Prezantohet masterplani i Parkut të Liqenit, Veliaj: Shtohen 5.5 hektarë gjelbërim

October 15, 2015 08:48

Prezantohet masterplani i Parkut të Liqenit, Veliaj: Shtohen 5.5 hektarë gjelbërim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot masterplanin për hyrjen e Liqenit Artificial të Tiranës.

Në një event të zhvilluar në zonën e Parkut, kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar dhe nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, bëri të ditur se projekti për masterplanin sëbashku me planin për hyrjen e Liqenit do të shtojnë 5.5 hektarë gjelbërim në parkun e Liqenit.

Sot iu janë shtuar 5.5 hektarë nga ish – Garda Republikës. Do të rrafshohen 13 ndërtesa. Nga 14 ndërtesa ngelet vetëm 1 ndërtesë. Masterplani i Liqenit është ndarë në 10 miniprojekte, një prej tyre është rehabilitimi i digës, një tjetër është pista e vrapimit, një tjetër është zona e plazhit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur që projekti i parë të jetë parku i madh i lodrave të fëmijëve”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se në zonat që janë liruar në Parkun e Liqenit do të nisin investimet si dhe do të ketë një përkujdesje nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, theksoi se hartimi i masterplanit të parë dhe konkursi i hyrjes së Parkut vendosin për herë të parë zonën e gjelbër dhe zonën e ndërtuar.

Përmes dy planeve sipërfaqja e gjelbër e Liqenit shtohet me rreth 50 hektarë. Është një përgjigje ndaj shqetësimit qytetar. Sipërfaqja e Gardës i rikthehet qytetarëve. Shërbimet publike kryesore do të integrohen më pranë dhe për të qenë më transparente. Bashkia e Tiranës është sot këtu për të treguar vullnetin e saj”, tha Peleshi.

Në foton e projektit më poshtë, vija ndarëse paraqet pjesën ku sot gjenden 14 ndërtesat e Gardës së Republikës, e cila shndërrohet plotësisht në pjesë të Parkut të Liqenit.

1

October 15, 2015 08:48
Komento

9 Komente

  1. edi October 15, 12:41

    Po pregatitet terreni per ndertimin e megandertesave re justigikuara si hyrje ne park.

    Reply to this comment
    • mondi October 15, 18:03

      Erion Veliaj je mashtrues, cfare kujton se qytetaret e Tiranes jane idiota? por ndoshta dhe jane kur te lejojn ty te besh sipas qefit, si ka mundesi qe prezanton kete mega projekt, ku tek fusha e gardes qe eshte gjithe ajo siperfaqe ti ke ndermend te besh ndertime?, pse nuk thua qe dhe ne hyrje te parkut do besh ndertime, pse nuk thua qe ne vendin ku ishin kioskat do besh serisht ndertime. Pse more njeri si ai qe ishte dhe ti qe erdhe keni ndermend te beni vetem pislliqe, Mos e preni parkun e liqenit duke bere ndertime se do ju bihem kokes si majtas dhe djathtas, Duam gjelberim jo ndertime. Boll bere propagand o mashtrues. Por jeni aq mafioza sa per kete ndertim te gjithe liqenit jeni marr vesh si majtas dhe djathtas, Me gjithe shpirt ju mallkoj ty , dhe te gjithe juve mashtruesa hajduta qeveritar. Jane fjale qe vijne nga zemra. Qelbesir

      Reply to this comment
  2. edi October 15, 12:43

    Bravo Rama , kjo po eshte zgjuarsi. Po perdor kete eunukun tend per ta justifikuar ..ideja kaq siperfaqe me peme mbollem ketej..kaq sip. Ndertesa po ngreme ketu..bravo…

    Reply to this comment
  3. Bledi October 15, 15:24

    Do hiqen vincat apo jo ?

    Reply to this comment
  4. ti ti ti vetem ti October 15, 17:47

    Po 1, 2, 3, 4, 5 mund te na i shpjegoni se cfare perfaqesojne. Sa kate jane, cfare do te jene etj. Kam pershtypjen se eshte si ajo porta hyrese. Sec ma ndjen gjuri.

    Reply to this comment
  5. info-analitike October 15, 17:54

    Pervec 5,5 ha gjelberim perse nuk shpjegoni sa m3 beton do te shtohet ne park???
    Pastaj keto projekte sikur do te diskutoheshin me qytetaret apo ku pyet psikopati i gjate per qytetaret e Tiranes. Perse kur u diskutua fituesi i projektit cdo gje u be ne fshehtesi dhe jashte shtetit? Si nuk hoqet dore nga maskaralleqet more hajdute te pangopur!!!

    Reply to this comment
  6. mondi October 15, 18:03

    Erion Veliaj je mashtrues, cfare kujton se qytetaret e Tiranes jane idiota? por ndoshta dhe jane kur te lejojn ty te besh sipas qefit, si ka mundesi qe prezanton kete mega projekt, ku tek fusha e gardes qe eshte gjithe ajo siperfaqe ti ke ndermend te besh ndertime?, pse nuk thua qe dhe ne hyrje te parkut do besh ndertime, pse nuk thua qe ne vendin ku ishin kioskat do besh serisht ndertime. Pse more njeri si ai qe ishte dhe ti qe erdhe keni ndermend te beni vetem pislliqe, Mos e preni parkun e liqenit duke bere ndertime se do ju bihem kokes si majtas dhe djathtas, Duam gjelberim jo ndertime. Boll bere propagand o mashtrues. Por jeni aq mafioza sa per kete ndertim te gjithe liqenit jeni marr vesh si majtas dhe djathtas, Me gjithe shpirt ju mallkoj ty , dhe te gjithe juve mashtruesa hajduta qeveritar. Jane fjale qe vijne nga zemra. Qelbesir

    Reply to this comment
  7. Nje shqiptar October 15, 19:46

    Ne kete masterplan shikohet se si betoni po pushton te vetmen hapesite te gjeber qe i ka mbetur Tiranes. Hotel Sheraton u ndertua brenda parkut dhe tani shikohet qe ai po avancon me ndertime brenda hapesires se gjelber po keshtu edhe ndertimet ne kufijt e tij. Perse paskemi nevoje qe te ndertojme harqe gjegande e ndertesa shumekateshe ne hyrjen e parkut? Kjo ndertime nuk paraqesin bukuri por vetem mbushin gjepat e ndokujt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*