Presidenti Rossen Pleneliev bëhet përfaqësues special i Universitetit Amerikan në Bullgari

September 8, 2017 18:38

Presidenti Rossen Pleneliev bëhet përfaqësues special i Universitetit Amerikan në Bullgari

 

Presidenti Rossen Plevneliev hapi vitin e njëzetë e shtatë akademik të Universitetit Amerikan të Bullgarisë në 6 Shtator para qindra studentëve, profesorëve, punonjësve dhe miqve të AUBG. Ish kreu i shtetit Bullgar ndërmori një mission të rëndësishëm – atë të të qenit përfaqësuesi special i universitetit. Një nga synimet e tij kryesore do të jetë promovimi i Bullgarisë si një destinacion i klasit të parë botëror si dhe tërheqja e studentëve të shkëlqyer në fakultetet e kualifikuara të Bullgarisë.

Presidenti i AUBG Steven Sullivan i mirëpriti studentët me fjalimin e mëposhtëm: “Merrni më të mirën nga ajo që ju ofron AUBG, mos kini frikë të provoni gjëra të reja, të përballeni me sfida të reja dhe të bëni miq të rinj. Ne do t’ju mbështesim në rrugëtimin e zbulimit të vetvetes, që është një garanci për suksesin tuaj në të ardhmen. Edukimi i stilit amerikan ju jep lirinë të zgjidhni kurset, disiplinat dhe aktivitetet e tjera; provoni dhe ndryshoni programin tuaj sipas nevojave tuaja. Receta për një karierë të suksesshme është të doni atë që bëni. Zbuloni pasionin tuaj!”

Presidenti Plevneliev tha se roli i tij si përfaqësues special do të jetë të promovojë vendin tonë si një mikpritës i klasit të parë për edukimin universitar. “Shpresoj se zotimi im ndaj çështjes së Universitetit Amerikan të Bullgarisë do të plotësojë imazhin e vendit tonë si një vend ku ofrohet edukim cilësor, ku profesorët e shquar u japin mësim studentëve të talentuar dhe të gjitha këto të kombinuara në një mjedis të mrekullueshëm për të jetuar dhe për të bërë biznes,” tha Z. Plevneliev. Ai shtoi se do të punonte për një bashkëpunim edhe më të ngushtë midis biznesit dhe edukimit – një koncept që ka drejtuar Universitetitn Amerikan të Bullgarisë që në zanafillë.
Viti i ri akademik për studentët e Universitetit Amerikan të Bullgarisë fillon në 7 Shtator.

 

Rreth AUB

AUB është themeluar në vitin 1991 me mbështetjen e qeverive amerikane dhe bullgare. Synimi kryesor i AUB është të edukojë qytetarët dhe t’i bëjë të aftë të përballen me sfidat e tranzicionit ekonomik në Europën Juglindore dhe të ndërtojë shoqërinë bazuar në demokracinë, sipërmarrjen private, përgegjësinë civile dhe tolerancën ndaj kulturave të ndryshme.

Në vitin 1991, kur u hap, universiteti kishte 208 studentë, kryesisht nga Bullgaria. Tani, në vitin 201 ka mbi 1000 studentë prej mbi 40 vendeve në AUB. AUB ndjek modelin e edukimit tradicional amerikan “artet e lira”, ku studentët kombinojnë njohuritë nga disiplinat e ndryshme, duke hapur kështu rrugën për arritje më të mira profesionale në të ardhmen.

Ish studentët e AUB, janë punësuar në pozicione kryesore në kompani ndërkombëtare me reputacion të lartë, administratë shtetërore dhe OJF nëpër botë. Në vendin e origjinës së AUB – në Bullgari, studentët janë ndër profesionistët më të mirë sipas rankimit të Ministrisë së Arsimit. 5 drejtimet akademike të rankuara nga Ministria janë ekonomia,shkencat kompjuterike, administrimi i biznesit, shkencat politike, gazetaria dhe mediat masive. Në 4 nga 5 sferat, ish studentët e AUB janë të rankuar me nivelin më të lartë të të ardhurave personale.

