Presidenti Trump propozohet për Çmimin Nobel të Paqes

June 14, 2018 14:27

Presidenti Trump propozohet për Çmimin Nobel të Paqes

Presidenti amerikan Donald Trump është propozuar sot nga dy politikanë norvegjezë për Çmimin Nobel të Paqes, fill pas samitit të Singaporit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Nominimi ka ardhur nga dy politikanët e Partisë Progresiste populiste, Kristian Tybring-Gjedde dhe Per-Willy Amundsen.

“Trump ndërmori një hap të rëndësishëm dhe të madh në çarmatimin dhe vendosjen e paqes midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut,” thanë ata për agjencinë norvegjeze të lajmeve NTB të mërkurën.

Nominimin e Trump për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019 e kanë mbështetur gjithashtu edhe një grup politikanësh të SHBA-së.

Procesi i shqyrtimit të kandidatëve dhe dhënia e Çmimit Nobel për Paqe bëhet në Norvegji, dhe nominimet duhet t’i dërgohen Komitetit para datës 1 shkurt.

Daily Mail raporton se komisioni nuk duhet të komentojë publikisht se kush është nominuar, pasi nominimet konsiderohen si informacione që kërkohen të mbahen sekret për 50 vjet.

s.a/dita

June 14, 2018 14:27
Komento

2 Komente

  1. Gerti June 14, 17:45

    Ky eshte R.K komplet.

    Reply to this comment
  2. ALBAN DEGA June 14, 19:20

    GEZUAR NOBELIN E PAQES ZOTI DONALD TRUMP !

    – E meriton…Sot Bota u zgjua me e qete, me paqesore dhe me e sigurte !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    – Bota u zgjua sot me e qete, me paqesore, me e sigurte sot !
    Tani Presidenti yne Z. Donald Trumpka nje detyre tjeter te madhe perpara njerezimit qe e ka premtuar disa here si gjate fushates: paqe ne Lindjen e Mesme, midis Izraelit dhe Palestines !
    E ne shtator do festojme edhe titullin Larte Nobel i Paqes per Donald Trump!
    Yes . He can ! Yes Donald Trump deserve it even with the yesterday historical act !
    Ky President ka pak fjale e shume vendime e pune te medha !
    Qysh ne mandatin e pare te ish- Presidenti Barack Obama i pata shkruar e botuar tek Tema,?Dita, Shekulli e shume gazeta te tjera shqiptare si dhe me diaspore , Kosove e Maqedoni :
    “ More works less words Mr. President !”
    Sidoqofte ai mbeti Presidenti llaka llaka ose blla blla blla, sic thone amerikanet !
    Donald Trump eshte ndryshe !
    Cfare e premton e realizon !
    Ka me shume pune e me pak fjale !
    Jam krenar qe jam nga shqiptaret e rralle qe qysh ne korrik te vitit 2016 kam shkruar ne Huffting Post:
    “ Albanians for Donald Trump ! “
    Aresyeja kryesore ka qene se pas nje propagande mashtruese ruso-?serbe se gjoja ai ishte kunder nderhyrjes se SHBA-se dhe NATO- s ne Kosove dhe kunder pavaresise se saj gjeta intetvisten e tij me Lary King ne CNN te prillit 1999 ku Donald Trump kerkonte jo vetem intensifikimin bombardimeve por edhe nderhyrjen e trupave ushtarake tokesore amerikane dhe NATO- s ne Kosove kunder genocidit shtazor te Milloshevicit atje. Ate e perhapa live nga You Tube midis shqiptareve ne mbare Boten !
    Gezuar Nobelin e Paqes Zoti President i SHBA – se Donald Trump ! You deserve it !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*