Presidenti Meta nis nesër vizitën dy ditore në Maqedoni

November 19, 2017 19:01

Presidenti Meta nis nesër vizitën dy ditore në Maqedoni

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pritet të kryejë një vizitë dy ditore në Maqedoni.

Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë se Meta pritet të mbërrijë nesër në Shkup, ku do të takohet me homologun maqedonas Gjorgje Ivanov, i cili do ta pres me ceremoni shtetërore.

Gjithashtu është planifikuar edhe mbledhje të delegacioneve të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Pas takimit të përbashkët të dy kryetarët do të mbajnë edhe konferencë për mediat.

Presidenti Meta thuhet se do të vizitojë edhe Manastirin për nder të 22 Nëntorit, ditës së Alfabetit Shqip nën organizimin e zv/kryeministrit të Maqedonisë, Hazbi Lika.

November 19, 2017 19:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*