Tavecchio na ka frikën, Duka i uron humbjen

October 9, 2017 18:50

Tavecchio na ka frikën, Duka i uron humbjen

Në aktivitetin e organizuar në ekspozitën e katër kupave të botës të Italisë në Teatrin Migjeni të Shkodrës, në vigjilje të ndeshjes Shqipëri-Itali, morën pjesë edhe dy Presidentët e federatave të futbollit.

Carlo Tavecchio, kreu i federatës italiane shqiptarët i quajti miq, që në fushë i ka frikë.

“Shqipëria është një komb mik për të cilin kemi shumë respekt…edhe frikë kur jemi në fushën e lojës. Le të fitojë më i miri sonte. Ky është urimi im për sonte!”, deklaroi ai.

Presidenti Duka bëri dy urime dhe i pari ishte i drejtpërdrejtë.

“Është një ndeshje historike për ne. Për herë të parë luajmë kundër Italisë në Shqipëri dhe e bëjmë këtë në qytetin ku ka lindur futbolli shqiptar. Do të bëja dy urime për sonte; uroj që Italia të humbë ndeshjen dhe në ndeshjen e ardhshme të vijnë me pesë kupa bote në Tiranë në stadiumin tonë të ri, pavarësisht se do të shkojnë në botëror përmes play off-it”, u shpreh ai.

October 9, 2017 18:50
Komento

1 Koment

  1. Artan Sejko October 9, 18:57

    Megjithese nuk shaj, megjithese nuk perdor fjale te ndyra, megjithese ve emrin dhe mbiemrin perseri gazeta juaj nguron te nxjerre komentet e mia te rralla.
    Artan Sejko

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*