Presidentja kroate: Shqiptarët miq në kohë të vështira, luftuan për lirinë tonë

July 18, 2018 18:47

Presidentja kroate: Shqiptarët miq në kohë të vështira, luftuan për lirinë tonë

Presidenti Ilir Meta priti me një ceremoni zyrtare, homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ndodhet për një vizitë dy ditore në vendin tonë.

Pas takimit, dy presidentët dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku nënvizuan miqësinë shekullore mes popullit shqiptar dhe atij kroat.

“Kroacia dhe Shqipëria kanë një miqësi mjaft të hershme dhe kjo vërtetohet nga shumë momente të rëndësishme historike. Falënderoj miqtë tanë kroatë, që na kanë mbështetur pa kushte në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Meta në konferencë për shtyp.

Nga ana tjetër, presidentja kroate evidentoi gjithashtu miqësinë shqiptaro-kroate në fjalën e saj dhe tha se diskutimi i sotëm lidhet me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Shqipëria ishte miku i Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë. Dialogu ynë ka lindur që në vitet e para të pavarësisë tonë dhe ne sot diskutuam për të fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. Në 18 mijë shqiptarë që jetojnë në Kroaci, 2500 prej tyre ishin vullnetarë në luftë dhe disa humbën jetën e të tjerë u zhdukën”, deklaroi Kitaroviç.

Ndërkohë, gjatë vizitës së saj Presidentja e Kroacisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu Presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Presidentja Grabar-Kitarović do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do të lançohet projekti kroat për mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës.

o.j/dita

July 18, 2018 18:47
Komento

10 Komente

  1. Aliu nga Selenic July 18, 19:20

    Ballafaqohu me kete Presidente o Like. Kjo i jep para popullit ndersa ti dhe Zogu ja vodhet parat Popullit.! Ja qe vjen koha dhe te demaskon me shume se fjalet tona.!

    Reply to this comment
  2. po kote ore, fare kote te vije....kroateshka July 18, 19:22

    deri tani asnje koment . seriozisht: shqiptaret e kuptojne kur fallsiteti i kalon …kufijt .

    Reply to this comment
  3. Lili July 18, 19:29

    Bravo,kjo eshte e ardhjmja jone bashkimi e afrimi me Croacine. Nje vend qe do na perkrah bile.
    Jo miqesia me Serbine qe eshte pa bereqet per ne!
    Duhet te fuqizojme sa ma shume lidhjet me criacine qe te zvogelojme influencen serbe ne balkans.

    Reply to this comment
  4. Arben July 18, 19:48

    e drejte moj shoqe, po na thuaj pak, sa kroate luftuan

    per Kosoven????!!!!!

    Reply to this comment
  5. demo July 18, 19:54

    Ky student nga fshati me cafkaluq ne koke,sapo shkeli ne shilten e pushtetit,te graps,te vjedh .Sa mire e dijne pashane e Turqise katunaret e Shqiperise!!!Kjo zonje Evropiane kujton kontributin e shqiptareve ne luften kunder pushtimit serb te Jugosllavise.Shqiptaret e Kosoves kete e bejne me deshire se e kane ne gjak.
    Boshti gjenetik i Evropes se vjeter nuk eshte Gjermani-Itali,se ITALIA ESHTE RRACE JEVGJISH SARACENE,MAORE.Boshti i Evropes eshte Gjermani-Iliri,qe dmth Gjermani Austri,Kroaci,Kosove,shqiptari.

    Reply to this comment
  6. Aleksander Thana July 18, 23:16

    Duhet te dale edhe shoku-zoti Sali dinaku e te tregoje te verteten se sa shume ai me sllobodanin kane luftuar per (mos)clirimin e Kroacise.

    Reply to this comment
  7. DRENICA E KUQE July 19, 10:09

    Mire qe ju na jeni mirenjohes ne shqiptareve dhe ju lumte, Zonja Presidente!
    Por, çka te themi per shqiptaret qe jane ne pushtet kudo, ne te gjitha trojet etnike te Shqiperise se copetuar ne 6 “shtete” anti shqiptare dhe e kane shkelur me kembe “Betimin e UÇK“, me çka kane shkelur ne bashkimin dhe lirine e popullit shqiptar, ne te drejten e pa mohueshme nderkombetarisht qe nje komb te jetoje i lire ne nje shtet te vetin Etnik…
    Ne shqiptareve na lidhe me ju kroatet nje gjak iliro-shqiptar, prandaj duhet te punojme fort e pa pushuar kurre per ta kthyer Ilirine ne vendin e vet, nje shtet te vetem ne Gadishullin Ilirik, ne Mesdheun Iliro-Shqiptar!…
    Ju falenderojme, Zonja Presidente e Kroacisë, per kete sinqeritet qe del prej zemres Tuaj te madhe, njerezore dhe per gjithçka tjeter qe beni per ne shqiptaret edhe kur eshte ne pyetje finalja e bashkimit te Shqiperise e shqiptareve ne nje shtet tonin etnik!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  8. Epiriot me Zemer e Shpirt July 19, 11:51

    https://www.youtube.com/watch?v=z4PyyIQpMz0 kroatski srpski e krejt vicat e tjere jane nje kallep.Fise stepash dyndje ketyre aneve.Turkosllave ne origjine.
    Po ishin ilir kroatet atehere njereit eme te vjeter jane sllave.
    Iliret vete jane popullsi indiane e ardhgur ketyre aneve mbasi u shtyne nga popullsi barbare qesot popullojne indine.
    Kroatet jane sllave njejte si serbet edhe ne gjuhe e ftyra e zakone.Ne fakt jane nje prej fiseve polake qe rane ketej aneve.Serbet janeme afer nesh gjenetikisht sesa kroatet.Propoganda kroateske behet nga diosa qarqe titisto jugollsllavistesh qe flasin shqip.Kryesisht qarqe katolikesh kosove.Dmth mellenjaxhinj kosovarski.
    Nejse goxha dhip kjo Zagrebja e Kroacis.

    Reply to this comment
  9. Epiriot me Zemer e Shpirt July 19, 11:53

    https://www.youtube.com/watch?v=z4PyyIQpMz0 kroatski srpski e krejt vicat e tjere jane nje kallep.Fise stepash dyndje ketyre aneve.Turkosllave ne origjine.
    Po ishin ilir kroatet atehere njereit eme te vjeter jane sllave.
    Iliret vete jane popullsi indiane e ardhgur ketyre aneve mbasi u shtyne nga popullsi barbare qesot popullojne indine.
    Kroatet jane sllave njejte si serbet edhe ne gjuhe e ftyra e zakone.Ne fakt jane nje prej fiseve polake qe rane ketej aneve.Serbet jane me afer nesh gjenetikisht sesa kroatet.Propoganda kroateske behet nga disa qarqe titisto jugollsllavistesh qe flasin shqip.Kryesisht qarqe katolikesh kosove.Dmth mellenjaxhinj kosovarski.
    Nejse goxha dhip kjo Zagrebja e Kroacis.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*