Presidenti i Greqisë kërcënon Shqipërinë për integrimin në BE

October 2, 2017 11:49

Presidenti i Greqisë kërcënon Shqipërinë për integrimin në BE

Politika greke vazhdon të japë mesazhe kërcënuese ndaj Shqipërisë për integrimin europian në lidhje me banesat e minoritetit grek në Himarë.

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, në një intervistë për të përditshmen serbe “Politica”, ka deklaruar se veprimet e autoriteteve shqiptare që shkelin të drejtat themelore të njeriut, pengojnë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Kur bëjnë akte që bien në kundërshtim me konventat europiane, të tilla si shkelja brutale e të drejtave themelore të njeriut, në veçanti ajo e pronës, minon perspektivën europiane”, ka thënë kreu i shtetit grek.

Ky mesazh i Pavlopoulos i adresohet edhe Maqedonisë, në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit mes dy vendeve.

Edhe ministri i Jashtëm grek më herët ka bërë deklarata të tilla për çështjen e pronës së minoritetit grek në Himarë, duke kërcënuar Shqipërinë me bllokim të hapjes së negociatave për integrimin në BE.

Në intervistën e tij, Presidenti i Greqisë foli edhe për marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë, me Turqinë dhe për rajonin.

October 2, 2017 11:49
Komento

20 Komente

  1. Epo kjo pune! October 2, 12:13

    o tope me nje BE qe ju mban juve, ce duam BE e pjerrdhur. Fillo o Rame dhe ngri zerin per camerine dhe arvanitasit sepse greqira hedh shashka per te spostuar vemendjen nga pislleqet qe ben vete.

    Reply to this comment
    • Peza October 3, 01:14

      Pse nuk benin ze keta greket sa ishte gjalle trimi Enver Hoxha?
      Sepse tani Shqiperine e kane sunduar antishqiptaret!
      Presidenti i Greqise ka futur hundet ne punet e brendeshme te Shqiperise,ndaj te denoncohet boterisht!

      Reply to this comment
    • Scutari October 3, 08:35

      Arvanitasit luftuan turkoalbanozet e arnavutstanit!
      Prandaj, cfar mund te flasin arnavutet per Arvanitasit Grek Orthodhoks?

      Reply to this comment
  2. Kamunisti October 2, 12:53

    Nuk ka minoritet grek ne Himare! Territoret minoritare jane te percaktuara. Persa u perket atyre banoreve te Himares me nenshtetesi greke ata duhet te respektojne ligjet e shtetit shqiptar, njesoj si dhe nenshtetasit e tjere, njesoj siç respektojne ligjet e shtetit grek edhe nenshtetasit shqiptare ne Greqi. Ne lidhje me kompesimin dhe masen e kompesimit te shpronesimit te prones per qellime publike, atehere kjo pjese mund te diskutohet nga palet e prekura nga shpronesimi si ata me nenshtetesi shqiptare dhe ata me neshtetesi greke.
    Koha e kercenimeve te mentalitetit anakronik te me te “fortit” ka perfunduar me Saliun dhe Nanon.

    Reply to this comment
  3. Argjon October 2, 13:15

    Jo të nderuar gazetarë, nuk e ka kërcënuar Shqipërinë! Nëse ka thënë këto fjalë, ka thënë një të vërtetë.
    Mjafton të shikoni se çfarë bëhet me pronat dhe ligjin në Shqipëri. Kam vetë një rast kur më është zaptuar prona nga dikush që nuk është kufitar me mua. Plotësoj të gjitha kushtet si ish-pronar i dikurshëm. Rasti në fjalë ka të bëjë për tokën e ndarë sipas 7501-t. Kam 6 vjet që e ndjek këtë çështje. I kam paguar taksat tokës një për një. Në administratë kam gjetur vetëm analfabetë që nuk njohin ligje apo kod administrativ. Në polici më është dashur ta bëj 5 herë kallëzimin, sepse humbiste! Në dy vitet e fundit, sikur në polici ka ndryshuar pak gjendja. Gjykata mbrojti zaptuesin edhe pse unë si pronar kam vërtetim prone sipas të gjitha ligjeve në fuqi. Në apel u pushua vendimi i parë, duke marrë parasysh se zaptuesin e kapte ligji i amnistisë. Unë ende nuk mund të përdor pronën time. Prefektura thotë se nuk ka më fuqi ligjore për këto çështje. Bashkia sorollat. Punonjës të administratës janë shprehur se sapo të kalonin zgjedhjet kjo çështje do të merre zgjidhje. Bukur, kaluan zgjedhjet e 2013-s dhe ato të 2017-s.
    Këto janë bëmat zotërinj gazetarë. Ndodh që njeriu përpiqet dhe ndihmon që Shqipëria mos të humbasë hapësirë detare me Greqinë, por nga ana tjetër i zaptojnë pronën dhe Shteti dhe shtetarët e Shqipërisë mbrojnë zaptuesin.
    Tani unë nuk do të hedh poshtë Shqipërinë, sepse nuk e hedh poshtë vetveten, por e vërteta është e vërtetë.

