Prezantohet Bonucci: Milan ishte një gabim, këtu fitohet. I pranoj vërshëllimat

August 10, 2018 16:03

Prezantohet Bonucci: Milan ishte një gabim, këtu fitohet. I pranoj vërshëllimat

 

Leonardo Bonucci ka zhvilluar konferencën për shtyp të prezantimit tek Juventus.

“Jam entuziast që jam kthyer. E kam bërë sepse më mungonte shtëpia. Falënderoj Juventus-in, trajnerin, menaxherin tim dhe Milan-in, që më kanë lejuar të jem këtu sot për të nisur këtë rrugëtim të ri. Viti i kaluar te Milan më ka dhënë shumë në aspektin njerëzor, por më ka hequr fitoret. Këtu ka organizim dhe fitohet”, kanë qenë fjalët e para të mbrojtësit italian.

Në lidhje me vendimin për të shkuar te Milan: “Ka qenë një vendim i marrë në një moment zemërimi, nuk ka qenë ai i duhuri”.

Cristiano Ronaldo: “Është mirë që e kemi në ekip, duke parë atë që ka ndodhur në vitet e kaluara….

“Nëse do të përballemi përsëri me Real-in, ndeshja nuk do të fillojë 1-0 për ata. Të stërvitesh me atë është një stimul për të gjithë, është një nga ata që nuk i lë asgjë rastësisë dhe është gjithmonë i përqendruar. Kam fatin që jam kthyer tek Juventus dhe të kem lojtarë me të vërtetë të fortë në krahun tim”, ka thënë Bonucci.

Vetëm Juven: “Erdha tek Juventusi sepse më mungonte shtëpia ime. E falënderoj Juventusin, Milanin dhe menaxherin tim që më dhanë mundësinë për të qenë këtu. Pata oferta të ndryshme nga jashtë Italisë, por doja vetëm Juven. Marrëdhënia me Allegrin? Jemi kaluar dhe kemi sqaruar gjithçka si dy njerëz të zgjuar me një përqafim. Kur u largova lashë zemrën, tani jam prapë këtu, me familjen time”.

Marrëdhënia me tifozët: “Tifozët i kuptoj dhe i respektoj sikurse kam bërë gjithmonë. Pas çdo ndeshjeje gjithmonë kam shkuar për t’i falënderuar. Vendimi për t’u larguar sezonin e kaluar ishte emocional. Vërshëllimat? Duhet t’i kthej në duartrokitje. Tani fillon një sfidë e re për mua. Jam një person më mirë, por duhet të rikuperoj si futbollist.”

a.s/dita

August 10, 2018 16:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*