Presidenti dhe Kryeministri përplasen hapur për “korrigjimin e kufijve”

August 31, 2018 11:34

Presidenti dhe Kryeministri përplasen hapur për “korrigjimin e kufijve”

Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës janë përplasur sot me deklarata lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Presidenti Thaçi ka reaguar pasi kryeministrit Haradinaj tha sot paradite se ideja për shkëmbim të territoreve është thirrje për tragjedi në Ballkan.

“Thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij “individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion. Kosova, përkundër kësaj, mbetet e përkushtuar për dialog dhe arritje të marrëveshjes paqësore përfundimtare”.

Pak përpara këtyre deklaratave Haradinaj ishte shprehur se ridizajnimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan dhe çon në destabilizim dhe pasiguri.

“Kemi paguar një çmim të shtrenjtë për paqen që kemi sot dhe ne nuk duam të hyjmë përsëri në skenarë të rrezikshëm për të rifilluar një ndërhyrje të re të NATO-s. Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do të vazhdoj fuqishëm të qëndroj kundër këtyre ideve shkatërruese” – ka shkruar Haradinaj në një postim në FB.

b.m. / dita

August 31, 2018 11:34
Komento

6 Komente

  1. Arben August 31, 12:03

    Interesat e popullit ku Jane ketu

    Rambo u sherben pronareve cifute qe mbajne dosjet e krimeve te tij, nga grabitje, rrembime vrasje, trafik droge e shume.

    Referendum per kete ceshtje.

    Reply to this comment
    • Gjek August 31, 20:26

      Ne fillim gjarpri, tani rambo? 🙂 Zgjidh e mer tani kush nga keta te dy ka friken e dosjeve? Kur ta vendosesh me thuaj.

      Reply to this comment
  2. fery August 31, 16:41

    ” Nuk do të ketë korrigjim të kufijve, Thaçi u tregua i papjekur politikishte”

    Nenad Rashiq

    Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Progresive Demokratike serbe ne kosove , Nenad Rashiq, ka folur për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe rreth çështjes së korrigjimit të kufijve.
    Rashiq ka thënë se kjo nuk do të ndodh, dhe se kjo temë është ngritur me qëllim nga të dy presidentët ai i Kosovës dhe Serbisë, për të krijuar tension tek qytetarët.
    “Unë kam qenë kundër çdo opsioni të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve. Ndarja do të ndikonte negativisht në jetën e serbëve që jetojnë këtu, poashtu do të kishte pasur ndikim negativ në tërë rajonin. Sa e shoh unë të dy presidentet po rrisin një tension ku populli po e merr më afër zemrës, ngritja e këtij tension është i qëllimshëm”, ka deklaruar Rashiq.
    Ai tutje ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, me deklaratat e tij për korrigjim të kufijve është treguar i papjekur politikisht.
    “Presidenti Thaci ka dalë shumë i papjekur politikisht me këto qëndrime. Nuk është i rastësishëm deklarimi çdo ditë i presidentit Thaçi e presidentit Vuçiq rreth kësaj teme. Një manovrim diplomatik është bërë gjashtë muajt e fundit ku dy presidentet kanë menduar se do të mund të ketë diçka rreth temës së territoreve, nuk e di pse presidenti Thaçi e diskuton një gjë të tillë. Një korrigjim apo shkëmbim nuk mund të ndodh”, u shpreh Rashiq.
    Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka gjashtë muaj që ka nisur përgatitjen e qytetarëve rreth kësaj teme, duke shfrytëzuar media dhe portale pro qeveritare për këtë.
    “Asnjë aspekt pozitiv nuk e shoh as për serbët as për shqiptarët në formën e shkëmbimit apo korrigjimit të territorit. Serbët e jugut nëse ndodh një gjë e tillë do të kishin pasur një periudhë 1-3 vite të mendonin se si të largohen nga këtu, kurse serbët e veriut edhe pse mund të ndodhë që ata të përfitojnë diçka nga shkëmbimi i territorit, prapë ajo pjesë do të mbetej si zorrë qorre”, u shpreh mes tjerash Rashiq.
    Nenad Rashiq ka thënë se së shpejti do të ketë lëvizje të reja nga shtetet e fuqishme të BE-së, kundër korrigjimit të kufijve. Ai ka folur edhe për presionin që kanë qytetarët serbë në Kosovë nga institucionet e Serbisë për të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar të Vuçiqit më 9 shtator.do ti vizitoje serbet lokal

    Kurse nji politikan shqiptar i Kosoves dhe presidenti i vendit Hashim
    Thaci angazhohet per shkembim ose ridefinim ose humbje te teritorit te Kosoves kurse ne Shqiperi , sa i perket ceshtjes aktuale te Kosoves me Serbine , politika shqiptare e ndare ne dysh
    E cuditeshme kjo deri ne apsurd cfare po ndodhe me shqiptaret …?

    Reply to this comment
    • Gjek August 31, 20:25

      O ferr, a e ke idene e gjeografise se Kosoves? Rashici eshte nga Lipjani dhe jeton ne Gracanice.
      Ajo dihet se serbet e jugut nuk duan ndarje te Kosoves se pastaj zvogelohen dhe zhduken si komunitet minoritar. S’na the ndonje gje te re.

      Reply to this comment
  3. Cobo August 31, 18:39

    Kosovaret vet I hapin e vet I mbyllien keto muhabete. Bisedojne sikur jane ne diten e fundit te luftes, une marr kete e ju ate. Jeni fitues, keni 10 vjet shtet dhe beni si qarraman. Nuk dini te qeverisni.

    Reply to this comment
  4. mirel August 31, 22:46

    Jo more, Thaci mbaka shporten e mentaliteteve te Ballkanit.
    Si keshtu Thaco, mentalitet e shqiptareve i paskan shkaktuar tragjedite me viktima shqiptaret?
    hajt pra kur po na e mbledh ate mentalitetin sllav, edhe grek po munde, ktheje pak ne histori, jo me teper se 20 vjet, dhe shikoje cmund te besh,,,dmth cmund te zhbesh..
    E zhben dot luften?
    E zhben dot gjakun e mijera shqiptareve?
    Si thua, a jua mbledh dot mentalitetin e luftes viktimave?Provoje njehere tjua heqesh mentalitetin atyre. ka me tallje apo jo? Sikur te thuash qe viktimat kishin mentalitet per tu vrare dhe djegur te gjalle,,,kjo po qe eshte qe te besh estrade hapur fare..
    Po shkaktuesit e luftes?
    Kriminelet shperbleji..ata e kane shporten e mentaliteteve plot, e kane, por me eshtra shqiptaresh, qe ti dashke ti hedhesh te koshi i historise..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*