Prifti grek jep dorëheqjen pas videos intime me drejtoreshën e shkollës fetare

October 5, 2015 14:59

Prifti grek jep dorëheqjen pas videos intime me drejtoreshën e shkollës fetare

Një prift ortodoks grek ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një video në të cilën ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale.

George Passias, 67 vjeç, prift i komunitetit grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shfaqet në video duke kryer marrëdhënie intime me drejtoreshën e një shkolle fetare.

Menjëherë pas publikimit të skandalit ka dhënë dorëheqjen edhe 45 vjeçarja nga institucioni që drejtonte.

Passias shërben në një kishë në qytetin e Nju Jorkut, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Sipas New York Post, Passias ka qenë kancelar i Kryedioqezës ortodokse greke të Amerikës dhe ishte në krye të të gjithë priftërinjtë ortodoksë grekë në SHBA.

Video është dërguar në mënyrë anonime në redaksitë e mediave amerikane, por ende nuk dihet se kush e ka bërë këtë akt.

Gjithsesi, materiali që shkaktoi skandalin është marrë nga kompjuteri personal i priftit dhe është filmuar para disa kohësh.

Vetë Passias deklaroi se do të zhduket për disa kohë sipas vullnetit të perëndisë.

“Zoti ka zgjedhur që unë të hesht dhe unë këtë do bëj”, u shpreh ai.

Skandali vjen pas deklaratës së fortë të priftit të Vatikanit, i cili bëri publik homoseksualitetin e tij, duke i bërë thirrje kishës së hapë sytë dhe të reflektojë.

 

 

October 5, 2015 14:59
Komento

4 Komente

  1. ab October 5, 15:26

    Drejtoreshë moj drejtoreshë
    Unë pëllumb ti pëllumbeshë…

    Reply to this comment
  2. Papa Ndreu October 5, 16:19

    A do shkruaje Panajot Barka per kete sukses te rradhes te qishez greke?

    Reply to this comment
  3. lato October 5, 17:05

    ,paska perfundyar me paterica ajo e shkreta drejtoreshe

    Reply to this comment
  4. riti October 5, 19:41

    keta nuk jane sherbyes te ZOTIT por felliqesira ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*