Presidenti doli kundër ngritjes së komisionit për raportin e Dick Marty, reagon Gjiknuri: Askush nuk duhet të shqetësohet! Ja cili është qëllimi i Metës

November 29, 2020 13:51

Presidenti doli kundër ngritjes së komisionit për raportin e Dick Marty, reagon Gjiknuri: Askush nuk duhet të shqetësohet! Ja cili është qëllimi i Metës

Damian Gjiknuri ka reaguar për deklaratat e Presidentit Meta në lidhje me miratimin e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Marty.

Sipas Gjiknurit, askush nuk duhet të shqetësohet, ndërsa Metën e cilëson si lider të opozitës që bën deklarata në kontekstin politik.

“Po ka gjë antikombëtarme janë akuzat që ka ngritur dick marty për sakrificat e popullit të Kosovës, kështu që ata që janë të pastër dhe nuk kanë gjë që të fshehin, nuk kanë pse të shqetësohen për cfarë do të bëjë Komisioni Hetimor. Këto janë deklarata të karakterit politik. Ne e dimë shumë mirë që Presidenti Meta nuk flet si president, por si lider i një pjese të opozitës. Mbase synon të marrë dhe opozitën nën kontroll, kështu që të gjithë deklaratat e tij duhen marrë në kontekstin politik dhe nuk po i jap më shumë rëndësi”, tha Gjiknuri.

Ndërsa një ditë më parë, Meta u shpreh: “Ky është një 28 nëntor i veçantë për shkak të pandemisë. 28 nëntori i vitit tjetër do të jetë ndryshe për Shqipërinë. Kjo ditë bashkon popullin shqiptar dhe na fton dhe ne të bashkohemi. Armiqtë janë përpjekur të na përçajnë”, u shpreh ndër të tjera presidenti.

Ndërkohë komisioni u kërkua nga Partia Socialiste dhe sipas Metës, kjo nuk i shërben as Kosovës dhe as Shqipërisë.

“Komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia”, tha Meta.

j.l./ dita

November 29, 2020 13:51
Komento

1 Koment

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. November 29, 14:51

    Hajduti Damian Gjinkuri,Ushtari i Edvin D’Rames(mik i Vuçiçit dhe i te gjth serbeve),mbas 8 vitesh ne pushttet politike antishqiptare,flet per antikombetarizem!Para kater ditesh,me 26.11.2020,shumica socialiste hodhi poshtë nismën për të futur në rendin e ditës një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Kërkesa e depozituar nga deputeti Erion Piciri për një pikë në rendin e ditës për diskutim mbi rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve jo vetëm që nuk u pranua,por atij nuk iu dha as fjala. Pasi Piciri insistoi,u përjashtua nga seanca plenare me vendim të nënkryetares Vasilika Hysi, që drejtonte sot Kuvendin.Drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama i ka dhënë besën mikut të tij Vuçiçit,se sa të jetë ai Kryemistër,një gjë e tillë nuk do të miratohet kurrë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim