Presidenti i ri i KE, kërcënimi i Cameron paralizon fushatën

June 1, 2014 17:36

Presidenti i ri i KE, kërcënimi i Cameron paralizon fushatën

Kryeministri britanik, David Cameron ka paralajmëruar se nëse Juncker zgjidhet President i Komisionit Europian, Britania e Madhe do të braktisë Bashkimin Europian. Kështu, vetoja e vendosur nga Kryeministri britanik ka paralizuar fushatën elektorale për Komisionin. Lajmi është publikuar nga e përditshmja gjermane “Spiegel”. Edhe Presidenti francez Fransua Hollond nuk e sheh me sy të mirë përzgjedhjen gjermane duke preferuar nga ana tjetër ish ministrin francez të Financave, Piere Moskovis. Sipas revistës, kjo situatë do të destabilizonte qeverinë, pasi Cameron do të detyrohej të organizonte më parë referendumin për BE-në dhe në këtë pikë rezultati pa asnjë dyshim do të ishte në mbështetje të daljes së Britanisë së Madhe nga Europa.

June 1, 2014 17:36
Komento

1 Koment

  1. shefi June 2, 10:14

    kujt i duhen me keto institucione,pse duhet te funksionojne akoma????????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim