Urimi presidencial për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2018 09:10

Urimi presidencial për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

I nderuar Zoti President! Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, urimet më të ngrohta e vëllazërore.

Në këtë dekadë të parë si shtet i pavarur dhe sovran, ndajmë me ju krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të saj dinjitoz në botë”, shkruan Meta.

Presidenti shqiptar vijon më tej në letrën e tij: “Jam gjithashtu i entuziazmuar që marrëdhëniet tona vëllazërore dhe ndërshtetërore janë në nivelet më të larta të bashkëpunimit, dhe janë konsoliduar në shtratin e integrimeve europiane dhe euro-atlantike, përkrah partnerëve tanë strategjikë.

Kam bindjen e thellë se, vetëdija, pjekuria dhe përgjegjshmëria e lartë shtetërore që karakterizon institucionet dhe popullin e Kosovës do të mundësojnë një zhvillim edhe më të shpejtë e të shumëdëshiruar.

Ju siguroj se, unë si President i Republikës, por edhe të gjitha institucionet e Shqipërisë do të jemi gjithmonë mbështetës e përkrah në ndërmarrjet tuaja të guximshme që fuqizojnë institucionet, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, që konsolidojnë harmoninë e bashkëjetesës gjithëpërfshirëse dhe që thellojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës me miqtë dhe organizatat shumëpalëshe.

Së bashku me urimet më të mira e vëllazërore, për konsolidimin, zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Kosovës, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, e mbyll mesazhin e tij të urimit Presidenti Ilir Meta.

o.j/dita

February 17, 2018 09:10
Komento

2 Komente

  1. vasili February 17, 13:29

    Meta e ka shndrruar presidencen,ne nje super HALE,qe kundermon si brenda dhe jashte vendit,
    Pyetja kruciale shqiptare eshte:
    Kur do te qerrohet kjo ndyresire nga presidenca shqiptare?

    Reply to this comment
  2. Haxhinasto February 17, 14:10

    Jo hale o i dashur Vasil, por hamem nga ata qe i ka per qejf Like Floriri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*