Presidenti kolumbian: Artefaktet e anijes spanjolle janë pasuri e jona kombëtare

December 12, 2015 13:55

Presidenti kolumbian: Artefaktet e anijes spanjolle janë pasuri e jona kombëtare

Mbetjet e anijes 307 vjeçare spanjolle, të mbytur në bregdetin e Karaibeve të gjetura nga kërkuesit dhe studiuesit kolumbianë, janë pasuri kombëtare e Kolumbisë. Kështu deklaroi Presidenti vendas Juan Manuel Santos, pasi kompania amerikane e kërkimeve, pretendoi të drejtat ekskluzive të zbulimit.

Anija ushtarake “San Jose”, që sipas historianëve mbarte me vehte smeralde dhe monedha të çmuara, u mbyt në vitin 1708. Mbetjet e saj u zbuluan në fund të muajit nëntor nga një ekip ndërkombëtar ekspertësh pranë ishullit Baru.

Por anija San Jose, tashmë është shndërruar në një mollë sherri mes Kolumbisë dhe kompanisë së zhytjeve amerikane, Armada. Kjo anija tha se në vitin 1981 e ka lokalizuar e para zonën se ku ishte mbytur anija.

Presidenti Santos, tha se kërkimet e armadës në atë kohë, nuk korrespondon aspak me zonën se ku u gjet në realitet anija.

“Mendoj në emër të të gjithë bashkëatdhëtarëve të mi, se duhet të hedh poshtë në mënyrë të qartë akuzat e bëra nga kompania e kërkimeve detare amerikane, kundrejt popullit kolumbian sepse janë komente të pavenda rreth zbulimit të San Jose. Kompania Glocca Morra, raportoi në vitin 1982, ekzistencën e një zhurme anormale por kjo nuk i jep të drejtën kompanisë Armada të kërkojë gjë sot. Ky zbulim sot dhe përgjithmonë do të jetë pjesë e pasurisë kombëtare të Kolumbisë” tha presidenti.

Kompania amerikane ka kërkuar nga qeveria e kolumbisë një kompensim në shumën e 17 miliardë dollarëve.

Ndërkohë edhe autoritetet spanjolle kanë kërkuar të drejtën për të eksploruar mbetjet e anijes San Jose, kërkesë e cila është refuzuar nga Santos.

Kolumbia planifikon të ndërtojë një muzeum për të shfaqur aty të gjitha sendet zbuluara nga anija, pranë Kartagjenës, që është edhe një destinacionet më të preferuara turistike të Kolumbisë.

Imazhet e para kanë treguar deri më tani se në anije gjenden armatime, qeramika dhe sende të cmuara, mes tyre edhe bizhu.

December 12, 2015 13:55
Komento

1 Koment

  1. Doris Fuck December 12, 14:23

    O Lali, mos me harroni mue si demokrate qe jam!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*