Primitivizmi neo-liberal i qeverisë Berisha

Nga ANDI KANANAJ April 22, 2013 10:28

Primitivizmi neo-liberal i qeverisë Berisha

Ideja e Berishës për të ulur shpenzimet që të fillojë të barazohet borxhi, është tejet primitive. Ideja për të zvogëluar administratën me anë të një diete metaforike, se kjo dietë do të sjellë më pas përmirësim të situatës së borxhit publik, duket se nuk është as efikase e as logjike. Borxhi u rrit, por ndërkohë dhe prodhimi u ul. Vërtetë zvogëlimi i administratës u shoqërua me privatizime, por vetë privatizimet përveç se rritën shanse përfitimi për miqtë e qeveritarëve, nuk sollën asnjë investim që do të rriste prodhimin e më pas në rend logjik edhe punësimin. Idesë se mund të jetojmë vetëm me shitjen e gjithçkaje duket se po i vjen fundi. S’kemi se çfarë t’u shesim më miqve tanë anëmbanë globit. Jemi vend i vogël, që prej 22 vjetësh vetëm shet shapka të blera në Stamboll. Minierat, hidrocentralet, ish fabrikat, ish uzinat u shitën. Pemët u bënë pallate dhe paratë e gjetura në banka janë harxhuar pa asnjë lloj kriteri. Kemi ngrënë gjithçka kishim nga ish rregjimi dhe gjithçka mund të kursenim përgjatë gjithë jetës. Fitimet që do të kishim në të ardhmen na i ofruan me bujari të pazakontë bankat. Me përqindje kriminale, por tani është vonë për t’u ankuar.

 

Meqë logjika e Berishës si kryeministër është të trajtojë shtetin si histori individësh apo familjesh me pak vetë, zgjidhja u gjet tek shkurtimi i shërbimeve shtetërore, që gjithkush t’i bëjë llogaritë me xhepin personal sa herë i duhet një shërbim. Pra çdo individ do harxhojë për shërbime sa i mban xhepi. Ndryshimi nuk do shkojë më tek shteti, por tek një privat i zakonshëm, duke zhdukur mundësinë që shteti me fitimin të investonte diku tjetër. Sidoqoftë ideja për të gjetur lekë në xhepat që i ke harruar prej vitesh, është tejet naive. Nëse një individ ul shpenzimet (del pa makinë) kjo nuk i krijon automatikisht dhe ulje të të ardhurave. Kurse me një qeveri ndodh ndryshe. Ajo ul shpenzimet publike, dhe rrjedhimisht kjo ndikon mënjeherë tek investimet. Mungesa e investimeve sjell ulje të prodhimit dhe të të ardhurave.

 

Dëgjova Berishën që në një takim me studentë në Fier tha se si shtet kemi rritur me një herë prodhimin dhe me tre herë punësimin. Që do të thotë se prodhohet një plus një herë më shumë se më parë, por punohet një plus tre herë më shumë se më parë. Ndërkohë shpenzimet janë ulur. Gënjen, se nuk ka logjikë. Ulja e shpenzimeve publike çon në ulje të prodhimit. Kur prodhohet më pak edhe punohet më pak. Nëse punon më pak fiton më pak. Ose me borxhin publik që rritet magjishëm paguan lart e poshtë që të mos krijojë idenë e krizës. Bën e thotë gjithçka në emër të fushatës. Ndërkohë që kostoja e një ekonomie drejt dizintegrimit të plotë është shumë më e lartë. Duhet të mbash me pagesa gjithë jo efiçencën që është krijuar nga mungesa e investimeve. Privatët investojnë vetëm tek dyqanet e qofteve, nëse shitja e qofteve sjell fitim. Mungesa e fantazisë dhe e mjeteve për shkak të mos investimit të shtetit, çon shpesh në falimentim. Shteti që ka ulur shpenzimet nuk ka mundësi as në këtë situatë të ndërhyjë, duke ekstremizuar shanset për papunësi kronike.

 

Privatizimet nga ana tjetër vetëm shtyjnë krizën me disa muaj, por ndërkohë eliminojnë mundësitë për të prodhuar. Të na rronte Theçeri të paktën, e të mos shanin më se na pëlqen Uejn Runi.

