Presidentja e KE: Shqipëria është një anëtare e denjë e NATO-s

August 16, 2019 11:32

Presidentja e KE: Shqipëria është një anëtare e denjë e NATO-s

Presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerëson rolin e Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO.

Gjatë ceremonisë së organizuar në Berlin, për nder të saj, ish-ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, tanimë presidente e KE, i shprehu nominalisht ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka vlerësimet për rolin e saj në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO, duke e cilësuar vendin tonë si një aleat të denjë.

Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës”, iu drejtua zonja von der Leyen, ministres Xhaçka.

Në krah të kancelares gjermane Angela Merkel, zëvendëssekretares së Përgjithshme të NATO, Rose Gottemoeller, ministres së re të mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe dhjetra personaliteteve gjermane e europiane, ministrja Xhaçka mori pjesë në një prej ceremonive më të veçanta ushtarake, me traditë 200-vjeçare, që u rezervohet personaliteteve më të spikatura të politikës, ku ishin të ftuar bashkëpunëtorët më të afërt të ish–ministres Ursula von der Leyen.

Kancelaria Merkel përshëndeti përzëmërsisht ministren Xhacka, me të cilën, bashkë me 200 të ftuar të tjerën ndoqën ceremoninë zyrtare të largimit nga detyra të znj. Von der Leyen dhe vijimin, në postin e ministrit të mbrojtjes së Gjermanisë të Annegret Kramp-Karrenbauer.

Znj. Ursula von der Leyen është e para grua që zgjidhet presidente e Komisionit Evropian dhe pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më datë 1 nëntor 2019.

 

 

b.b/dita

August 16, 2019 11:32
Komento

2 Komente

  1. Limani August 16, 12:14

    Llafe që të bëjnë të vjellësh – aq sa jemi të mirë për NATON , aq të këqinj jemi per BE !
    Po tallen me shqipetaret dhe mirë na e bëjnë , e meritojmë .
    NATUA si organizëm ushtarak është në rregull , të mirë për të janë ata që thonë peqe – lepe dhe ne jemi servilë , për NATON i kemi plotësuar kushtet , megjithse sapo kishte plasur Gërdeci ; ndërsa kur vjen puna për të zgjidhur qesenë , BE – ja na thotë prisni sa të plotësoni kushtet !
    Mirë na e bëjnë , sipas kokës dhe festen !
    Qeveritarët i kemi servilë të qelbur , shqipëtarët- jo !

    Reply to this comment
  2. Arben August 16, 16:08

    Nuk do hapen negociatat dhe i mbajne shqipet me uje

    te ngrohte.

    rrofte shqiperia uropiane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim