Prifti i akuzuar u përpoq ta ndalte, shfaqet filmi që denoncon abuzimet në Kishë

February 9, 2019 20:26

Prifti i akuzuar u përpoq ta ndalte, shfaqet filmi që denoncon abuzimet në Kishë

Një nga regjisorët më të famshëm francezë prezantoi një dramë të re të bazuar në viktimat në jetën reale të abuzimeve seksuale në Kishën Katolike, ndërsa një prift i akuzuar u përpoq ta ndalte shfaqjen e filmit këtë muaj.

Francois Ozon ka punuar prej vitesh fshehtazi për “By the Grace of God”, (Me vullnetin e zotit) që u duartrokit jo pak në prezantimin në Festivalin e Filmit në Berlin, para premierës gala.

Ky është një nga dramatizimet e profilit më të lartë të mbulimit sistematik të molestimeve seksuale nga ana e klerikëve, që nga koha e “Spotlight” që mori edhe një çmim Oscar, që u shfaq në 2015.

Por, para premierës, një nga priftërinjtë e akuzuar për molestimin e më shumë se 80 djemve, Bernard Preynat, u paraqit në gjykatë për të kërkuar që filmi të mos shfaqej në Francë deri pas përfundimit të procesit gjyqësor, që duhet të fillojë këtë vit.

Premiera e filmit vjen ndërsa kardinali Filip Barbarin, arqipeshkv i Lionit, dhe pesë të tjerë presin verdiktin nën akuzat për mbulim të abuzimit.

Ozon, i njohur për filma të tjerë si “Pishina” dhe “8 femra”, tha për AFP se ai shpresonte që seria e abuzimeve të merrte fund, por filmi duhet të shfaqet për publikun.

v.l/Dita

February 9, 2019 20:26
Komento

3 Komente

  1. Leon Rrapini February 10, 01:37

    Thu hiqet me light klerikeve qe te edukojne adoleshentet.

    Reply to this comment
  2. mushak palok perbiba February 10, 07:02

    ju shkedheft derri rracen e flliqun.

    Reply to this comment
  3. intelektuali February 10, 17:32

    Reno per me treguar
    Ai vemja at zef pllumi, nga zero Komplet pede
    Priftterinjte Katholik qe nderoj ramuti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*