Presidenti i Parlamentit Evropian: Të gjendet sa më parë vrasësi i gazetares malteze

April 21, 2018 21:06

Presidenti i Parlamentit Evropian: Të gjendet sa më parë vrasësi i gazetares malteze

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajan, ka kërkuar nga autoritetet që të gjejnë se kush ka urdhëruar vrasjen e gazetares malteze, Daphne Caruana Galizia.

Daphne Caruana Galizia (në foton e mësipërme), 53 vjeç, u vra vitin e kaluar, pas një sulmi me bombë në makinë. Përpara se të vritej, ajo kishte ekspozuar korrupsionin e elitës në Maltë.

Këtë javë, gazetarët publikuan një sërë zbulimesh dhe dokumentesh që gazetarja e vdekur kishte pasur në posedim.

Duke u bazuar në këto dokumente, tre persona janë arrestuar lidhur me vrasjen, por Tajani ka thënë se autoritetet duhet të hetojnë nëse urdhëri ka ardhur nga fuqi më të larta.

“Ne nuk do të ndalemi, ne do t’i ndalim hetimet derisa të gjejmë se kush urdhëroi vrasjen e Daphne Caruana Galizia”, ka thënë Tajani, në një intervistë të publikuar në të përditshmen italiane, La Repubblica.

Ai ka thënë se nëse Evropa dëshiron ta distancojë veten nga shtetet ku gazetarët vriten ose burgosen në mënyrë rutinore, për arsye politike, vdekja e gazetares duhet të zbardhet medoemos.

s.a/dita

April 21, 2018 21:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*