Presidiumi refuzon kërkesën e Koçi Xoxes për falje jete, ekzekutimi i tij mesnatën e 11 qershorit 1949

Përgatiti: Kujtim Boriçi June 1, 2013 15:40

Presidiumi refuzon kërkesën e Koçi Xoxes për falje jete, ekzekutimi i tij mesnatën e 11 qershorit 1949

Ekskluzive /Lutja e Koçi Xoxes drejtuar Presidiumit të Kuvendit popullor për faljen e dënimit me vdekje të dhënë nga Gjykata e lartë, refuzimi i kërkesës për falje, kush mori pjesë në ekzekutimin e Xoxes në mesnatë dhe fjalët e fundit që tha ai para ekzekutimit nga toga e pushkatimit

 

Arkivat: Fjala e fundit e Xoxes ishte: “Nuk kam gjë, të rrojë Partia, Republika, Bashkimi Sovjetik dhe Stalini. Mua më gjykoi dhe më dënoi Bedri Spahiu!” Në ekzekutim morën pjesë Prokurori Bedri Spahiu, sekretari i Gjykatës Kozma Toçi, Majori Halim Xhelo dhe mjeku Ibrahim Dervishi.

 

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Pas dënimit nga Gjykata e Lartë me “Dënim me vdekje me pushkatim”, Koçi Xoxe i dërgon dy lutje Presidiumit të Kuvendit popullor për faljen e jetës. Presidiumi, pasi ka marrë dhe mendimin e Gjykatës së Lartë(përveç vendimit), ja ka refuzuar faljen e dënimit kapital. Koçi Xoxe pushkatohet në orën 23:15 të datës 11.VI.1949. Fjala e fundit e Xoxes ishte: “Nuk kam gjë, të rrojë Partia, Republika, Bashkimi Sovjetik dhe Stalini. Mua më gjykoi dhe më dënoi Bedri Spahiu!” Në ekzekutim morën pjesë Prokurori Bedri Spahiu, sekretari i Gjykatës Kozma Toçi, Majori Halim Xhelo dhe mjeku Ibrahim Dervishi.

 

 

Pak kohë ka pritur Xoxe pas vendimit kapital që shpresa e shprehur në dy letra drejtuar Presidiumit të Kuvendit Popullor për faljen e jetës, të merrte përgjigje. Në kërkesën e tij(lutje) për falje jete Xoxe theksonte “dashurinë për Partinë, gabimet pa dashje, kontributin e dhënë në luftë, vështirësitë e familjes së tij të madhe, të cilat do të bëjnë që të vini dorën në zemër, të më falni jetën, duke më lënë barrën e rëndë t’ia shpërblej gjithë jetën Partisë e vendit”… Por shpresa mbeti vetëm shpresë…

LETRA E GJYKATËS PËR KUVENDIN

Pas marrjes së kërkesës së të dënuarit Koçi Xoxe për faljen e jetës, Presidiumi i Kuvendit Popullor, i kërkon Gjykatës së Lartë mendimin nëse duhet t’i falet jeta Koçi Xoxes apo jo. Në mendimin e formuluar nisur Ministrisë së Drejtësisë (shkresa) me nr. 227, thuhet: “Tue përcjellur dy lutje për faljen e jetës të dënuarit me vdekje Koçi Xoxe, drejtuar Presidiumit dhe Kryesisë së Kuvendit Popullor, kjo Gjykatë është e mendimit që atij t’i refuzohen lutjet”.

VENDIMI I KUVENDIT

Ministria e Drejtësisë, me shkresën e saj nr. 488/1 rez., drejtuar Gjykatës së lartë, përcjell vendimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, cilësuar: “Gjegje shkresës nr. 227 datë 11.VI.1949.”

Në të thuhet: “Kryesia e Presidiumit të Kuvendit Popullor me shkresën nr. 1453 datë 11.VI.1949 na bën të ditur se në mbledhjen e datës së sotme ka marrë në shqyrtim lutjen e të dënuarit me vdekje Koçi Xoxe për faljen e dënimit kapital dhe ka vendosur refuzimin e saj.

Ministri i Drejtësisë

(Firma)

 

PROCES-VERBAL

I mbajtur sot më datë 11.VI.1949, ora 23:15 mbi ekzekutimin e

dënimit me vdekje, të dhënë nga Gjykata e Lartë, Koçi Xoxes.

Ekzekutimi i të dënuarit u krye në prezencë të akuzës publike shokut Bedri Spahiu, duke qenë i asistuar  prej sekretarit Kozma Toçi, të deleguarit të Degës së Brendshme të Tiranës, Major Halim Xhelos si dhe prej mjekut, Nënkolonel shokut Ibrahim Dervishit.

