Prezantuesja e Agon Channel, në Panama Papers

April 7, 2016 08:34

Prezantuesja e Agon Channel, në Panama Papers

Furtuna e “Panama Papers” ka mbërritur edhe tek personazhet e televizionit italian.

Në numrin e revistës “L’Espresso” midis 100 italianëve që kanë fshehur pasuritë e tyre në ishujt Sejshell, ndodhet edhe prezantuesja e njohur Barbara D’Urso e cila rezulton drejtuese e një shoqërie të quajtur Melrose Place LTD, e regjistruar në vitin 2006.

Maria Carmela D’Urso, emri i vërtetë i drejtueses se një emisioni në kanalin 5 të Mediaset, është një personazh i njohur për publikun shqiptar.

Ajo ka drejtuar një seri emisionesh në televizionin Agon Channel, me pronar Francesko Beketin, i cili akuzohet nga autoritetet shqiptare, për pastrim parash dhe evazion parash përmes një skeme mashtrimi me shuma të mëdha parash.

Në atë kohë flitej se pagesat për Barbara D’Urso arrinin shifra marramendëse dhe nuk dihet nëse ato para të paguara nga Beketi ajo i ka fshehur në parajsa fiskale si Panamaja.

April 7, 2016 08:34
Komento

2 Komente

  1. Gazi April 7, 13:54

    Ky lajm idjot qe eshte botuar ii njejte ne te gjitha gazetat – duket qe ka dale nga nje burim, nga burimet e lodhura te qeverise qe kujtojne se po i bejne dem agonit po thane kete brockull. Barbara gazetare prej nje dekade e Mediaset. Nuk eshte shkeputur asnje dite nga ai TV, keta e shpallen gazetare te Agonit. Po i beni Agonit nje nder kaq te madh qe e mbani gjalle me lajme qesharake sa vetem nje PR i deshtuar mund ti prodhoje

    Reply to this comment
  2. Driza April 7, 17:09

    Ky burri pse i mban duart tek ko…t?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*