Presidenti francez Macron bllokadë lajmeve “ruse” në fushatë, gati ligji

January 3, 2018 20:31

Presidenti francez Macron bllokadë lajmeve “ruse” në fushatë, gati ligji

Lajmet e rreme, apo “Fake News” të prodhuara gjatë fushatave elektorale kanë ndikuar jo pak në zgjedhje. Shembulli ishte SHBA ku në qendër të akuzave ishte Rusia dhe mediat pranë Kremlinit. Pas atyre që ndodhën me zgjedhjet amerikane, aleatët e tjerë perëndimorë po tregohen më vigjilentë dhe po ndërmarrin masa të forta kundër lajmeve të rreme që prodhohen kryesisht nga Rusia, informon Javanews.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se së shpejti do të prezantohet një ligj kundër përhapjes së “fake news” raporton EuroNews. Lajmin ai e dha gjatë një fjalimi për Vitin e Ri përballë gazetarëve në pallatin Elysee në Paris.

“Ne do të dnryshojmë sistemin tonë ligjor për të mbrojtur jetën dmeokratike nnga lajmet e rreme”, ka deklaruar Macron.

“Gjatë periudhës së zgjedhjeve, në internet, përmbajtja nuk do të ketë më të njëjtat rregulla”, shtoi ai.

Legjislacioni i propozuar gjithashtu do të ndryshojë rolin e mbikëqyrësit francez tha Macron.

Presidenti francez ka qenë shumë kritik ndaj mediave ruse në veçanti, duke akuzuar haptazi kanalin televiziv RT për mbjelljen e dezinformatave rreth tij nëpërmjet faqes së saj të internetit gjatë zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2017.

January 3, 2018 20:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*