohe po na dole tani ne mbrojtje te nje hajduti ordiner te certifikuar edhe me vendime gjykate??? A mos valle je perlyer edhe ti, sepse si shkodran (nqs je) nuk duhet te lidhi asgje me liken hajdut dhe na del ne mbrojtje te tij. Po keshtu more shoku zef desha te pyes perse merresh me nje vendim (qe ne fakt nuk eshte ashtu) te likes per te mos biseduar me boschard, e nuk merresh me vendimin e likes per te mos biseduar me km e vendit!!! Thirri logjikes e mos fol brockulla more shoku zef se po ben disa here deklarata qe mendoj se nuk te takojne.

    Reply to this comment
  10. Haka Tekizoti November 21, 09:18

    Po, presidenti është yni. Por në këtë rast është një fatkeqësi jona, të cilën do më pëlqente jo ta shisja po t’ia falja dikujt për të shpëtuar popullin nga kjo fatkeqësi. Madje do ta falja bashkë me “armikun” e tij, Ramën. Të gjitha tralalatë e autorit në këtë artikull janë sofizma. Ai nuk i ndjen aspak dhimbjet e këtij populli shkaktuar nga politikanë si ky biçim presidenti, të cilin popullit ia bëri peshqesh Rama. Autori nën petkun e gjoja të paanshmit merr në mbrojtje batakçinjtë, kusarët e popullit, predikon nënshtrimin ndaj tyre, pajtimin me të keqen. S’ka asnjë arsye në botë t’i quajë normale këshilla të tilla. Presidenti akrediton ambasadorët, ndoshta këtu fle lepuri i thelbit të këtij shkrimi.

    Reply to this comment
  11. Rrespekt ... November 21, 10:00

    dhe pafyttyresia e ktij Nastradini te peshtire

    presidentin e Kastes Politike
    (se imi s’mundet me qen kurr ,nji funderine e tille njerezore ,par ga cdo kendveshtrim )

    ARRIN KULMIN ,

    kur pasi qellimishte e futi KLD-n e Reformat per Drejtesi

    e Krize ,

    e perhapi /zgjeroj Krizen edhe ne maredhenjet me Te Hujat duke i shpallur Lufte te gjitheve ,
    si Sadam Hyseini dhe Gaddafi dikur ,

    perpara se te fshiheshin te DY ne Kanalet e Mutit (pra te ujrave te zeza then #)

    Dhe mbasi kan nji vit ne bashkpunim me keyekriminelin e shpelles saleh brrrisha qe thurin plane te rrexojne pushtettin me Force ,si eshte tradite ne vendet Arabe ,
    qe nuk rrespektojne Ligje e Kushtetute ,

    mbasi Lobuan fuqishem me Miljonat e vjedhura po Shtetit Shqiptare kudo ne Bote ke te Hujat ,per te penguar Negociatat e shumepritira te Shqiperise mee BE ;

    kane SURRATE MUTERIT , goje dhe Lehin per Krize

    duke tentuar keshtu , t’ja len Dobici ne dere Qeverrise Rama ,
    por mjerishte uk i hec ,sepse Arsyeja e Llogjika Njerezore e Botes qe na rrethon dhe ne shoqerine Shqiptare ala nuk ka Vdekur !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Dhe e gjitha kjo Krize ka perqellim pengimin dhe deshtimin e Reformas ne Drejtesi ,

    prej te cilees kercenohet jovetem Pasuria e tre sheikeve

    te Politikes Shqiptare ,(qe dje nuk kishin brek ne bythe kur erdhen ne Tirane )

    salih bash muta

    treshja e adoptuar e Djallit

    Reply to this comment
  12. Alidemsi vjeter November 21, 10:04

    Nje esse nga nje Padre franceskan…..

