Presidenti i Brazilit e konsideron fantazi pandeminë e koronavirusit

March 25, 2020 20:46

Presidenti i Brazilit e konsideron fantazi pandeminë e koronavirusit

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro e konsideron pandeminë e koronavirusit fantazi dhe pretendon se Brazili nuk mund të preket nga koronavirusi njësoj si Evropa. Për këtë ai ka kërkuar rihapjen e shkollave dhe heqjen e kufizimit të lëvizjeve.

Në një deklaratë për shtyp të martën, Bolsonaro kritikoi publikisht mediat, guvernatorët dhe kryebashkiakët e disa qyteteve për atë që ai e quajti “histeri dhe ngjallje frike rreth koronavirusit”.

“Duhet t’i kthehemi normalitetit […] ato pak shtete e qytete që kanë bllokuar sheshet dhe lëvizjen, duhet të heqin dorë nga këto politika.”

Të martën 2 qytetet më të mëdha të Brazilit, Rio de Janeiro dhe Sao Paolo vendosën për 2 javë kufizime të lëvizjeve si masa parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Në Brazil janë diagnostikuar rreth 2 200 të infektuar me Covid-19, 46 prej së cilëve kanë vdekur.

Në rang botëror të infektuarit janë rreth 450 000 ndërsa vdekjet 20 000, 7 500 viktima janë shënuar vetëm në Itali.

Megjithatë Bolsonaro e ka cilësuar pandeminë “fantazi” duke këmbëngulur se gjendja e Italisë nuk mund të përsëritet në Brazil për shkak të popullsisë së re dhe temperaturave të ngrohta që ka vendi amerikano-latin.

Bolsonaro, 65-vjeç, është shprehur se nëse do të infektohej me koronavirus nuk do të ndjente asnjë shqetësim, ose maksimumi do të sëmurej lehtë si në rastin e një gripi të zakonshëm.

Thënë këtë ai i ka kërkuar brazilianëve të vazhdojnë normalisht aktivitet ekonomike.

 

e.k. / dita

March 25, 2020 20:46
Komento

1 Koment

  1. Fat man March 26, 04:08

    Ketij i paska rene nje here paraliza, por nuk e ka marre komplet, e ka lene me gjysem goje dhe me gjysem mendje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank