Presidenti Thaçi takohet me presidentin Trump

September 25, 2019 15:40

Presidenti Thaçi takohet me presidentin Trump

Pas kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump.

Takimi i shkurtër u zhvillua në kuadër të pritjes së organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një komunikatë për media, Thaçi thekson se ka falënderuar presidentin amerikan për mbështetjen që gëzon Kosova nga SHBA.

Thaçi, gjithashtu, është cituar të ketë thënë se “vazhdimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse amerikane është jetik për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën”.

e.ll./dita

September 25, 2019 15:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim