Prezantohen kandidatët në Orikum dhe Shushicë, Gjiknuri: Ndërkombëtarët dhe populli mbështesin qeverinë

May 12, 2017 11:07

Prezantohen kandidatët në Orikum dhe Shushicë, Gjiknuri:  Ndërkombëtarët dhe populli mbështesin qeverinë

Në kuadër të prezantimit të kandidatëve për deputetë, njësia administrative e Shushicës dhe ajo e Orikumit ishin ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri.

Pasi prezantoi kandidatin për deputet Edmond Leka në Orikum, Gjiknuri shprehu bindjen se alternative më e mirë politike për Vlorën dhe jo vetëm është Partia Socialiste.

Mendojeni për një moment, kush mund të bënte më shumë për Vlorën se sa është bërë tani? Çfarë alternative e shprese ka tjetër Vlora veçse Partisë Socialiste me këto që ka bërë dhe që ka demonstruar që i ka bërë?”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej, ai komentoi edhe situatën politike dhe bojkotin e opozitës. “Zgjedhjet në 18 Qershor do të bëhen. Ka vetëm dy mënyra të rrëzohet një qeveri. E para kur nuk të do populli dhe ke një presion të madh popullor gjë që nuk ekziston, nuk them për këtu në Vlorë jo e jo por as në gjithë Shqipërinë. E dyta është kur ke një presion të madh ndërkombëtar dhe je qeveri e izoluar. Të dyja këto kushte nuk ekzistojnë. Opinioni ndërkombëtar është me qeverinë e Edi Ramës sepse është qeveri legjitime e zgjedhur dhe populli është me Edi Ramën sepse po e sheh që po bëhet punë”, insistoi Gjiknuri.

Kandidati për deputet Edmond Leka shprehu bindjen në mbështetjen e qytetarëve në 18 Qershor.

Gjatë takimit të zhvilluar në Shushicë, kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës Anduel Tahiraj e cilësoi të padiskutueshme fitoren e thellë të kësaj force politike në zgjedhjet e Qershorit.

May 12, 2017 11:07
Komento

1 Koment

  1. MH May 12, 18:17

    Beni fushate qe votuesit te votojne kryesisht subjektin me pozitiv qe mbeshtesin dhe mbeshtetet nga nderkombetaret per reformen ne drejtesi.PD shuan vetveten.LSI luan drellarakun(Kalin e Trojes).Kryesorja e ketyre zgjedhjeve njihen zyrtarisht,boterisht nga nderkombetaret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*