Prezantohet Bylykbashi: Erdha te Partizani për titullin

January 7, 2015 23:41

Prezantohet Bylykbashi: Erdha te Partizani për titullin

Partizani prezanton Dorian Bylykbashin, që bën një rikthim tek 15 herë kampionët. Fantazisti që luajti në fazën e parë me Elbasanin është prezantuar nga trajneri Shpëtim Duro si blerja e dytë dhe e fundit, duke vlerësuar 34-vjeçarin si një përforcim që do të rrisë cilësinë e skuadrës në pjesën e mbetur të sezonit.

“Bylykbashi është një futbollist cilësor, i cili bëri një pjesë të parë të sezonit me nivel të lartë tek Elbasani. Me blerjen e tij kemi mbyllur merkaton e dimrit”, tha Duro.

I pyetur për aludimet në media për kontaktet me Muzakën apo dhe futbollistë të tjerë, Duro tregohet i prerë, duke theksuar se ekipi i tij nuk ka nevojë për ndërhyrje, pasi ka bërë një pjesë të parë të sezonit shumë të mirë.

“Kemi bërë një pjesë të parë të sezonit shumë të mirë, duke përjashtuar ndeshjen me Vllazninë. Kam thënë që kam një ekip të mirë dhe me blerjet e bëra do të jemi edhe më të fortë”, theksoi tekniku.

I lumtur për rikthimin tek Partizani është dukur 34-vjeçari nga Elbasani, që falënderon trajnerin Duro për besimin ndaj tij. “Falënderoj trajnerin Duro për besimin, presidentin Demi dhe stafin teknik. Do përpiqem t’ia shpërblej në fushë”, tha fantazisti. Afrimi i Bylykbashit shton konkurrencën në mesfushë, pasi në rolin e fantazistit luan edhe Nexhipi. Megjithatë, trajneri Duro bëri të ditur se kampionati është i gjatë dhe në ndeshje të caktuara, Bylykbashi e Nexhipi mund të luajnë së bashku në fushë. Partizani vijon përgatitjet në Tiranë, me grupin tashmë të kompletuar.

 

January 7, 2015 23:41
Komento

1 Koment

  1. Pipi January 8, 21:13

    Bylykbashi? O Shpetim Duro, e di ti qe “Kandari – s’eshte me i pari”?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*