Konform nenit 7 të ligjit “Mbi ekzekutimin e dënimeve”, i dënuari qe lajmëruar rregullisht për refuzimin e kërkesës së tij për falje drejtuar Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe qe lejuar të takohej me familjarët.

Kështu, në datën dhe orën e shënuar, në krye të këtij procesi, u suall i dënuari në vendin e ekzekutimit.

Prokurori, shoku Bedri Spahiu, i bëri edhe një herë të ditur të dënuarit se kërkesa për falje qe refuzuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe e pyeti nëse ishte takuar me familjarët e tij. I dënuari u përgjigj se po, ishte takuar me familjarët e tij.

“Në këtë moment”, tha Prokurori, “je sjellë këtu për të vënë në zbatim vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Lartë. Prandaj thuaj nëse ke gjë për të thënë ose porosi për të lënë si vullnet të fundit.”

 

I dënuari Koçi Xoxe përgjigjet se: “Nuk kam gjë për të thënë. Familjen e takova!”

Prokurori i kujtoi edhe një herë nëse kishte ndonjë porosi për të lënë dhe i dënuari përgjigjet: Nuk kam gjë, të rrojë Partia, Republika, Bashkimi dhe Stalini. Mua më gjykoi dhe më dënoi Bedri Spahiu!”

 

Prokurori Bedri Spahiu tha: “Partia dhe Republika jonë do të rrojnë e lulëzojnë dhe kjo jo për vullnetin tënd.”

 

Në këtë çast, pikërisht në orën 23:15, përfaqësuesi i Akuzës Publike urdhëroi të kryhej ekzekutimi me pushkatim.

Pas qëllesave të togës së pushkatimit, u porosit mjeku, shoku Ibrahim Dervishi, i cili ekzaminoi trupin e të dënuarit dhe konstatoi se në vijim të qëllesave (gjuajtjeve me armë) të togës së pushkatimit, ka vdekur.

Pastaj, u urdhërua të kryhej varrimi i kufomës, pasi familjarët nuk kishin shfaqur ndonjë dëshirë për ta marrë atë, (kufomën).

 

Konform nenit 8 të Ligjit “Mbi ekzekutimin e dënimeve”, u mbajt ky proces-verbal, një kopje e të cilit i dërgohet Gjykatës së Lartë për t’u bashkuar me aktet.

 

Tiranë, më 11.VI.1949, ora 23:15

 

Firmosin:

Mjeku: -Ibrahim Dervishi

Përfaqësuesi i DPB Tiranë: -Halim Xhelo

Sekretari: -Kozma Toçi

Përfaqësues i akuzës: -Bedri Spahiu

 

 

REFUZIMI I FALJES

Pas shqyrtimit të kërkesës së Koçi Xoxes për falje jete, vendimi i Presidiumit të Kuvendit për refuzimin e faljes, Gjykata e Lartë i përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme shkresën përkatëse për refuzimin e faljes së jetës për Koçi Xoxen.

e treta1-SHKRESA PËR PROKURORINË

Republika Popullore e Shqipërisë

Gjykata e Lartë.

VF.LP

Tiranë. Nr 227/I

Prokurorisë së Përgjithshme, Tiranë:

Ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë me shkresën e saj nr. 488/1 të ditës së sotme, ka njoftuar se Presidiumi i Kuvendit Popullor ka bvendosur refuzimin e kërkesës për faljen e jetës nga i dënuari Koçi Xoxe.

Nënkryetari i Gjykatës së Lartë

Frederik Nosi(Firma, vula)

 

 

 

 

 

ministria e drejtesise2-SHKRESA PËR DPB TIRANË

Degës së Punëve të Brendshme të qytetit Tiranë.

Ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë me shkrezën e saj nr. 488/1 të ditës së sotme, bën të ditur së Presidiumi i Kuvendit popullor vendosi refuzimin për faljen e dënimit kapital për Koçi Xoxen.

Njëkohësisht, ju dërgojmë vendimin e kësaj Gjykate me Nr. 1, datë 10.VI.1949 që i përket të dënuarit Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vaskë Koleci, Nuri Huta dhe Vango Mitrojorgji.

Nënkryetari i Gjykatës së Lartë

Frederik Nosi(Firma)

(Fund)

 

Përgatiti: Kujtim Boriçi June 1, 2013 15:40
Komento

6 Komente

  1. Lemi LLuka June 1, 17:22

    Tragjedite e Shekspirit zbehen krahesuar me tragjedite tona.Sejfulla Maleshova qe ne Berat(tetor 1944) dha alarmin:”Po te mos merren masa partia do te perfundoje ne nje bande kriminelesh”.Sejfullai paska qene profet(ju prehte shpirti ne paqe).
    Banditi antikomunist Enver Hoxha e nisi me Koci Xoxen dhe e mbylli me Kadri Hazbiun.
    Si qendroi kaqe gjate ky aventurjer ne krye te vendit?!
    Qendroi aqe gjate per po ato aresye qe mbajne kaqe gjate ne krye nje palaco ordiner si Sali Ram Sheqere Berisha.!
    Prapambetja jone vella, prapambetja jone si popull eshte bazamenti i tyre.!Ndoshta kemi edhe probleme genetike?!

    Reply to this comment
  2. beni June 1, 21:17

    Kur nje i denuar me vdekje,ne fjalen e fundit thot TE RROJ REPUBLIKA te tjerat nuk kemi per se ti diskutojm kot se koti!
    Kto jan fjal prej Patrioti,sepse politika ndryshon si kurva,sot me Russine e neser me Kinen?

    Reply to this comment
  3. VL. HAS June 2, 04:55

    A ka qene plotesisht keshtu ? Po me Bedri Spahiun , ish perfaqesuesin e akuzes c’ndodhi dhe c’fat e priti me vone ? Sigurisht qe ajo kohe ngelet nga me te rendesishmet e gjithe historise se popullit shqiptar . ,pse jo dhe me heroiket . Kundershtaret e asaj periudhe edhe sot , duke dashur te denigrojne figuren e Enver Hoxhes hedhin balte mbi gjithe popullin tone te shume vuajtur dhe te shnderruar PREJ FUQIVE te medha , te atehereshme , ne placke tregu . Per mendimin tim PER T’I KUPTUAR ME MIRE KETO MATERIALE , GJYQE E TEJ. , per as edhe nje rast nuk duhet lene pa lexuar vepren “TITISTET” te ENVER HOXHES . Po aktualisht Ilir Meta sot ,per ato VJEDHJE qe ka bere e qe i jane vertetuar edhe nga vidio , me zerin e tij dhe me figuren e tij ,a nuk e meritoka edhe ky nje gjykim te tille si te tradhetarit Koci Xoxes ?, Edhe te tjere pushtetare aktual , te cilet te gjithe mundin dhe djeresen e ketij populli te akumuluar prej rreth 40 vitesh ne veprat e ndryshme e shkaterruan duke e vjedhur dhe duke ……te njejtin gjykim meritojne EDHE HAJDUTET E TJERE per te marre mesimet e nevojshme ….Sigurisht jo per te rikthyer kohen e Enver Hoxhes , se dhe ai vet thoshte :”Po shikove mbrapa do shkosh mbrapsht , po shikove perpara do shkosh perpara”.Dhe ne sot kemi modele ekonomiko shoqerore te reja dhe nga me te perparuarat ,qe duhet te ecim , sipas shembullit te tyre per ta cuar perpara vendin tone . Po kurre jo me Ilir Hajdutin !….

    Reply to this comment
  4. Malo June 2, 12:20

    “Germo Tare germo” se qenin e ngordhur do gjeshe. Ushqeu me iluzione se te verteten nuk e di askush me perjashtim te atyre qe e kane perjetuar ne ate kohe dhe ne ato rrethana. Shume nga ne sot flasin e shkruajne sikur te jene qendra e botes dhe e verteta apsolute. Lenini, shpetoje veten se ndryshoje vendin e pressjes, pa le sikur te shtosh apo te heqesh nje fjale.

    Reply to this comment
  5. Gramoz June 2, 17:47

    PSE SOT NUK PERSERIEN ATO LEXOJME LART KUSH E VRAU A HAJDARIN NUK E VRAU NATEN EDH E QAU DITEN AI VRAU SE E LINTE SISTEMI PO KETE KUSH JA LE DOREN TE LIRE [DEMOKRACIA] KURE MOS U GJENTE DEMOKRACI E KETILLE NE JEMI NDARE ME KEQ SE NE KOHEN ESATRAPIT JEMI NDARE NE SHQERA DHE NE UJQER SHKAKTARI ESHTE VETEMNJ TASHME E DINE TE GJITHE

    Reply to this comment
  6. bilo June 7, 23:19

    Keshtu si eshte katandisur populli shqipetare qoft mallkuar kjo demokraci.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*