Apeli nga OSBE: Do na kryesoni në 2020, tregohuni të përgjegjshëm

June 13, 2019 21:33

Apeli nga OSBE: Do na kryesoni në 2020, tregohuni të përgjegjshëm

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli ka komentuar këtë të enjte situatën politike në Shqipëri. Duke paralajmëruar se kriza politike mund të kthehet në një krize institucionale, Tsereteli theksoi se kriza në Shqipëri duhet të kapërcehet me dialog pa parakushte dhe me ndjenjën e përgjegjësisë kolektive.

Në një deklaratë ai tha:

“Pavarësisht nga rekomandimet e mëparshme nga OSBE, ne jemi dëshmitarë të rritjes së trazirave politike në Shqipëri, me zhvillimet e fundit që kërcënojnë që polemikat politike të kthehen në një krizë kushtetuese. Graviteti i situatës aktuale kërkon që palët politike në Shqipëri të angazhohen në dialog gjithëpërfshirës pa parakushte dhe të ulen në tryezë në mirëbesim. Dialogu duhet të synojë të shmangë një përshkallëzim të dëmshëm të krizës duke adresuar gjithashtu shqetësimet legjitime të popullit.

Në vijim Tsereteli theksoi:

“Ndërsa Shqipëria përgatitet të kryesojë OSBE-në në vitin 2020 dhe pret një vendim nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të pranimit në BE, është e domosdoshme që të gjitha palët e interesuara të respektojnë përgjegjësitë e tyre, të cilat janë të rëndësishme për qëllimet strategjike të Shqipërisë .”

Tsereteli përfundoi deklaratën e tij duke nënvizuar se ligji duhet të mbështetet dhe respektohet nga udhëheqësit politikë dhe shtoi:

“Asambleja Parlamentare mbetet e bindur se me vullnetin e nevojshëm politik aktorët politikë shqiptarë kanë të gjitha aftësitë e nevojshme për ta çuar vendin përpara dhe për të ofruar anën më të mirë të Shqipërisë në OSBE”.

e.ll./dita

June 13, 2019 21:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim