Prezantohet “Brand Albania”, projekti synon krijimin e markës autentike shqiptare

February 28, 2018 16:21

Prezantohet “Brand Albania”, projekti synon krijimin e markës autentike shqiptare

Tashmë edhe produktet shqiptare do të përfaqësohen me një markë kombëtare në tregjet e huaja. Kjo gjë do të realizohet nëpërmjet projektit “Brand Albania”, i cili synon krijimin e markës autentike shqiptare.

Gjatë prezantimit të projektit “Brand Albania”, mbështetur nga USAID dhe “Creative Business Solutions”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka theksuar se kjo nismë ka në themel mbrojtjen dhe nxitjen e produktit vendas, si marka unikale të zhvillimit turistik në vend.

Sipas Klosit, ky projekt është një përpjekje konkrete e të gjitha institucioneve dhe partnerëve, për ta bërë Shqipërinë një destinacion turistik të diversifikuar dhe permanent, e për këtë është mjaft e nevojshme që në polet e zhvillimit të turizmit të tregtohen dhe ofrohen produkte autentike shqiptare.

“Brand Albania” do të jetë në përputhje me karakteristikat dhe produktet e zonave të përcaktuara për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor. Gjithashtu, ministri Klosi bëri të ditur se së shpejti do të publikohet edhe një kalendar i pasur aktivitetesh që do t’u ofrojnë turistëve vendas dhe të huaj, më shumë mundësi për të vizituar Shqipërinë në çdo stinë të vitit.

Projekti “Brand Albania” vjen në mbështetje të agrobiznesit dhe zhvillimit të turizmit në Shqipëri dhe do të krijojë një trupë kombëtare për një markë të unifikuar të produkteve bujqësore autentike shqiptare dhe integrimin e tyre në nisma për turizmin.

Shtatë institucione publike dhe private do të bashkërendojnë punën për të zbatuar me sukses projektin “Brand Albania”, i cili do të shërbejë si një katalizator i agroturizmit përmes promovimit të karakteristikave unike, cilësore dhe autentike të produkteve bujqësore të përzgjedhura shqiptare e duke i përdorur ato si ‘ambasadorë’ të turizmit.

p.k/dita 

February 28, 2018 16:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim