Presidenti Meta, konferencë për mediat në 17:00: I hapur për çdo pyetje

September 11, 2019 11:36

Presidenti Meta, konferencë për mediat në 17:00: I hapur për çdo pyetje

Sot pasdite në orën 17:00 në Presidencë, kreu i shtetit do të mbajë një konferencë për mediat. Siç bën të ditur presidenca, konferenca do të jetë në lidhje me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”, thuhet në një njoftim zyrtar të Presidencës.

Të hënën, në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për kushtetushmërinë e dekreteve që anuloi 30 qershorin dhe më tej shpalli 13 tetorin për zgjedhjet vendore 2019, kreu i shtetit tha se i anuloi zgjedhjet pasi në protestën antiqeveritare të opozitës më qershor, kishte marrë informacione sekrete se kishte skenar për djegien e Parlamentit, një pretendim i rrëzuar deri më tani nga Partia Demokratike.

o.j/dita

September 11, 2019 11:36
Komento

1 Koment

  1. USA September 11, 11:54

    Ky eshte djegur perfundimisht kerkoi mbrojtje nga ruci se dobesia saliserbi e shiti dhe po kercen meta nga belaja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*