Meta nga Vlora: Komisioni i Posaçëm për Dick Marty nuk i shërben as Shqipërisë dhe as Kosovës

November 28, 2020 14:36

Meta nga Vlora: Komisioni i Posaçëm për Dick Marty nuk i shërben as Shqipërisë dhe as Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka folur ditën e sotme nga qyteti i Vlorës ku mori pjesë në ceremonitë e zhvilluara me rastin e 108-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

I pyetur nga gazetarët, Meta foli edhe për Komisionin e Posaçëm Parlamentar i ngritur në Kuvendin e Shqipërisë për të mbledhur fakte rreth raportit të Dick Marty-t për luftën e UÇK.

 “Komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia”, tha Meta.

Meta ndër të tjera nuk harroi të përsëriste mesazhin e tij që zgjedhjet më 25 prill do t’i bashkojnë shqiptarët për të thënë fjalën e tyre për Evropën sipas tij:

Është kënaqësi e veçantë që takohemi në shpirtin e flamurit në Vlorë Ky është një 28 nëntor i veçantë dhe për shkak të kësaj fatkeqësie të pandemie jemi të detyruar të jemi të kujdesshëm në këtë ditë festimi për ditën më të madhe të kombit tonë.

28 nëntori i ardhshëm do të jetë ndryshe dhe do ta festojmë në kushte të tjera dhe plot madhështi siç e meriton kombi.

Ky është një 218 nëntor i veçantë edhe për një arsye tjetër, pasi 3 muaj më parë në këtu në Vlorë festuam edhe 100 vjetorin e çlirimit të Vlorës dhe më pas të gjithë Shqipërisë.  Të dyja këto ngjarje jo rastësisht lidhen me Vlorën.

Jam këtu për tu përulur me administrimin më të lartë për të gjithë ata që dhanë jetën për të mbërritur deri te dita e pavarësisë por edhe për të gjithë ata që e mbrojtën pavarësi.

Pavarësia dhe sovraniteti nuk janë të dhënë një herë e përgjithshme por duhen mbrojtur si sytë e ballit.

Mbrojtësi më i sigurt është vetë sovraniteti i popullit në këtë vend,. Kjo është një ditë që na fton edhe për tu bashkuar. Sa herë kemi qenë të bashkuar kemi fituar.

Kjo ditë bashkon popullin shqiptar. Edhe 25 prilli do të bashkojë të gjithë shqiptarët për të thënë fjalën e tyre për Evropën”, tha Meta.

h.b/dita

November 28, 2020 14:36
Komento

4 Komente

  1. spata November 28, 17:02

    Fjalimi i Presidentit i pa pergjegjshem per interesat e kombit . Dick Marty ,me informacjonet e spiunve shqiptare, ka perdhosur nje kombe te tere si ne Kosove e Shqiperi .Qendrime te tilla, politika 30 vjecare, ka patur gjithmone qe jane devijuar nga ata qe u ka djegur miza nen kesul .Shqiptaret jane tradhetuar e po tradhetohen sistematikishte Presidenti na rekomandon te mbyllim gojen se prishet uniteti kombetare.
    A kemi ne unitet kombetar z.President ku njeri gozhdes dhe tjetri patkojt .Kete ke bere dhe po bene ne ate karrike.Jje ti ai nedetyre qe duhet ti zbatosh kerkesat e Kushtetutes per te mos demtuar unitetin kombetare .Ne cvend te botes Parlamentare Presidenti i kundervihet shtetit dhe organeve te tij .Ka par bota qe nje President te kercenoj nje organ qe eshte i zgjedhur nga populli . Vetem Meta e Saliu i bejne keto gomarlleqe se nje shqiptare i thjet ne kete pozicjon nuk doti shkelte me kembe sic i kane shkelur keta kopetencat qe i jep Kushtetuta.Ashtu si Saliu ne opozite dhe ti ke krijuar, me debilat e stafit ,nje shtet tjeter paralel dhe bene thirje per revolta se po na shkelet Kushtetuta e popullit .Ty s’te ka interesuar e s’te intereson uniteti se do kishje dal me kohe nga skena politke .Je xhindosur sa qe dhe me Aleatet ke marr flamurin e sulmit Dipllomatike ndaj tyre.S’kupton qe ata te kane mbajtur deri me sot duke i konsideruar sjelljetet e tua si nje primitive ne demokracine shqiptare .
    Une si pjese e trashegimenise me patriotike te vendit e kam per turp sot qe ne sheshin, kur Plaku I.Qemali ngriti Flamurin KUQ E ZI, te shoh tradhetare e hajduta te ngern Flamurin .Ai shesh dhe vorrezat e deshmorve te kombit kane vlera kur mbi to perulen burra shteti qe i kane sherbyer popullit e jo interesit personale .Kush ishje e je ti, qe rron ne pallatet e vilat lluksoze, kur populli yte perpelitet per nje kafshate buke .Edhe sa kohe do tju mbaj ne kurrizin e tij qe ju te vdisni si Faraonet e plerave te demokracise .
    Lavdi Plakut I.Qemali dhe nismetarve qe na solllen Mevetesine . Lavdi heronjve dhe gjithe luftetarve qe na dhane lirine si gjene me te cmuar qe i ka mbetur shqiptarit .Vdekje tradhetarve e gjithe sojit e sorrollopit qe kane pire e pijne gjakun e popullit .

    Reply to this comment
  2. k November 28, 22:27

    YYYYYY hajdut i degjeneruar.

    Reply to this comment
  3. Pellazget do rikthehen November 29, 04:57

    Komisioni posacem nuk na i sherben as shqiprise as kosoves sipas koklopes. Pyetja eshte kujt i sherben? Si atdhetar qe eshte mbase ben ndonje rruge nga Libofsha, nga minoriteti musullman i serbve orthodhial. Ky minoritet eshte pjelle e koklopes ashtu si janull allvanosi. Ndrin shqiperia, lume ky popull qe ju ka Ilir Salia.

    Reply to this comment
    • Remo November 29, 10:19

      Ka pire raki prape andej nga Vlora, si nje njeri ordiner qe eshte nuk i merret me seriozisht asgje.
      Sot te pakten nuk u portretizua me ndonje deshmor, e di se ne Vlore e tallin, prandaj eshte mjaftuar me kaq.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim