Presidenti Meta pret ministrin e Jashtëm në detyrë të Sllovakisë, Ivan Korcok

March 7, 2018 12:56

Presidenti Meta pret ministrin e Jashtëm në detyrë të Sllovakisë, Ivan Korcok

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot Ministrin e Jashtëm dhe të Çështjeve Evropiane në Detyrë të Republikës së Sllovakisë, Ivan Korcok.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe nënvizoi se, kremtimi i 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, na gjen me një bilanc bashkëpunimi pozitiv e në rritje.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e Sllovakisë përkundrejt Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Duke iu referuar përmbushjes së pesë prioriteteve kyçe, Presidenti Meta shprehu besimin se Sllovakia do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu interesin e qëndrueshëm dhe në rritje të Sllovakisë për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Forcimi i fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal lehtëson perspektivën evropiane të secilit vend të rajonit”, nënvizoi Meta.

s.a/dita

March 7, 2018 12:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim