Presidenti Meta në Kalabri, vizitë tek Arbëreshët

November 7, 2018 12:49

Presidenti Meta në Kalabri, vizitë tek Arbëreshët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Kalabri u takua me Ipeshkvin e Eparhias së Ungrës (Eparkia e Lungros), Hirësinë e Tij Donato Oliverio si dhe me autoritetet vendore e përfaqësues të bashkësisë arbëreshe, të cilët organizuan një pritje madhështore me shumë emocione, festime, këngë dhe valltarë të veshur me kostume tradicionale arbëreshe.

Gjatë takimit të ngrohtë që zhvilloi me udhëheqësit fetarë të Eparhias së Ungrës, President Meta mirëpriti me kënaqësi propozimin e tyre për krijimin e një Këshilli që do të punojë për ruajtjen e zakoneve, tipareve dhe riteve identitare arbëreshe, duke premtuar mbështetjen personale e institucionale, sidomos në këtë Vit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Arbëreshët janë një pasuri e vyer, madje edhe ndërkombëtare, sepse ata ruajtën të paprekur zakonet, ritet, traditat, kulturën dhe gjuhën e kohës së madhe historike të Arbërit. Pa arbëreshët nuk do të kishte Rilindje Kombëtare shqiptare, madje as Shqipëria, dhe as Kosova nuk do të ekzistonin sot e kësaj dite.” – vuri në dukje Presidenti i Republikës.

Më pas Kreu i Shtetit mori pjesë në meshën e shenjtë përkujtimore të mbajtur në Katedralen e Lungros për nder dhe në kujtim të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Duke iu drejtuar besimtarëve dhe të pranishmëve të shumtë, ai theksoi se: “Është një nder i jashtëzakonshëm të marr pjesë në këtë meshë përshpirtjeje dhe bekimit të kujtimit e frymës së Gjergj Kastriotit, i cili jo vetëm përcaktoi identitetin europian të shqiptarëve, por ishte dhe do të jetë shqiptari më i gjallë ndër të gjithë shqiptarët.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu jo vetëm i bashkoi shqiptarët, por me të krenohej mbarë Europa. Ai i frymëzoi shqiptarët gjatë Rilindjes Kombëtare për të kurorëzuar shpalljen e Pavarësisë në vitin 1912. Me shembullin e frymën e tij, shqiptarët u ndjenë edhe më europianë.” – nënvizoi Presidenti Meta.

l.h/ dita

November 7, 2018 12:49
Komento

6 Komente

  1. valentina November 7, 13:23

    Arbereshe te dashur larg atij presidenti hajdut te shqiptareve,sepse eshte hamzai i dyte per shqiptaret.

    Reply to this comment
  2. Ben November 7, 13:52

    Arbereshe keni te beni me nje MAFIOS.
    HAJDUT,PALACO,KRIMINEL DHE SHARLATAN.

    Reply to this comment
  3. ela November 7, 13:52

    cfar kalbrie shikoni se ku ka blere ndonje biznes dhe me ke e ka bere?

    Reply to this comment
  4. Dodona mbi Tomorr November 7, 18:33

    Po parandjen rrezikun qe po te afron , prandaj nuk po le vend pa shetitur!Po ja kalon edhe turisteve me me emer ne bote!Arbereshet nderojne presidentin e Shqiperise dhe jo Ilirin qe gabimisht u be president!

    Reply to this comment
  5. A November 7, 21:24

    Pse mo pika, ku eshte mender karagjozi me poture dhe kepuce atletike te bardha EDI KRISTAQ ANETA RAMA qe nuk i bjen ndermenn per vitin e 550-te jubilar te largimit nga kjo jete te Heroit tone Kombetar GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU me e nderu kete personalitet te kombit shqiptar por edhe me gjere si ne Ballkan, ne Evrope dhe ne bote.
    Ku qendron problemi, se shoku leckaman i rrugeve te Parisit EDI RAMa i ben fresk XHEP TAIP ERDOGANIT, megjithesi eshte i gjithi me origjine shqiptare eshte i shitur tek fanatiket dhe fondamentalistet islamike qe nuk e durojne dot GJERGJ KASTRIOTIN sepse per 25-se vjet qe ka luftuar me osmanet ja ka “thyer” hunden 29 here sulltan muratit te dyte dhe sulltan mehmetit te dyte.
    Arbereshet e Italise me vdekjen e GJERGJIT te MADH u shpengulen nga Shqiperia ne Itali, ku menjehere me dekrete mbreterore te Napolit dhe te Papes se Vatikanit u hapen shkollat ne gjuhen shqipe me tradita dhe zakone puro shqiptare qe i ruajne edhe sot. Kjo eshte kultura origjinale e popullit shqiptar pa ndikimi osmane, turke dhe islamike.
    Urime ILIR METES qe beri nje veprim te tille dhe te falenderojme Presidentin e Italise SERGIO MATTARELLA qe na ka nderuar dhe respektuar per kete jubile.
    Kurse ne Turqi jetojne sot 7 mijelion me origjine shqiptare dhe asnjehere, kurre, nuk jane lejuar te hapen jo shkolla por as kurse per te mesuar gjuhen shqipe. Me kalimin nga brezi ne brez shqiptaret e Turqise asimilohen si eshte asimiluar XHEP TAIP ERDOGAN qe e ka origjinen shqiptar nga Krahina e Krajes, ne bregun e Liqenit te Shkodres qe sot i takon shtetit te Malit te Zi, bile ky derdimen ka edhe kusherinj te afert ne Shqiperi edhe sot e kesaj dite.
    Edhe kur u muar vesht se Shqiperia do te dilte e pavarur me 28 NENTOR 1912 dhe do tu largonte nga Perandoria e pjerdhur dhe injorante Turke, sulltanet e saj nuk ben as veprimin me te vogel qe 4(KATER) VILAJETET SHQIPTARE ti benin 1(NJE) VILAJET te vetem. O bo bo sa na kane dashur ne shqiptareve qe pavaresia e Shqiperise e gjeti kete vend pa rruge, pa ura, pa zhvillim, pa shkolla, nje popull mjeran dhe te varfer. “Na kane dashur shume”!!

    Reply to this comment
  6. Eri November 7, 22:55

    Te ishte ndonje person i ndershem dhe me moral hajde de.Po kur i degjon keto gjera nga goja e Likes humbet vleren cdo gje.Likja duhet mbyllur ne burg dhe ti kaloje vitet qe i kane mbetur ne nje qeli te burgut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim