Presidenti i Flamurtarit: Ndeshja me Partizanin e shitur. Masa ndaj lojtarëve

March 4, 2015 17:27

Presidenti i Flamurtarit: Ndeshja me Partizanin e shitur. Masa ndaj lojtarëve

Përmbysja e rezultatit në pjesën e dytë nga  ekipi i Partizanit, ka lënë një shije të hidhur tek Presidenca e ekipit të Flamurtarit.

Presidenti i bordit të klubit Flamurtari, Sinan Idrizi, e cilëson të shitur ndeshjen ndaj Partizanit, ndërsa paralajmëron dhe marrjen e sanksioneve ndaj lojtarëve dhe përgjegjësve.

“Sot turpin e ka bërë Flamurtari dhe lojtarët e tij. Sot fanella e Flamurtarit është shitur ( emrat do t’i mësoni shumë shpejt) dhe mbi të gjitha ja dolën të na marrin trofeun që me aq mund e fituam, trofeun e dinjitetit. Nga sot marrëdhënia jonë si drejtues ndaj çdo individi në klubin Flamurtari do të rishikohet dhe nga sot të gjithë lojtarët e klubit do të sanksionohen. Kjo është masa administrative, ndërkohë që nga nesër masat do të jenë edhe ligjore”, shkruan Presidenti i ekipit të Flamurtarit.

March 4, 2015 17:27
Komento

2 Komente

  1. roberto March 4, 18:40

    Po cfare beni keshtu ju vlonjatet e futbollit!
    Nje here akuzuat durrsaket se ua HAPEN PORTEN se ju nuk po benit dot gol!
    Tani akuzoni veten se i paskeni lene lojen Partizanit!!!!
    Po vetem ju qenkeni ata qe viheni ne qender te CIKLONIT ,ndersa te tjeret u vijne rrotull jush???
    Po kush qenka Partizani,qe nuk mund ta ktheka rezultatin e pjeses se pare??
    Po pse pak ndeshje ka ne bote,qe rezultojne keshtu???
    Ti Sinan kujton qe Flamurtari jot po beri gol i pari,te MBYLLET loja se nuk ka BURRE NENE qe ta ktheje kete rezultat!
    Merru me futboll,o Sinan e jo me BASTE!
    A e di ti se sa ka qene koeficenti i rezultatit 2-1 me pjese???
    Me nje koeficen 30 edhe gjyshja ime do bente kalamaj,o Sinan efendi!
    Pse kot kane dale BASTET sipas teje???

    Reply to this comment
  2. vlora.al March 4, 20:56

    Po pse vetem me partizanin u shit more ,po cfare ndeshje ke mare me zotesi ti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*