    Reply to this comment
  13. Loni November 21, 10:21

    Ky tipi nuk ha buken e freshit doganave tatimeve si shumica e injoranteve te rilindjes we jane shume larg socialisteve te vertete….my ha buken e djerses se vet ne Organizaten Boterore te Energjise Atomike ne Wien……

    Reply to this comment
  14. Halimi November 21, 10:45

    Ketij Zefit puna i ka shkuar ne zgrip fare. Iu premtua qe brenda vitit dicka do perfitonte edhe ky mavria nga ndryshimet imagjinare. Tani qe nuk i doli gje i ka ardhur ne maje te hundes ky shterim i durimit. Pra si na e thite edhe Zefi, Borchardt nuk eshte ambasador dhe e emeron OSBE.
    Non grata e Boschardt eshte po aq e vlefshme sa edhe
    13 tetori.
    Persa i perket Metes, qenia e gruas ne krye te nje partie opozitare eshte ne konflikt interesi me detyren qe ai mbanj. Nuk dime ndonje rast tjeter ne bote ku burri eshte ne pozite dhe gruaja ne opozite. Ka dy rruge ose Meta te lere postin ose Monika te largohet nga politika. Nese cifti do ishte i divorcuar atehere do ndryshonte puna. Per aq kohe sa jane bashke njeri duhet te heqe dore nga posti qe mban.

    Reply to this comment
  15. Ton November 21, 11:33

    O Halim mavria….Zefit nuk ja ndjen fare per pazaret shqiptare….ai jeton e punon ne Wiene jo nga partia e rradhes ne Shqiperi….pike

    Reply to this comment
    • €€€ November 21, 12:50

      Cfare ben Zefi ne Wien, apo perkthen nga anglishtja ne shqip, se me sa dime nuk eshte ndonje ekspert ne fushen e energjise atomike, apo i ben ai te gjitha sepse eshte i te gjithave.

      Reply to this comment
  16. Martini nga Shkodra November 21, 14:29

    Po crendesi ka o Euro……ai perverse njeri I shkelqyer eshte dhe diplomat,linguist ….ata te agjencise nuk te marrin me mik….te jesh I sigurt…nderkohe I uroj sherbim te shpejte Zefit…..nga nje ish shok shkolle

    Reply to this comment
  17. Ulanbatori November 21, 15:15

    Zoti Xef,
    Dua te te pyes: gruan, si e ke? Se keta qe te kane premtuar te te bejne pak mediatik e duane edhe nje shperblim per artikullin qe te kene shkruar apo qe te kane porositur. Se per ambasador, harroje! Me mire te vesh nje kerric se sa ty. Se e di ti, edhe si student s’ta varte njeri. Te kujtohet sesi doje tu terhiqje vemendjen femrave duke i rene kitares me nje tel saqe gajasje miletin. Duke qene i obsesuar nga paraqitja jote e deformuar, shqiptoje ndonje fjale anglisht me theks per te marre pak vemendje. Imagjino, as Brikena nuk ta varte trasten. Po kur ja kerkove gruas se Vangjel Dherit, te kujtohet?! Gallate fare! As ajo s’te begenisi. Po shyqyr qe kishe Met Kapllanin dhe qe te dhane nje mundesi. Ti e di vete sesi ta dha. Se edhe ai kodosh i madh ishte. Duhej kompensuar. Po nuk po shkojme me tej, se qyfyret me ty s’kane te sosur. Tani ke marre persiper te perzihesh edhe ne ceshtje qe se ke haberin. Si perhere, trumanget, karagjoz dhe me pende te rena. Nje fosile qe nuk i hyn ne pune sa kazanit te plehrave.

    Reply to this comment
  18. lexuesi i DITES November 21, 15:46

    Largimi, shpallja ”non grata” e perfaqesuesit te OSBE per shkak te xhestit poshterues ne publik, xhest banal, idiotesk, perfaqesues dhe tipik per njerezit e llumit te çdo shoqerie, perben nje rast korrekt.
    Nuk mendoj se ka ndonje shqiptar me mend, qe te mos e vleresoje kete akt te presidentit.
    Po te shikohet nga ana tjeter e medaljes, puna e presidentit eshte per te qare me lote! Eshte pale me opoziten, ku ka pjesen e tij te familjes. Te perkrahesh njeren pale, ta inkurajosh ate ne aventuren e saj dhe te demtosh palen tjeter, mazhorancen, kjo nuk eshte aspak normale dhe aspak kushtetuese.
    Gardiani i Kushtetutes dhe Simboli i Unitetit Kombetar nuk eshte treguar aspak bashkepunues me palet, nuk ka mundur dot te therrase tryezen e bashkebisedimit me partite politike parlamentare, nuk eshte treguar largpames dhe ka ndikuar negativisht, kur perkrahu braktisjen parlamentit nga bashkeshortja dhe partia e tij sebashku me pd. Ketu eshte shkaku i bjerrjes ne menyre progresive e rolit, moralit dhe pushtetit te tij si president i vendit.
    Hakerrimet e tij, te folurit percart, tensionimi i tij, etiketimet ndaj personaliteteve politike dhe institucionale te lene shijen e hidhur, se ky nuk eshte ne rolin, qe i ka ngarkuar Parlamenti, Kushtetuta dhe populli, ne rolin e presidentit, por sikur eshte nje njeri i rendomte dhe me shume ne rolin e nje politikani, qe ben fushate elektorale per partine (Kujtoni fushaten e eger elektorale te Ilir Metes per lsi pas zgjedhjes nga Kuvendi ne postin e Presidentit te RSH).
    Dekretimi dhe çdekretimi i dates se zgjedhjeve, mosemerimi i anetareve me krebilitet te larte ne konkurim per postin e gjyqtarit te GjK etj e rendojne me shume pozicionin e tij ne kete detyre.
    Ne mungese te doreheqjes, shkarkimi i ketij personi mbetet zgjidhja e vetme.

