Presidenti meksikan propozon legalizimin e marijuanës

April 22, 2016 12:35

Presidenti meksikan propozon legalizimin e marijuanës

Meksika po shqyrton një propozim për të legalizuar marijuanën, për qëllime mjekësore por edhe lehtësimin e kufizimeve, për përdorim personal të drogës.

Është pikërisht Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, që ka propozuar këtë ndryshim, i cili përfshin rritjen e sasisë që mund të bartin përdoruesit nga 5 gramë që është aktualisht, në 28 gramë.

Ky i fundit ka thënë thënë se do ta dërgojë propozimin në Kongres.

“Vendi ynë ka vuajtur, si pak vende të tjera, efektet e këqija të krimit të organizuar, të lidhur me trafikun e drogës”, ka thënë Pena Nieto.

April 22, 2016 12:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*