    Reply to this comment
    • Kaci October 2, 14:25

      Argjon ky zoteria nga Greqia ka hall tjeter nga ky yti. Te tjeter vend i punon atyre. Çeshtjet e prones ne Shqiperi qe ne te vertete kane shume probleme jane çeshtje qe i perkasin shtetit shqiptar. Nuk te qan hallin ti ai. As himarjoteve por qellimit per ta perfshire Himaren ne nje zone minoritare per te vazhduar me pas me avaze te vjetra qe i dime mire ne nga historia se si prepicitojne

      Reply to this comment
    • KUFIRIN TE THANA October 2, 18:28

      Zo ti Argjon , per problemin e pronave , sipas ligjit ekzistues jane te shumte ata qe kane pretendime dhe te drejta qe po u neperkemben , por ky kerkon te beje ligje ne Shqiperi , gje qe eshte futje hundesh ku nuk iu takon ! . Per me teper qe Himara ( le te hidhen perpjete po te duan) nuk eshte dhe nuk ka qene asnje here zone minoritare ! Para disa ditesh , keta plehra , po pellasin
      e kerkojne minoritet grek ne gjithe Shqiperine , qofte edhe 2-3 qe mund te jene shperngulur nga Vurgu , me porosi te tyre e kane shkuar ne zona te tjera te Shqiperise . Ja , ky eshte misioni i mirefillte i kolonel Janullaqisit , qe eshte ngjitur si muti pas kepuces , prej gati 3 dekada dhe po na pikturon surratin e tij neper kishat tona , per tu shenjteruar nje dite nga Fanariotet e Stambollit dhe pastaj fanatiket bizantine te vijne dhe te bejne pelegrinazhe ne Shqiperi , duke u jargavitur se Shqiperia ka qene historikisht “Vatra e Helenizmit” ! Ketyre nuk u duhet lene te na marrin as kellirat e banjes , me mire ti derdhim neper gjirize , se sa te leme te derdellisin , se eshte era e kellirave te tyre .

      Reply to this comment
  4. taqi October 2, 13:41

    Si kudo, kur skan ci bejne gomarit i bien samari.

    Klasat politike duhet te kene fantazma per tu perleshur ne te kundert u iken pushteti.

    Reply to this comment
  5. Konti Sbalta October 2, 14:55

    Keta greket nuk kerkojne as det as toke ,por duan para qe te luajne neper kazino , si ai ministri i mbrojtjes qe kercenonte per te friksuar ata frikacaket qe fshihen ferrave dhe te ndersejne Bollanot dhe Dulet e Nerenxat.

    Reply to this comment
  6. Dodona mbi Tomorr October 2, 15:04

    Edhe ky presidenti grek paska humbur parat ne kazino si ministri i mbrojtjes dhe ben presion per te xhvatur ca para nga “vorioepirotet”ndoshta edhe nga Bollanot,Dulet dhe Nerenxat si” udheheqes “te shquar te “vorioepiroteve”

    Reply to this comment
  7. MH October 2, 15:18

    Ato qe deklaron Presidenti i Greqis,mos i quani kercnime nese jane vertete.Europa na pranon pa keto vrejtje te presidentit.Ne ne eurpe do te hyjme me merite dhe jo me lemoshe.Presidenti i Greqise duhet te deklarojne me argumentet te verteta qe ti marrim me seriozitet deklaratat e tije.Ne te kunderten Ne duhet ta bindim qe deklaratat e tua jane intrigante me qellime te caktuara te nderthurura nga thashetheme teper te shpifura.Shqiperise i del detyre qe te bindin BE per arritjen e rreformave dhe denoncimin e deklaratave te pa baze te presidentit te Greqise.Dhe ne te Meritojme vendin e duhur te anetaresimit ne BE.

    Reply to this comment
  8. Pellazgos October 2, 16:00

    Keshtu i do mushka drute,cfare ke bere do tete bejne.Peshku i Madh e ha te voglin,eshte ligj Natura.
    P.sh Anglia me Turqine ndane Qipron,varen Sadamin se nuk i donte dhe kishte qetesi,vrane Kreun e shtetit te Libyse vendit me te zhvilluar ne Afriken Veriore,shkaterruan Sirine se nuk duan Asadin,kurse Mubarakun e tyre per 43 vjet ishte “Dhimokrate”.
    Lereni servillekun per turqine dhe prapaskenat kunder Grekeve se e kthyet kete vend me civilizim Greke ne Albanistane.
    Po kur thoni qe Arvanitasit jane “vellezer” me ju qe nuk martoheshit me Orthodhoks,kishit favore nga Sulltani etj.

    Reply to this comment
    • I TILLE JE , SA HERE HAP GOJËN October 2, 18:37

      Do haje nje mut Greqia , se eshte kthyer ne cironke per vete e jo balene , a peshkaqen , sic e kujton ti pelqzgaqis ! Si nuk u lodhet se lehuri more fshataret e Europes , qe tallet gjithe bota me ju , por u kane zene syte perde e veshet vulosur me dylle . Tashme Europa iu njeh mire , se cfar mashtrues e hajne jini dhe nuk iu mbeshtet askush !

      Reply to this comment
    • Kaci October 2, 21:07

      Pellazgos nga na e shpike kete “civilizimin grek” se nuk e kam drgjuar ndonjehere!? Mos e ke fjalen per civilizimin helenik te antikitetit!? Po çlidhje kane greket e sotem qe gjysma e tyre jane arvanitas me civilizimin antik!? Pjesa tjeter jane vllehe, turq e etnitetete te tjera nga Afrika veriore e lindja e mesme. Ju greket e sotem nuk keni asnje lidhje me antikitetin dhe helenet. Dhe emrin ua ka shpikur babai i mbretit Oto. Dhe “lidhjen” me antimitetin ai ua shpiku. Dhe flamurin e autoqefaline e kishes greke me 1833 ai ua dha. Babi Otos. Ai gjermani bavarez per tju perbledhur me sorollop ato shume etnite e atij shteti te shpikut prrj tij qe sot quhet Greqi. Kesht qe boll na cave trapin me greqime race jevgjish. Na flet dhe per civilizim ti. Politike mesjetare. U ka ngel akoma sahati ne mesjete kur i benit frsk sulltaneve te Stambollit. A se harfova dhe pavaresine arvanitasit ja dhane Greqise me 1821. Shikoji emrat e kryengritesve torollak.

      Reply to this comment
  9. Janulla October 2, 16:57

    Kush ju pyet ju ne BE me 400 miliard dollare borxh.
    Ju tani nuk jeni me vend i pavarur qe te beni politike te pavarur. Ju jeni asgje me shume se sa nje koloni gjermane ne Europe. Pike.

    Reply to this comment
  10. sopiqoti October 2, 17:32

    NUK KA KRAHINE MINORITARE ME EMRN : ” H i m a r e “Ne qytetin e Himares dhe ne rrethinat ka qytetare shqiptare qe ladin g r e q i s h t te trasheguar nga paraardhesit e tyre shqiptare qe ishin ne maredhenie me trojet kufitare greke.Sot numuri i tyre eshte ritur nga qe kane emigruar ne Greqi dhe kane mare nenshtetesine greke .

    Reply to this comment
  11. KUFIRIN TE THANA October 2, 18:08

    More , po ky buze p..i nuk e ditka fare qe Greqia nuk e ka firmosur konventen europiane per minoritetet dhe mundohen te na kercenojne se “kane avione , tanke e raketa” , dhe pas atyre denglave kthehet dhe na ben presion per te vene veton ne BE-, kur edhe vete e kane nje kembe ne BE e tjetren jashte saj ! ! Ky eshte fare i felliqur , perserit ne cdo 2-3 muaj te njejtin refren !
    Ua tha shume mire Sabit Brokaj , ndaj terbohen keshtu !

    Reply to this comment
  12. demo October 2, 19:51

    Nuk ka Himare greke.Ata pak greqisht foles ne Himare i kemi peshqesh prej kriminelit grekofil Ali pashe Tepelena,qe hante buken e shqiptareve dhe bente politiken e Patrikanes greke te Fanarit.Aliu masakroi 5 krahina te pastra ethnike shqiptare,Kardhiqin,Hormoven,Camerine,Sulin,dhe Himaren.Himariotet dhe Suliotet i shperndau ne Korfuz,ne Nartion te Greqise e deri ne Krete.Ketu Himariotet qendruan per 20 vjet deri sa u shpartallua Aliu nga sulltan Mahmuti,dhe kur u kthyen ne Himare flitnin Greqishten qe mesuan ne ishujt greke,ndersa Suliotet nuk u kthyen dot me kurre ne vendlindje.Per kete exod te Himarioteve flet edhe kenga popullore himariote.Atje larg ne ishujt greke Himariotet kane mall per vedlindjen:
    Shoke,c`me ka zene malli
    Per Seir te Barbakait
    dhe per uje te Fitait!
    Prandaj edhe himariotet greqisht foles,ca flasin dialektin e Korfuzit,ca dialektin e Kretes.Profesor Xhufi ka dhene nje pershkrim shkencor te historise se Bregut,bazuar ne dokumenta Venecane,Vatikani,etj.
    Pretendimeve arrogante greke duhet vene kufiri tek thana dhe te zbatohet parimi i reciprocitetit.

    Reply to this comment
    • Kaci October 2, 22:01

      Si puna e Ballanos, Demo qe profesor Xhufi dhe i ndieri Godo e kane faktuar me dokumenta qe e ka origjinen nga Progonati i Tepelenes. Keta jane himarjotet “minoritare” Po kete e thote dhe Petro Marko, qe himarjotet kane origjine te paster shqiptare por qe nuk kane pranuar kurre te ndrojne fe. Politika greke mbetet e njejta. Nuk ka ndryshuar ne shekuj. Sipas tyre cdo ortodoks qenka grek. Harrojne qe gjithe popujt e perandorise bizantine i perkisnin ketij besimi. Ose me sakte nuk harrojne po u pelqen te ndjekin kete politike persa kohe do egzistojne dallkauket qe perkatesine etnike ta percaktojne nga besimi fetar. Ashtu sic ka dhe komentues qe nuk lene rast pa na permendur “perandirine e ndritur osmane” po ashtu dhe keta grekofonet e tredhur pa gjak. Gjithmone ka pasur dhe do te kete te tille vemje antishqiptare qe historia e popullit tone i ka flakur e do i flake si jashtqitje qe kundermojne ere sa here hapin gojen.

      Reply to this comment
  13. Sirius October 3, 05:03

    Ketu nuk diskutohet per kombesine e Himarioteve. Bile kjo po keqperdoret qellimisht dhe po ngaterrohet prape qellimisht, duke futur ndjenjat nacionaliste ne mes, qe shumica mos te kuptojne thelbin e problemit. Ne Himare po tentohet qe te prishen rreth 15 shtepi qindravjecare, te cilat jane 50 metra nga deti. Shtepite dhe siperfaqja e tokes qe i rrethon, po jusstifikohen me nje plan urbanistik i cili do ta zgjeroje rrugen dy apo tre metra dhe nuk i ze fare shtepite. Ketu nuk llogaritet siperfaqja e madhe e mbetur. Pra nen petkun e nje plani urbanistik, po tentohet qe te nxirren ne rruge me dhjetra familje te vjetra Himariote pa asnje lloj kompensimi ( kjo sepse shteti Shqiptar ka rrefuzuar keto 27 vite qe tu japi certifikaten e pronesise pronareve te bregut), duke krijuar nje shesh ndertimi per hotelet e klienteve te Rames, te cilet natyrisht cojne nje perqindje te majme ne xhepat e tij.Ky pra eshte thelbi i problemit, e jo se c’fare jane Himariotet. Kemi te bejme me nje grabitje te paster te prones, per afera korruptive te lidhura ngushte me politiken. Dhe ky nuk eshte vetem problemi i Himares, por i gjithe Shqiperise. Neqoftese Greket e kane mgritur kete problem madhor qe ekziston ne Shqiperi, atehere duhen pergezuar se kane prekur nje plage te madhe ne Shqiperi. Dhe ata qe shajne e murmurisin ketu, nje dite ndoshta do tu vije fadroma te oborri, jashte cdo kornize ligjore dhe mund ti flaki ne rruge se dikush i ka vene syrin tokes ku jeton. E pra ky eshte banditizmi qe duhet te marre fund ne Shqiperi, neqoftese duhet te quhemi te barabarte ne familjen Europiane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*