Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev jep “Titulli i Nderit” për Konsullin, Selim Hoxhaj

March 11, 2020 12:28

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev jep “Titulli i Nderit” për Konsullin, Selim Hoxhaj

Javën që kaloi, në datat 5 dhe 6 mars 2020, me ftesë të Presidentit të Republikës të Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta, zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tone, Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Sh.T.Z. Rumen Radev.
Në të gjitha takimet zyrtare, Sh.T.Z. Radev, ka vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe mbështetjen e Bullgarisë për hapjen e negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai ka vlerësuar edhe komunitetin bullgar në vendin tonë, si faktor bashkëpunimi, mirëkuptimi, afrimi dhe miqësie midis dy popujve tanë.
Në ditën e dytë të vizitës në Tiranë, presidenti Radev, një takim të vecantë dhe të ngrohtë ka zhvilluar më 6 mars, në selinë e ambasadës së Bullgarisë në Tiranë. Presidenti Rumen Radev, i ka akorduar, vlerësimin e lartë “Titulli i Nderit”, z.Selim Hoxhaj, Konsull i Nderit i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ambasadori z.Momchil Raychevski, stafi diplomatik, përfaqësues të shoqatave të pakicave bullgare, intelektualë që kanë mbaruar studimet e larta në bullgari, media dhe televizione nga bullgaria, etj.
Duke dorëzuar “Titullin e Nderit”, presidenti Radev, ka shprehur vlerësim të veçantë dhe konsideratë për z.Selim Hoxhaj. Zoti Radev tha se “Konsulli Hoxhaj gjatë këtyre viteve ka punuar pa u lodhur dhe me përkushtim për intensifikimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis popullit bullgar dhe shqiptar”. Duke bërë një rezume të gjatë të eventeve të shumta që kanë patur indicjen e zotit Hoxhaj, ai ka përmëndur rolin e tij në prezantimin e figurave intelektuale bullgare, realizimin e disa dokumentarëve për bullgarinë dhe historinë e dy vendeve, organizimin e aktiviteteve kulturore, mbështetjen për bizneset bullgare, etj. “Përvec këtyre, tha z.Radev, ai ka prekur nga afër zonat ku jeton pakica bullgare në shqipëri dhe ka dhënë e jep ndihmesën e tij për identifikimin e këtij komuniteti, zgjidhjen e problemeve të tyre sociale, arsimimin dhe integrimin e tij sa më të plotë në shoqërinë shqiptare”. Në fjalën e tij, pas falenderimeve të rastit, z.Hoxhaj, tha ndër të tjera se ”ndihem i suprizuar dhe i emocionuar nga ky vlerësim i lartë dhe se do të punoj akoma më shumë për të mirën dhe afrimitetin e dy popujve tanë”.

Në urdhërin që shoqëron, vlerësimin e lartë “Titulli i Nderit”, firmosur nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Sh.T.Z. Rumen Radev, shkruhet: ”“Në lidhje me angaxhimin personal për zhvillimin e marrëdhënieve Shqiptaro-Bullgare, bashkëpunimin për çeshtjet e komunitetit kombëtar bullgar në Republikën e Shqipërisë, urdhëroi ti ipet Z.Selim Hoxhaj, “Titulli i Nderit”. Datë 6 Mars 2020, Sofje-Bullgari”.

Ceremonia në fjalë është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të presidencës bullgare. “Gjatë takimit, presidenti Rumen Radev i dorëzoi “Titulli i Nderit”, Konsullit të Nderit të Bullgarisë në Shqipëri, Selim Hoxhaj për kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mbështetjen e tij aktive e të gjatë për bashkatdhetarët tanë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin zyrtar të presidencës bullgare. Edhe mediat bullgare i kanë rezervuar kësaj ceremonie një vend të veçantë.

 

March 11, 2020 12:28
Komento

2 Komente

  1. demo March 11, 18:01

    Kjo eshte ngjarje!

    Reply to this comment
  2. Niku March 13, 16:21

    Lexoni librin qe ka botuar para 7 muajve shtepia botuese “Dituria” me titull ” Origjina e gollobordasve te Dibres (kalabardhet), me autor Agim R. Kasa. Aty tregohet mire se si shteti bullgar i instrumentalizon keto individe në dem te vendit tone. Bullgaret qe pretendojne se ka minoritet te tyre në Shqiperi, duhet qe ti japin pergjigje pyetjes se ciles shtrese komb formuese bullgare jane keta minoritare: thrakase, skythase, sllave apo bullgare?! Kombi bullgar, sipas shkencetareve bullgare qe kane në plan te pare shkencen dhe jo politiken, kane percaktuar keto kater shtresa te formimit te kombit bullgar. Eshte turp per politikanet bullgare qe shfrytzojne dhenjen e pasaportave dhe te mashtrojne njerezit duke ua tjetersuar etnine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim