Pretenca e gjyqit të 77-s: Armiku Abdyl Këllezi futi në Shqipëri agjentë të UDB-së si tregtarë

Kujtim Boriçi October 25, 2013 10:36

Pretenca e gjyqit të 77-s: Armiku Abdyl Këllezi futi në Shqipëri agjentë të UDB-së si tregtarë

Pretenca në vazhdim e Kryeprokurorit Rrapi Mino në gjyqin kundër të  pandehurve Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela e Vasil Kati, përqendrohet në bashkëpunimin armiqësor të tyre, që në kundërshtim me direktivat e Partisë  e Qeverisë, duke i dhënë përparësi tregtisë së jashtme me vendet revizioniste, kryesisht me Jugosllavinë, thelluan më tej sabotimet në fushën e ekonomisë. Duke dhënë shifra e fakte rreth kësaj akuze, Rrapi Mino i akuzon katër të pandehurit se nën petkun e biznesmenëve apo drejtorëve të firmave, “Agjentë të UDB-së hunin lirshëm në vendin tonë me synim thellimin e punës agjenturore e goditjen e sistemit socialist”…

*       *      *

(Kryeprokurori Rrapi Mino lexon pretencën)

Shokë gjyqtarë! Në vazhdim të veprimtarisë kriminale, të pandehurit Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela e Vasil Kati, në vitin 1962-1975 kanë rakorduar mbi nevojat e xhiros fonde mesatarisht 7-10% për çdo vit, megjithëse gjendja e mallit stoqe në magazina dhe në rrjetin e shitjes me pakicë vazhdimisht mbulonte mbi 50% të nevojave vjetore të shitjes. Si rezultat i këtij veprimi armiqësor, gjendja e mallrave mbi normativë dhe stoqe  në fund të vitit 1974 arriti në 190.000.000 lekë. Në këtë kuadër, për të përballuar këtë gjendje është tejkaluar kufiri i kreditit për rreth 36.000.000 lekë, ndërsa nga tregëtia është paguar interes bankar 30-35.000.000 lekë.

Një veprim i tillë sabotues, organizuar në shkallën më të lartë dhe më të përsosur, solli si pasojë që të bllokohen mjetet financiare, gjë që ndikoi drejt për së drejti në qarkullimin monetar  si dhe në dëmtimin fizik të mallrave dhe ç’ vlerësimin e tyre të herë pas hershëm. Gjatë viteve 1971-1975 si rezultat i uljes së çmimeve për mallrat ‘demode’, u përdorën 96.5 milion lekë.

Armiku Kiço Ngjela, për këto fakte deponoi:”Si rezultat i punës sonë armiqësore sabotuese kam krijuar mallra stoqe, që kanë sjellë pasoja të rënda për ekonominë. Përveç punës time, puna armiqësore sabotuese në këtë drejtim është bërë edhe nga armiqtë Abdyl Këllezi dhe Kiço Theodhosi”.

Shokë gjyqtarë! Tërësia e të dhënave të parashtruara më sipër lejojnë të tërhiqet konkluzioni se gjithë veprimtaria kriminale e realizuar nga të pandehurit Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela e Vasil kati, në drejtimet e sipër treguara ka ndjekur si qëllim dëmtimin dhe ç’ organizimin e ekonomisë popullore, goditjen e aleancës së klasës punëtore me fshatarësinë kooperativiste, ngjalljen e pakënaqësive me punonjësit e fshatit, dobësimin dhe likuidimin e diktaturës së proletariatit.

Në fushën e tregtisë së jashtme, të pandehurit Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela e Vasil Kati, kanë kryer gjithashtu një veprimtari të thellë sabotuese, sistematike, të organizuar dhe në mënyrë të përsëritur lidhur me mos zbatimin e orientimeve të drejta të Partisë dhe vendimeve të Qeverisë, të cilat në mënyrë ët qartë përcaktonin politikën e shtetit tonë që duhej të ndiqej në fushën e tregtisë së jashtme.

Në këtë çështje të rëndësishme, këta të pandehur, nëpërmjet bisedave të zhvilluara me njeri-tjetrin, kanë unifikuar pikëpamjet e tyre armiqësore për të sabotuar orientimet e drejta të Partisë dhe vendimet e Qeverisë për çarjen e bllokadës së egër imperialisto-revizioniste, duke e drejtuar dhe e zhvilluar tregtinë pothuajse kryesisht me vendet revizioniste dhe sidomos me Jugosllavinë titiste.

Armiku Abdyl Këllezi, lidhur me këtë qëndrim, deklaron:”Gjatë viteve, në Komisionin e Planit të Shtetit, unë veçmas, kam biseduar me Koço Theodhosin, Kiço Ngjelën, Pirro Dodbibën dhe Vasil Katin, se ndaj vendeve revizioniste, e në mënyrë të veçantë ndaj Jugosllavisë, duhej të mbanim, një qëndrim miqësor. Në biseda, unë kam thënë hapur se dhe importi dhe eksporti ynë të zhvillohen kryesisht me ‘ta se këto vende nuk paraqesin ndonjë rrezik për ne, se vendit tonë nuk i kërcënohet ndonjë rrezik për bllokadë ekonomike nga këto vende”. Këto marrëveshje kriminale, në mënyrë të plotë u pranuan edhe nga të pandehurit Koço Theodhosi, Kiço Ngjela e Vasil Kati.

Shokë gjyqtarë! Lidhur me këtë, i pandehuri Vasil Kati deklaroi: “Në zgjerimin me ritme të shpejta të tregëtisë me Jugosllavinë, përveç veprimeve armiqësore të Kiço Ngjelës, kanë ndikuar edhe puna armiqësore e Abdyl Këllezit dhe Koço Theodhosit. Abdyli na nxiste të zhvillonim sa më shumë tregti me Jugosllavinë. Ai e dinte ekzistencën e dis balancimit të tregtisë me Jugosllavinë, por asnjëherë nuk e bëri këtë problem”.

I pandehuri Kiço Ngjela, po kështu, shpjegon: “Armiku Abdyl Këllezi, duke ditur se unë dhe bashkëpunëtorët e mijë Vasil kati e Ahmet Jegeni vepronim kundër direktivave të Partisë, na nxiste në forma të ndryshme që të futeshim më thellë në këtë veprimtari. Në bisedat që zhvillonte me ne, insistonte që shumë mallra të bliheshin nga vendet revizioniste ose në Jugosllavi. Kjo ishte një veprimtari e përbashkët armiqësore  që kam  kryer unë së bashku  me armiqtë Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Vasil Kati, etj, kundër pushtetit popullor.

Drejtimi i tregtisë sonë të jashtme kryesisht me vendet revizioniste, ka ndjekur si qëllim sabotimin e orientimeve të Partisë për të çarë në tregje të tjera dhe sidomos në vendet e Afrikës, Amerikës Latine, Azisë, etj…. Dhe kjo, me pikësynim që ekonomia jonë të ishte e varur prej ekonomisë së vendeve revizioniste. Kështu, ndërsa tregtia me Jugosllavinë titiste brenda 3-4 viteve të 5 vjeçarit të parë u rrit duke u bërë konkretisht nga 7.5 milion rubla që ishte xhiro tregtare në vitin 1971, në 39 milion rubla në vitin 1975, ndërsa në vendet e tjera që orientonte Partie dhe Qeveria, pothuajse tregtia mungonte fare.

Shokë gjyqtarë! Për të fshehur këtë qëllim armiqësor ndaj Partisë dhe Qeverisë, të pandehuri hapnin fjalë sikur mallrat tona nuk preferoheshin nga ato vende, gjë që nuk i përgjigjej aspak realitetit. Dokumentet e administruara gjatë procesit gjyqësor ua hoqën maskën këtyre armiqve dhe i vunë ata plotësisht përpara përgjegjësisë së rëndë për këtë sabotim, sepse kërkesat për periudhat tona nga shumë vende kanë qenë të shumta dhe mallrat tona preferoheshin nga mjaft vende të botës.

Konsguent në vijën e tyre armiqësore, për të lidhur ekonominë tonë popullore pas qerres së ekonomisë revizioniste, të pandehurit që gjykojmë, në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr 196 datë 30/12/1970, kanë ruajtur e zhvilluar tregtinë nëpërmjet firmës ‘Batkop’ me vendet revizioniste, me qëllim që, së pari, tu tregojnë hapur këtyre vendeve se në marrëdhëniet me ‘ta nuk ka ndryshuar asgjë. Dhe së dyti, të mbysnin tregun tonë të brendshëm me mallra importi të konsumit të gjerë.

Se çfarë për pjesëtimesh mori tregtia jonë e jashtme me vendet revizioniste si pasojë e punës armiqësore të grupit antiparti e sabotatorë, do të mjaftonte të sillnim këto të dhëna: Ndërsa në vitin 1970 pesha specifike e eksportit të tregtisë me Jugosllavinë në volumin e përgjithshëm të eksportit të RPSSH ishte 4.2%, në vitin 1974 ajo u rrit në 11.7%. Po kështu, për të njëjtën periudhë, pesha specifike e importit, kundrejt totalit të përgjithshëm të importit u rrit 3.4% në 13.9%.

Si rezultat i kësaj veprimtarie armiqësore të të pandehurve, u hapën portat për hyrjen në vendin tonë të një numri të konsiderueshëm afaristësh dhe specialistësh jugosllavë. Në këtë drejtim, mjafton të përmendim faktin se vetëm në vitin 1974 kanë hyrë në vendin tonë 329 të tillë dhe për vitin 1975, kanë hyrë 216. Si rrjedhim, ka baza të tërhiqet konkluzioni se e gjithë kjo veprimtari ka synuar për ta kthyer vendin tonë, siç thotë populli, në një ‘han pa porta’, që agjentët e UDB-së dhe të gjitha vendeve të tjera revizioniste që fshiheshin pas petkut të afaristëve, të hynin tek ne tashmë jo ilegalisht dhe me automatik në dorë, por krejt legalisht. Por ju, të pandehur, përsëri gabuat. Ju menduat se ja hodhët shtetit të diktaturës sonë të proletariatit dhe e vutë atë në gjumë. Por organet tona të lavdishme të Sigurimit të Shtetit, të udhëhequra nga Partia, ashtu si në luftë ballë për ballë me bandat e armatosura me diversantët e shumtë, edhe këta diversantë me ‘borselino’ e ‘kollare’, ditën e do të dinë ti luftojnë dhe shkatërrojnë, ashtu siç u shkatërruan edhe ju vetë.

Shokë gjyqtarë! Tërësia e dokumenteve të administruara në këtë proces gjyqësor vërtetoi në mënyrë të plotë se tregtia me Jugosllavinë në shumë raste, nuk është zhvilluar mbi bazën e leverdisë reciproke, por ka qenë e dis favorshme për ne.  Nga kjo lloj tregtie të zhvilluar me qëllim armiqësor, ekonomisë sonë i është shkaktuar një dëm prej 974.309 dollarë.

Orientimet e dhëna nga Komiteti Qendror i partisë dhe Qeveria ka qenë që të mos lejohej saldo pasive me Jugosllavinë, por përkundrazi, të bëhej një tregti m,e leverdi, me kujdes dhe e balancuar. Në kundërshtim me këto orientime, të pandehurit Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi kanë lejuar për vite me radhë Jugosllavinë saldo pasive në dëmin tonë. Kështu, ndërsa në fund të vitit 1972 diferenca ndërmjet arkëtimeve  dhe pagesave të import-eksportit ka qenë 1.062.500 rubla, në vitin 1974 ajo është rritur në 2.743.00 rubla në favor të Jugosllavisë dhe në prill të vitit 1975 në 3.690.000 rubla, përsëri në favor të tyre.

Shokë gjyqtarë! Nga këto shifra dhe fakte të renditura, mendojmë se nuk ka tregues më të qartë për të vërtetuar edhe një herë se sa e egër dhe barbare ka qenë veprimtaria e këtij grupi armiqësor e sabotator për të dëmtuar dhe diskredituar ekonominë tonë popullore, forcën kolosale të rendit tonë socialist dhe për pasojë vetë sistemin e diktaturës së proletariatit. Por sado të egra që të ishin orvatjet e tyre, të pandehurit nuk mund t’i arrinin kurrë qëllimet e tyre armiqësore, sepse tek ne drejton dhe udhëheq një Parti marksite-leniniste, që me politikën e saj parimore di të bëj shkrumb e hi çdo orvatje armiqësore që drejtohet kundër interesave të popullit, Atdheut e socializmit.

Provat që argumentojnë veprimtarinë sabotuese të grupit armiqësor që gjykojmë janë të shumta dhe të ndryshme, por për konkretizim, te tu referohemi disa fakteve të vëna në dukje nga dëshmitarët:

Sami Muhameti, ish-Drejtor i Albimportit, i pyetur me cilësinë e dëshmitarit, shpjegoi: “Kiço Ngjela, Vasil Kati e Ahmet Jegeni, me ndërgjegje të plotë kanë sabotuar politikën e Partisë për çarjen e bllokadës dhe zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e perëndimit, Afrikës, Azisë, Amerikës Latine, me qëllim që të zhvillonin më tej e të zgjeronin tregtinë me vendet revizioniste, në mënyrë të veçantë me Jugosllavinë, nga e cila ekonomisë sonë i erdhën humbje të mëdha ekonomike e politike. Këta më kanë thënë mua që tregtia me vendet e Azisë dhe Afrikës nuk mund të bëjmë dot se ata nuk kanë se çfarë të na japin se janë të varfra… Këtë frymë, ata e futën edhe tek kuadrot e tjera dhe nuk u bë asgjë për çarjen ën këto tregje”..

Më tej lidhur me këtë problem, ky dëshmitar (Sami Muhameti) theksoi: “Çmimet e importit nga Jugosllavia ishin më të larta, kurse mallrat tona të eksportit shumë të ulëta. Dhe kur unë ula importin me Jugosllavinë në gati 5.000.000 dollarë, më thirrën Kiço Ngjela e Vasil Kati dhe me arrogancë, Kiço Ngjela më tha:’Ti do të dalësh mbi Ministrinë, këtu jam unë Ministër dhe jo ti, e ke përgjegjësi të rëndë që ke ulur importet me Jugosllavinë”.

 

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Pretencën e Kryeprokurorit Rrapi Mino: Si bashkërenduan punën armiqtë Këllezi, Theodhosi, Ngjela e Kati, duke lidhur kontrata ekonomike me firmat amerikane “Data system”, “Ampeks”’ “Verthon”, “Geospas”, “Sprague Engirening”, Simson Elektrik”, etj…

-Dëshmitë e të akuzuarve Kiço Ngjela e Vasil Kati për shkakun dhe mënyrën e lidhjes së kontratave me firmat amerikane.

-Akuzat e Kryeprokurorit: Ja faktet e bashkëpunimit armiqësor mes Beqir Ballukut e Abdyl Këllezit në fushën e propagandës kundër Partisë e Qeverisë.

 

 

Kujtim Boriçi October 25, 2013 10:36
Komento

4 Komente

  1. albans October 25, 11:25

    dikur haje plumbin per qindarka, sot vidhet buxheti i shtetit me kamione e nuk i hyn nje gjemb askujt.

    Reply to this comment
  2. tironsirefugjat October 25, 12:13

    Jemi mesuar te mos besojm ,ti biem shkurt ,tja hedhim fajin vetem “diktatorit te madh” edhe kur ska te drejt edhe kur jan ndryshe gjerat ! Jan shifra qe te cojn te shohesh ndryshe dhe te mendosh ndryshe !Po na del qe pjella e atij sistemi qe drejtuan per 23 vjet pas renies qenkan perbindesha te vertet qe perpin njerez dhe para ! Ai ishte nje dhe klyshet e tij te “zellshem”qe me emrin e tij, vran, shtypen e dhunuan sepse ishin sadist , kriminela e tradhtar dhe kte e vertetuan me se miri kto 23 vjet pas vdekjes se tij ! Tani ndonje antienverist do mendoj se po dua ta justifikoj e ta shfajesoj gje qe nuk esht aspak e vertet se me kto qe po them dua tju nenvizoj qe ligesin ,hajnin ,tradhtin e krimin e kemi ne gjak dhe makar te vi ajo dit qe kta qe arijn te na genjejn e ti vem mbi kok e pa pik turpi shkateruan gjithcka, ti perplasim atje ne qelit qe vet ndertuan per ata gjynafqar qe u dogjen bashk me te thatet !I ben kaq shum dem Shqiperis dhe ktij populli kta “krokodilat” e rij sa po harojm e sna bie ndermend per ate qe kaluam dikur se kjo e tanishmja qenka mjaft e hidhur ,sepse tani asgje nuk funksonon ,e perseri duhet filluar nga e para

    Reply to this comment
  3. Mark uk October 25, 20:17

    Nuk arriti te kuptoj se cfar doni te tregoni mbas gati 40 vitesh,perves doni te ngrine qe qiell redgjimin ma te poshter ne bote themeluesin e PKSH ma vone PPSH,tani PSSH.

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit October 25, 23:30

      O qen, mua ai rregjim me denoi po me jep nje emer te ish byroisteve qe trashegoi vilen apo vila te tjera, si bllokqeni Sali, po ma dhe nje emer do te jap te drejte, ose perndryshe qepe ate hale, ata ishin te poshter por Berisha me qelbesirat e tij jane te qelbur.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*