    Reply to this comment
  19. Lavdi November 21, 15:49

    O Dita, mos i lejoni këto lloj komentesh nga analfabetë që djegin shtëpinë. Njësoj si politikanët e qeveritarët shqiptarë që po e shkatërrojnë atë vend dhe për këtë arsye e “meritojnë” të rrasen e plasen në EU.

    T’i japin një medalje Borchardit të OSBEsë ose më mirë t’ bëjnë rektor nderi në universitetin e etikës. T’i ndërtojnë përpara Ministrisë së Jashtme edhe një statujë me gisht përpjetë që të bëhet vend pelegrinazhi dhe frymëzimi.

    Mazi, një diplomat me përvojë, j’u argumenton mendimin e tij. Me emër e mbiemër poshtë. Ju me pseudonime imagjinoni e ofendoni. Çfarë turpi! Çfarë niveli!

    Reply to this comment
  20. Shtërtunkël November 21, 15:55

    Shumica dermuese e komentuesve ketu vertetojne katerciperisht ate qe Zoti Mazi konstaton ne shkrimin e tij. Ate qe vendi eshte i percare ne ate fare feje qe zerat e arsyeshme per te ulur gjakrat e per t’i pare punet me urtesi fyhen dhe perfliten me “argumenta” qe nuk kane te bejne fare me ceshtjen rreth te ciles diskutohet. O njerez te mire, ju e quani presidentin e vendit tuaj hajdut megjithese askush nuk ka qene ne gjendje ta vertetoje me fakte te pakundeshtueshme. Ajo qe thote Zefi eshte plotesisht e vertete, ai eshte presidenti i Shqiperise i ZGJEDHUR!. Po Borchardi kush eshte? Po mire na qenka nje diplomat i huaj, qe do te mbaroje misionin e vet e do te iki nga ky vend. Ku jane tani Rajersoni, Mariza Lino, Arvizu, Limprechti, Luja, ajo Kokekuqja Kroate, qe i paskam harruar edhe emrin. Tashti ky Borchardi na del ne mes te rruges, i shpeton shurra nga ca halabake dhe cfare ben? Tregon gishtin e mesit!!!. Jam i sigurt qe nuk e ka bere nga frika, apo shqetsimi se cfare po i ndodhte. Jo or jo, ky eshte justifikimi bajat mbas pilafit. Nqs nuk e kuptoni qe ai gjest eshte bere ne gjakftohtesi te plote dhe ka kuptimin: JU ME HANI MUTIN, atehere nuk merrkeni vesh nga dynjaja. Njeriu i kapur gafil dhe qe ka frike, ia mbath me vrap, nuk ka kohe te tregoje gishtin qe ne fund te dundit eshte sfidues. Nejse, edhe nje here me vjen keq qe komentuesit ne vend se te diskutojne rreth problemit shume te rendesishem qe ngrihet ne kete shkrim, merren me sharje dhe me karshilleqe qe vetem se e thellojne me keq grindjen. Shqiptare! Politikanet po e zhbejne Shqiperine, apo e zhbejne nga padija, apo se jane paguar nga dikush une nuk di ta them, por nje gje eshte e sigurte po vazhdoi edhe nje cope here keshtu, kryeqyteti i Shqiperise mund te mos jete me Tirana, por ndonje qytet tjeter i Ballkanit.

