Presidenti i Gjermanisë apel BE-së: Të zgjidhim krizën, Trump krijon rreziqe!

July 20, 2018 09:40

Presidenti i Gjermanisë apel BE-së: Të zgjidhim krizën, Trump krijon rreziqe!

Qëndrimi antieuropian i presidentit amerikan, Donald Trump nuk krijon vetëm rreziqe për Bashkimin Europian. Ai ofron edhe shansin për një vetëbesim të ri, thotë presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier.

Presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për të qenë i vendosur përballë SHBA-së.

Presidenti aktual Donald Trump krijon “padyshim rreziqe për ne” me mënyrën e të bërit politikë, tha Steinmeier për “Passaue Neuen Presse”. Europianët duhet të nxjerrin konkluzionet e tyre nga kjo.

“Nëse gjërat janë ashtu siç janë dhe ne nuk mund ta ndryshojmë presidentin Trump, atëherë është koha për një vetëbesim të ri europian”, tha Steinmeier në intervistë. Europianët duhet të ndalin me fiksimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Trumpit.

“Ajo që është rritur në shtatë dekada të marrëdhënieve transatlantike është shumë e vlefshme për t’u dorëzuar, sepse nuk na pëlqen politika e presidentit aktual amerikan.”

Europianët duhet të mendojnë, jo vetëm si ta zgjidhin krizën e vazhdueshme, por edhe të kuptojnë, se edhe shtetet e mëdha europiane nuk do të luajnë dot ndonjë rol në botë, nëse Europa nuk është e bashkuar. Steinmeier u shpreh optimist për shanset e një afrimi brenda BE.

“Ne thjesht nuk mund ta përballojmë dot përçarjen.”/ DW

l.h/ dita

 

July 20, 2018 09:40
Komento

1 Koment

  1. le te jetojme ne ...Paqe . July 20, 16:39

    mbase tramp kerkon te hapesh luften e trete boterore duke te ndersyer kunder rusise . po ty te mos mare koka ere……si paraardhesve te tu ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*