Presidenti i ri i FIFA-s: Kam gjak serbi. Ja kur do të anëtarësohet Kosova

February 29, 2016 18:47

Presidenti i ri i FIFA-s: Kam gjak serbi. Ja kur do të anëtarësohet Kosova

Gjatë një interviste për “Blick” dhe “preshevajonë.com”, kreu i FIFA-s, Xhani Infantino rrëfen vështirësitë në fëmijëri, zgjedhjet, si dhe shanset e anëtarësimit të Kosovës.

Z.Infantino, urime për fitoren e presidencës në FIFA! Ju pëlqen titulli i faqes së parë të gazetës sonë “Blick”?

Duket super, por nuk është hera e parë që qëndroj në faqen e parë. Kështu ka ndodhur dhe më 28 mars 1970.

Çfarë ka ndodhur në atë datë?

Unë linda më 23 mars 1970 dhe kisha një problem me shëndetin, konkretisht me gjakun. Pas lindjes duhet që të bëja transfuzion gjaku. Në atë kohë ishte problem serioz dhe u desh të më vinte gjaku nga Anglia (Bristol) dhe ish-Jugosllavia (Beograd). Më pas gjaku erdhi në Zyrih dhe prej aty në Brig.

Ju luftuat për mbijetesë?

Po, po luftoja për jetën time dhe ia dola falë Kryqit të Kuq.

Pas 45 vitesh në jetë u zgjodhët presidenti i FIFA-s. Si e përjetuat natën e parë?

Praktikisht dremita për disa minuta, por nuk fjeta. E gjithë kjo ka qenë mes një ëndrre dhe një realiteti. Ndoshta s’e kam realizuar komplet atë çfarë ndodhi. Kemi festuar shumë pak me familjen duke pirë një gotë verë të kuqe.

Si ndiheshit gjatë zgjedhjeve? Plot dyshime dhe nervoz apo i sigurt në fitore?

Jo, i sigurt. Isha shumë i qetë, patjetër kisha stres. Bëra çfarë ishte e mundur mes votuesve në këtë garë dhe doja ta shijoja realitetin.

Si u ndiet në momentin që sheiku Salman mori 88 vota dhe më pas u shpallët ju president i FIFA-s?

Më kapën emocionet. Gruaja më përqafoi dhe ishte një moment i jashtëzakonshëm. Edhe nëna ime 81 vjeçe përjetoi gjithçka dhe është një dhuratë e bukur për të.

Në fjalimin e parë si president për pak sa nuk shpërthyet në lot. Po mendonit babanë tuaj të ndjerë në ato momente?

Pa diskutim. Ai do të ishte krenar për mua. Për pak sa nuk qava edhe në këtë moment.

Nga ku i ndoqën zgjedhjet?

Këtu në hotel, me gjithë “fan club”-in. Ishte e gjithë familja, nëna, motra, miq dhe vajzat e mia.

Si i shihni ditët në vazhdim?

Të hënën do zhvillohet një ndeshje futbolli pranë FIFA-s. Futbolli do jetë sërish në qendër të fokusit tonë.

Cilët protagonistë të futbollit do jenë të pranishëm? Do vijnë mbështetësit tuaj Luis Figo dhe Zhoze Murinjo?

Do të vijnë disa. Të shohim.

Pas shumë lëvizjeve gjatë zgjedhjeve, keni rënë nga pesha?

Jo, por e shoh që s’kam qenë shumë në formë.

“Bild” hapi gazetën me titullin: “Sa fshihet Blater nën maskën Infantino?” Përgjigjja juaj?

Infantino është Infantino, Blater është Blater. Gjatë fjalimit u vu re se zotëroni shumë gjuhë të huaja. Ka shumë njerëz që fl asin shumë gjuhë, sidomos në Zvicër ku fl iten shumë gjuhë. Sep Blater bëri epokë në FIFA. Shpresoj që edhe unë të shkruaj historinë.

Edhe pa Mishel Platininë nën krah?

Patjetër. Unë jam miku i vetes. Edhe me Platininë kam miqësi të ngushtë, por me të gjithë kam raporte të mira.

Edhe me Blaterin pitë nga një gotë verë në dhjetor. Ishte rastësi?

Po. Unë shkoj shpesh në Valis. Por, ka shumë njerëz me të cilët nuk shkoj mirë. Në të kundërt si përfaqësues i UEFA-s nuk do të kishit këtë mbështetje nga federatat! Po, e vërtetë. Takuat personalisht 150 presidentë.

Pa bisedimet me ata do të ishte e vështirë fitorja…

Do ishte e vështirë. Jam i lumtur që ia dolëm.

Kur do të pranohet Kosova në FIFA ose UEFA?

