Obama takohet me udhëheqësin e Ukrainës

June 4, 2014 09:04

Obama takohet me udhëheqësin e Ukrainës

Presidenti amerikan Barak Obama do të takohet sot në Poloni me udhëheqësin e ardhshëm të Ukrainës, Petro Poroshenko. Takim i cili do të shfaqë mbështetjen e SHBA-së në një kohë që forcat e Ukrainës luftojnë separatistët pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës.

Ndërkohë që, pas takimit, zoti Obama pritet të mbajë një fjalim në Varshavë për nder të Ditës së Lirisë e cila shënon 25 vjetorin e zgjedhjeve të para pjesërisht të lira në Poloni.

Më vonë sot ai do të shkojë në Bruksel për një takim të udhëheqësve të Grupit të Shtatë vendeve më të industralizara të botës, i cili u organizua menjëherë pas vendosjes për bojkotimin e takimit të G8-ës që pritej të mbahej në Soçi të Rusisë.

June 4, 2014 09:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*