Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për viktimat e terrorizmit në Barcelonë

August 18, 2017 14:01

Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për viktimat e terrorizmit në Barcelonë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat më të fundit të akteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që goditën dje Barcelonën, një prej qendrave më të mëdha e të rëndësishme evropiane.

Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve që humbën njerëzit e tyre të afërt në këto akte barbare terroriste, si dhe uron shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate.

August 18, 2017 14:01
Komento

3 Komente

  1. shqip . August 18, 18:49

    dhe thone pastaj; ku do gjeje material “presidenti”, te behet i GJALLE .

    Reply to this comment
  2. XXXL August 18, 20:44

    Ngushellime nga keshtjella ne Gjirin e Lalezit.

    Reply to this comment
  3. Lili August 19, 08:31

    Po per Shqiperine qe po digjet,ka nje fjale Presidenti i Shqiperise?
    Apo nuk jane prekur pronat e tij?
    Ndoshta duhet te presim qe te preken nga flaket pronat e tyre per te pa ma ne fund qeveritaret tone te shqetesuar nga zjarret ne kateranet e Shqiperise?
    Po pike turpi nuk kishin pasur keta!
    Edhe ju duket vetja pallcka pse ngushelluan Barcelonen kur njerezet e tyre ju vdesin rrugeve ,plazheve duke shkatuar ma shume viktima nga pakujdesia e shtetit te tyre se terroristi ne Barcelone…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*