Kur nuk e di unë se kur pranohet Kosova në UEFA e FIFA, as të tjerët s’mund ta dinë. Prandaj me këtë nuk kam të drejtë të spekuloj e as t’i bëj qejfin askujt. Nuk e besoj që Kosova të mbahet me shpresa pa u bërë pjesë një herë anëtare e OKB-së. Nuk dua të spekuloj, por Kosova nuk mund të luajë në Ligën e Kombeve 2018 pa qenë pjesë e OKB-së. /Panorama Sport

February 29, 2016 18:47
Komento

8 Komente

  1. Pilo Lala February 29, 18:57

    Nuk na u ndane Serbet dhe Grekt, nje iken nje vjen.
    Me duket se rame nga shiu ne bresher.

    Reply to this comment
  2. pilo palla February 29, 20:42

    Ma mire te vejme ndonje shqiptar

    Reply to this comment
  3. Sportdashesi February 29, 21:24

    Ky ishte me i zgjuari nga femija Mishel qe grindej me kede si mace,nga plaku Dosboru qe mendoi se do te vdiste ne ulesen e FIFAs pra Blater,pasi ky tregoi aferen e Platinise dhe mesoi kete si te djege Blaterin!Te dy pretendente kryesor per kete post hengren njeri tjetrin duke mos i dhene boterorin e 22 AMERIKES duke u lare ne parat sheikeve te Katarit!Blateri deklaroi se po te kishim votuar per Ameriken te dy do te Ishim te pa ngacmuar ne vendet respektive si une dhe Misheli.Ndaj mos u merzisni se edhe ky nuk e ka te larget pezullmin,pasi mos harroni qe ka qene sek.i pergji.i UEFAs e mik i ngushte i ialianit(origjina) tjeter Platini.

    Reply to this comment
  4. TLN February 29, 22:47

    Keta jane qelbesirat per te cilet voton Duka. Dy here per Platinine dhe kete here per kete idiotin qe na tregon OKB kur Gjibraltari,Palestina,e Puerto Rico jane anetare te FIFA-s pa qene anetare te OKB.

    Reply to this comment
  5. Arber Iliri February 29, 22:54

    Ky qenka, edhe mafioz edhe serb.Ma zi nuk i behet.Ky koqja Duka gjithnje voton gabim.

    Reply to this comment
  6. alphade February 29, 23:18

    E deklaron vete ky Infantine se ”ka gjak serbi” , prandaj
    gazetari qe e ka marre ne interviste duket qe eshte naiv
    sepse sa permend ”gjakun serb” , ”grek ” cdo gje hidhet
    ne hendek…..!!!

    Reply to this comment
  7. anticensurë 25642654 March 1, 08:38

    “Kam gjak serbi.”???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
    nga dilni në këtë përfundim o ju gomerë të tredhur të BIRN??
    ju që as një intervistë të saktë nuk mund të transkriptoni!!ju që keni bërë një çorbë që ska derr ose më keq!ska pulë që e ha!!

    Reply to this comment
  8. anticensurë 25642654 March 1, 09:50

    gjashtë komente njëra më idiote se tjetra!!
    lexojnë titullin!ndoshta dhe kusurin por sytë janë të errësuar komplet vetëm nga manipulimi i titullit!!
    ky thotë se ka qënë në gjëdje të keqe shëndetsore dhe se duhej ti bëhej transfuzion!!
    duhet të ishte me grup të rrallë gjaku i tij dhe se duhej të vinte nga JUGOSLLAVIA ose britania e madhe!!
    tashti po ta shohësh thjeshtë e thjeshtë,nuk thot se nga ku ka ardhur!por po e marrim për jugosllavinë(beogradin)si e shkruan idioti intervistues!
    jugosllavia ka patur disa popullsi brënda saj!!ku ishin sërbët por dhe shqiptarët!!pra mund të ket qënë dhe gjak shqiptar,përveç se sërb,kroat,slloven,maqedon,hungarez,grek,bullgar, rumun,etje etje!!
    por gazekari i BIRN, kësaj ndyrësire me adresë tek mensa e universitetit në kat të dytë(shih adresën dhe llogarit çorbën që këta bëjnë) që nuk është në gjëndje të bëjë një traskripsion të rregullt të intervistës,të ndërron kombësinë vetëm me një transfuzion gjaku!!
    mjer ata njerëz që paskan marrë gjak gjat operacioneve!!kushedi se çfar kombësije janë?çfar rrace e kështu me rradhë!!
    sikur gjaku të bën sërb a shqiptar,të zi a të bardhë, të verdhë a të kuq!?
    paça fat të më mbetet një copë e shëndoshë truri,se me sa duket këta 6 që kanë komnetuar para meje i paskan thënë “ik pirdhu trurit”!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*