Presidenti Meta priti Kryetarin e Bashkisë së Budapestit, István Tarlós

September 12, 2018 18:37

Presidenti Meta priti Kryetarin e Bashkisë së Budapestit, István Tarlós

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti në një takim të veçantë, Kryetarin e Bashkisë së Budapestit, zotin István Tarlós.

Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike e tradicionale midis dy vendeve dhe përshëndeti vizitën e zotit Tarlós në Tiranë, e cila zhvillohet vetëm pak javë pas vizitës së tij zyrtare në Hungari.

Në kuadrin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy vendeve, Presidenti Meta, nënvizoi dhe bashkëpunimin shumë të mirë e të frytshëm midis bashkive të të dy kryeqyteteve, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujërave, si dhe në aplikimin e energjisë së rinovueshme dhe përdorimin e mjeteve të transportit publik, miqësore me ambientin.

Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen dhe lejen që Bashkia e Budapestit ka dhënë për vendosjen e një shtatoreje të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në një nga parqet qendrore të kryeqytetit te Hungarisë, krahas heroit kombëtar të Hungarisë, Janosh Hunidait.

“Dy popujt tanë e kujtojnë me respekt e krenari legjitime bashkëpunimin dhe kontributin që, Skënderbeu dhe Huniadi, kanë dhënë për Evropën”, u shpreh Meta.

l.h/ dita

September 12, 2018 18:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*