    Reply to this comment
  21. Adih November 21, 16:08

    O mavria ZEF MAZI ,nomeklature e bandave 30 vjecare ne shqiperi .
    Na trego o ZEF MAZI ,sa qira mer ti ne Wiene nga ajo hyrja e jote dhene me qira shtetit hajdut te dhjere mafjoz shqiptar ,qe ke rene ne ujdi me politikanet shqiptare me cmim te shtrenjte jo pak por , kater fish me shtrenjte ??? ,paguar me taksat tona?? , me taksat e kokpalareve te varfer ,qe i ndani midis jush .Mos ja nxirr lakrorit petet o zef mazi ,se te njohim shume mire se kush je ne karakter .
    Kurse amb i OSBE e ngriti gishtin e mesit ,per ti thene hajduteve te truallit ,e kini bere pa leje keto banesa ,keni shkelur ligjin ,jeni hajdute te truallit ,pamvaresisht qe fai bie mbi politikanet shqiptare ,qe e kane lene kete rremuje ,dhe ky amb duhet te punoje sa me shume per te drejten e prones dhe zbatimit te kushtetutes qe shkelet me te dy kembet nga kjo bande 30 vjecare dhe deri tani nuk e ka ngritur sikur nje here te vetme zerin dhe per kete e bej me faj Gjermanin AMB ., Jane miqte e tu o Zef Mazi qe ndani qirane e hyrjes tende ne Wiene me banditet e djeshem ose te socem ,nuk e di ,por te del detyre ty o Zef tna i tregosh me ke zuzare e bandite e ndan qirane per kete mega vjedhje . Po presim tna i sqarosh ,mos harro o Zef sa % mer ti dhe sa % i marin banditet , jo per kasen shteterore ,por ne xhepat e tyre private .Prandaj o Zef mos e kruaj bythem me gjethe fiku , se te njohim shume mire ne ty.
    I del detyre Z Edi Rama per te verifikuar kete pisllek nga Zef Mazi ne qofte se ka predispozite , kete mega vjedhje e koruupsion me taksat tona ,prej dekatash perpara ..

    Reply to this comment
  22. Është koha e çakejve ! November 21, 16:46

    HAKERRIM – ALI ASLLANI
    Hani, pini e rrembeni,
    Mbushni xhepa, mbushni arka,
    Te pabreke ju gjeti dreka,
    Miljonere ju zuri darka.Hani ,pini e rrembeni,
    Eshte koha e cakejve
    Hani ,pini e rrembeni
    Eshte bot e maskarenjeve.Koha drridhet e perdrridhet,
    Po do vij dita qe do te zgjidhet
    Dhe nga trasta pema e kalbur
    Doemos qe jasht do te hidhetKoha drridhet e perdrridhet
    Dhe prej miljonave pale pale
    Sdo u mbes gje ne dore
    Vec se vul e zeze ne balle

    Reply to this comment
  23. Zgalem November 21, 17:02

    Eshte ulerime fakti , qe nje Zef I kerkon nje diplomati kariere , si Borchard , te japi dorheqjen . Po cili je ti ? Je mbi palet ? Ne fshatin , qe s’te qasin , mos shko per kuvend . Thua per Presidentin , qe eshte yni , pse Borchardi I kuja eshte ? Ka qene dhe eshte ne sherbim tone , me rogen , qe ja jep tjeter kush . Presidenti eshte yni , qe ka 30 vjet , me gjithe familjen , qe paraziton , mbi buxhetin e shtetit . Me thuaj nje pune , qe ka bere me hair , presidenti yt . Zgalem

    Reply to this comment
  24. Adih November 21, 17:59

    Me fal se harrova o Zef Mazi ( per ju komentues) ,tani punon ne UNO CITY ne Wiene dhe merr rroge mbi 10 Euro ne muaj ,bile ke futur edhe cunin tend ne pune ne mos gaboj aty .Qe kur punoje ne poste me maredhenjet me jashte , ku ne ate kohe drejtor kishje cunin e Enver Hoxhes .fillove lepirjen dhe servilizmat . Pastaj mbas 90 erdhe amb ne Austri , pastaj ne OSBE ne Wiene ,e pastaj amb ne Angli dhe sot ne UNO CITY qe e ke ngrene qyl dhe lavderon presidentin , i lepiesh nje hajduti me ze e me figure .Interesant si nuk e harrove zakonin e bythe lepirsit o vemje e Berishes.,qe te ka hyre vetja ne qejf dhe ce panden je “KOKE BOTE “

    Reply to this comment
    • Xhuxhumaku November 21, 19:17

      Tamam o Adih, ka bere shume gabim, sidomos qe e ka futur cunin e vet ne pune aty. Po cil te fuste or tarrallak cunin tend? Apo te hapte noi zyre punesimi me aplikime ka katunet e Tirones? Eh c’na myten karralloijt ngado qe te kthehesh.

