Presidenti në ikje, Nishani: Nuk do të kandidoj për kryetar të PD

June 30, 2017 19:09

Presidenti në ikje, Nishani: Nuk do të kandidoj për kryetar të PD

Në fund të mandatit të tij si President, Bujar Nishani deklaron se nuk do të kandidojë për postin e kryetarit të PD në zgjedhjet që do të zhvillohen në datë 22 korrik.

“Unë jam investuar në politike, por nuk kam asnjë platformë, asnjë ide, asnjë qëllim për t’u kthyer kryetar partie apo për t’u bërë kryetar partie apo për të krijuar një parti politike” tha Nishani në emisionin ‘Përballë’ me gazetarin Lutfi Dervishi.

Duke u ndaluar te zgjedhjet e 25 qershorit, Nishani deklaroi se ka informacione për shitblerje të votës.

“Informacionet e mia zyrtare, serioze tregojnë që është përdorur resurs i madh financiar për të blerë votat. Në të gjithë territorin shqiptar” tha Nishani. Nishanit i përfundon mandati në krye të shtetit shqiptar pas zgjedhjes nga PD para 5 viteve, ndërsa vendin e tij do ta zerë Ilir Meta në 24 Korrik pas betimit.

June 30, 2017 19:09
Komento

2 Komente

  1. Hi o gomar June 30, 19:40

    Eshte mire se nuk ka nevoje PD per dekorata sepse Ju vetem ate pune dini te beni

    Reply to this comment
  2. santiago June 30, 20:09

    e ndriti presidencen ky dhe do ndrisi PD

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*