 

Intervistë me një nga studentet shqiptare në AUBG

Edea Demaliaj, Shqipëri

Klasa e vitit 2021

Fituese e  X Factor Albania 2015

Cilat janë përshtypjet e tua të para këtu në kampus?

Diversiteti, mënyra se si studentët presin me padurim të fillojnë një rrugëtim të ri në jetën e tyre më bëri përshtypje menjëherë. Ndonëse të gjithë janë të ndryshëm në mënyrën e tyre, ambienti i shkollës të bën gjithmonë të ndihesh si  ë shtëpi.

Përse zgjodhe të vije në AUBG?

E zgjodha AUBG  jo vetëm për shkak të mundësive të jashtëzakonshme që të ofron por edhe sepse kjo shkollë të ndihmon të njohësh veten, kush je, çfarë aspiron të bëhesh, çfarë kërkon të arrish. Mbi të gjitha, pas diplomimit, studentët e AUBG marrin dy diploma – një amerikane dhe një europiane pasi AUBG është i akredituar si në SHBA ashtu dhe në Bullgari.

Si të duket  Blagoevgrad –i dhe Bullgaria deri tani?

Gjëja që më ka befasuar është mënyra se si çdo qytetar është kaq i disponueshëm për të ndihmuar dhe personalisht mendoj se studentët e AUBG janë ata që i japin jetë qytetit.

Çfarë do të doje t’u thoshe studentëve të ardhshëm nga vendi yt. Përse duhet të ndjekin shembullin tënd?

Gjithmonë kam besuar se që të jesh i suksesshëm duhet të bësh diçka që e do dhe jam e sigurt se çdokush do ta gjejë veten në AUBG.

 

 Për kontakte me median: Albena Kehayova, Drejtoreshë Marketingu dhe PR, Universiteti Amerikan i Bullgarisë

Email: [email protected]

Celular: +359888801748

Rreth Universitetit Amerikan të Bullgarisë (AUBG):

Histoia dhe fakte të shkurtra: http://aubg.edu/quick-facts

Misioni dhe vlerat tona: http://aubg.edu/mission-values

Shpjegimi i modelit tonë të edukimit të arteve të lira: http://aubg.edu/liberal-arts-explained

AUBG në Sofie: http://aubg.edu/aubg-sofia

Edukimi ekzekutiv: https://www.aubg.edu/executive-education

Arsye përse studentët zgjedhin AUBG: http://aubg.edu/why-aubg

September 8, 2017 18:38
Komento

1 Koment

  1. intelektuali September 8, 22:07

    PERSERI LAJME “FAKE NEWS” ASPAK TE VERTETA NE GAZETEN DITA

    Rosen Plevneliev nuk eshte President i Bullgarise per me shume se nje vit qe kur vendin ja zuri Presidenti Rumen Radev.

    Rosen Plenvneliev eshte pinjoll i Partise Komuniste te Bullgarise me origjine nga Bllagoevgradi, por qe si Sali Berisha tradhetoi shpejt kauzen e prinderve te tij bolshevike dhe hodhi lekuren e DELES duke u bere pjese e Partise GERB te Kryeministrit Bojko Borisov, nje KAQOL pak a shume si Edi Rama Yne, por me dipllome zjarrfikesi, por qe kishte qene me pare bodigard personal i Todor Zhivkovit.

    Rosen Plevneliev kishte qene me pare Minister i Transportit dhe u perfol shume per afera korruptive dhe media zbuloi se kishte ne Greqi 28 vila lluksoze dhe ne Bullgari disa dyzina te tjera.

    Rosen Plenvenlievi kishte per grua nje Zonje te Pare qe kishte gjetur per dashnor nje cun te ri me te cilin lindi edhe nje kopil, por qe kur lindi Rosen Presidenti nuk i shkoi ne Maternitet, por i shkoi dashnori me lule dhe kjo u dukej bullgareve si krejt normale.

    A MUND TE KESH RESPEKT PER NJE PRESIDENT SI ROSENI I BULLGARISE?

    Po AMAN o gazeta DITA me lajmet tip FAKE NEWS!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*