      Reply to this comment
  25. Heretiku November 21, 18:00

    Borchard-i i OSBE-se beri para pak ditesh nje gjest te pahijshem per etiken e figures qe perfaqson, kunder nje grupi provokatoresh me pagese, te presidentit ne fuqi I. Meta. Ky i fundit ka bere ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve, te gjitha pislliqet e mundshme dhe te pamundshme. Megjithate eshte pikerisht I.Meta, qe “indinjohet” nga veprimi i Borchard-it dhe sugjeron se çfare duhet te behet me te !!! A ka te drejte morale ky fare alabaku, hajduti, rrugaçi ordiner, funderrine te gjykoje Borchard-in ?
    O tempora, o mores.

    Reply to this comment
  26. Brisida Vjeri November 21, 18:21

    Mer 10 mije euro bravo i qofte…nuk mer bakshishe si juve freshistat….ne Austri vleresohet merita jo shoferi i Ben Ahmetaj…..

    Reply to this comment
  27. Shkodra November 21, 23:01

    Thote Zefi i Mazit:
    “Një mik, para pak vitesh, pas pyetjes sime se si janë punët, më pat thënë, “fare mirë janë, si na do armiku”.
    Zefi i Mazit nuk e di qe kete thenie nuk ia ka thene nje mik i tij. Mire eshte qe Zefi Mazit ta mesoje se kjo thenie vjen nga shume shume me heret ne histori.
    Domethene diplomati nuk di as te genjeje pa le me te analizoje.

    Reply to this comment
  28. gjermani i fundit November 22, 09:44

    Sjellja e Borchard ishte prej rrugaci, edhe pse ne kushtet e provokimit. Gjera te tilla ne diplomaci kushtojne shtrenjte. Eshte si nje ushtarak qe s’duhej te mbaje trasta ushqimesh kur vesh uniforme. Ceshtje kostumi dhe prezantimi. Presioni duhej te ishte uniform nga te gjithe qe Borchard te dorehiqej apo largohej me lezet, por Edi-Berisha-Metà dhe basha ne bisht edhe per kaq gje nuk tregojne mirekuptim. Kurse nje president mund te beje gjeste, edhe pse nuk I lejohet, pasi nuk eshte I emeruar, por i zgjedhur. Famoz eshte rasti I Hrushovit ne OKB me kepuce, Petrini ne finalen e ’82 kur beri gjestin me krah ne golin e trete, apo gjestet e presidenteve te Amerikes, etj. Edhe Edi nuk mbetet prapa per gjeste jashte kostumit, por keta s’jane diplomate. Persa I perket Metes, po ra ai, duhet te dorehiqet dhe Rama, qe e propozoi dhe e zgjodhi si me te mirin. Po kushton shume kjo pune dhe po harxhon shume energji, atehere e ka me hak dhe Rama te pirdhet mu ne te bashke me Meten. Nuk e votuan per te lozur shah me besimin e njerezve.

    Reply to this comment
    • Shqiptar November 23, 22:29

      Komentuesit jane te ndare dhe kjo eshte pika e dobet e Shqiperise sot.Kete shfrytezon cdo alabak qofte ky dhe Ambasador .Mos u impresiononi nga te huajt o shqiptare !Juve sot ne Europe e pertej ju quajne trafikante, drogmene etj .Pse nuk shikoni pergjegjesit e katraures shqiptare?.Presidenti ka kusure qe i di cdo shqiptar.po kush e emeroi dhe zgjodhi ate president?Cfar hileje qendronte pas kesaj? Kush ja kish borxh Rames te bente pazar me votat e socialisteve? Kishte plot Socialiste te nderuar per ate vend,por ata mesa u duk i benin Rames hije.Te shporret Meta, Rama bashke me Sale & Company .Keshtu doj bashkohej popullii i percare nga falangat qe edhe ketu komentojne te nxitur nga ai qe u ofron me shume.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim