Meta, takim me kryeministrin e Turqisë: Bashkëpunim kundër terrorizmit

March 16, 2018 09:41

Meta, takim me kryeministrin e Turqisë: Bashkëpunim kundër terrorizmit

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryeministrin e Republikës së Turqisë Binali Yildirim, i cili gjithashtu merr pjesë në Forumin Global të Baku.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore mes dy vendeve, si dhe të partneritetit strategjik dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë shqiptarëve ndër vite.

Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe kontributin e dhënë nga agjencia shtetërore turke për bashkëpunim dhe koordinim, TIKA, e cila është e pranishme dhe e ka shtrirë aktivitetin e saj mbështetës në të gjithë vendin.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu se Turqia është një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë dhe nënvizoi se mundësitë e rritjes së këtij bashkëpunimi, si në aspektin tregtar, ashtu edhe atë të investimeve të drejtpërdrejta turke, që po rriten në mënyrë që qëndrueshme, janë të mëdha.

Duke u ndalur në çështjet e sigurisë, Presidenti Meta u shpreh se si dy vende aleate në NATO dhe partnere prej vitesh, Shqipëria dhe Turqia do të vijojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, organizatave terroriste dhe kërcënimeve të tjera të përbashkëta.

o.j/dita

March 16, 2018 09:41
Komento

1 Koment

  1. Pellazgos March 16, 19:17

    Shqiperia fhe Turqia do te vijojne badhkepunimin e tyre te ngushte ne luften kunder “terrorizmit” d.m.th kunder Greqise
    Ky vend historike i quajture per mijera vjet Epiri i Lashte me ardhjen e Osmaneve dhe largimit te tyre nga Fuqite e Medha u quajt Albania.
    Nuk e kuptoj pse Shqipetaret e vertete qe nuk u islamizuan jane akoma slllever te Turqise dhe ne bisedime me Greqine duan te heqin termin Borio Epir ne nje kohe qe Jeorgios Kastriotis quhej Prijesi i Epirit fhe jo i Albanistanit.
    Zoti “President” i Albanistanit qe do quhej Novruz por ne momentin e fundit e quajti Ilyr nena e tij,nuk do as zgjidhjen e ceshtjes Came as te Identitetit te Shqipetareve.
    Nuk e kuptoj se si kaq hapur quajne strategjik vrasesit 500 vjecare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*