 

 

Jeta pas privatizimeve, që do të vijë shumë shpejt, do të jetë gjithashtu edhe më e zymtë. Pasi të kemi shitur gjithçka, do na mbetet si mundësi e fundit vetëm krahu i punës. Nga ana tjetër nuk është se jemi gati për tregun e ri neo-liberal, meqë qeveria nuk ka investuar që krahu i punës, pasuria e vetme që do të dispononim, të jetë e kualifikuar në industri të caktuara, në informatikë (si ndodh në Indi) apo qoftë dhe art apo turizëm. Kësisoj “çmimi” përkatës i krahut të punës do të jetë tejet i ulët. Pa dash me qenë ogurzi, po konkurrenca e Kinës me duket e pakapërcyeshme kur behet fjalë për oferta të ulëta.

 

Një debat normal, një diskutim mbi domosdoshmërinë e prezencës së shtetit në shoqërinë shqiptare, është thuajse i pamundur. Provokimet klishe që provokojnë vetëm efektin e Pavllovit në shumicën e shikuesve, janë të menjëhershme. Berisha përdor me sukses ende fjalët “demokraci”, “bllok”, “ish bllokmenë”, “taksë marksiste”, “neo-liberalizëm”, “Shqipëria 1 euro”. Jo vetëm kaq, por çdo situatë kundërshtuese kriminalizohet sakaq me propagandë agresive, e gatshme në çdo moment të justifikojë deri në neveri ulje pensionesh, vjedhje votash, papunësi, rritje çmimesh, shitje për dy lekë. Gjuha e përdorur nuk përkon fare me përmbajtjen. Kur thua të drejtat e njeriut, vetëm sa ke kujtuar se në emër të një biznesi si ai i demontimit të armëve, e drejta për jetën, shëndetin, apo punën e sigurtë nuk ka asnjë vlerë. Viktimat nuk dëmshpërblehen e ndërkohë terminologjia në fjalë përdoret ende me seriozitet, duke dëshmuar për vlerën e vërtetë të përpjekjes.

 

Politika neo-liberaliste të cilën Berisha ndjek me vendosmëri, zhbën në mënyrë të pashmangshme edhe arsimin, duke e bërë cilësinë e tij gjithmonë e më të dobët. Dikur arsimi nënkuptonte dijen cilësore, ndërkohë që sot konsiderohet vetëm si biznesi i Çilit, Titit apo kujtdo që paguan për të. Individualizmi dhe prona private mbeten dy shtyllat ku përqendrohet dija e sotme, për të shmangur mundësinë që pragamatizmi që pason logjikshëm, të zëvendësohej nga kërkesa për njohuri cilësore.

 

Absurde po të shikosh se si Berisha bën maksimumin që të ndihmojë me prezencat e veta universitetet private gjatë shpërndarjes së diplomave. Prodhohen pa fund të diplomuar, megjithëse dihet tashmë perspektiva e punësimit të mundshëm në ndonjë call center. Gjë që Berishës i intereson për disa arsye. Periudha disa vjeçare e investuar në studime prodhon studentë të mbrujtur e të frymëzuar nga teoritë neo-liberale. Nuk janë në kërkim të një punësimi fiks, për shkak se janë në kërkim të informacionit që do t’i katapultojë në një botë hipotetike më të mirë. Presioni ndaj qeverisë ulet. Fitimi i lartë i pronarëve si Çili dhe Titi, krijon iluzionin se si funksionon sistemi. Në këtë mënyrë edhe në një të nesërme studentët do të mundohen ta gjejnë problemin tek vetja.

 

Në analizë të fundit, Berisha apo njerëz si ai, janë jo vetëm arkitektë të këtij mashtrimi, por shumë shpesh dhe aksionerët e tij kryesorë. Nga sistemi që vetëm privatizon dhe shet ajër mund të përfitojë vetëm kontrolluesi politik. Në kushtet e privatizimeve të të mirave publike të prodhuara dikur, nëse nuk je politikan, mundet vetëm të jesh Xholi që mer përsipër të mbajë peshën e shitjes. Si dhe të përgjegjësisë ligjore për “vjedhjen” e legalizuar. Ndërkohë që në një sistem të majtë të bazuar në prodhim, duhet minimalisht produkti punë, për të arritur tek produkti që do të jetë e mira për t’u kaluar në treg. Kjo e komplikon qenien aksioner vetëm falë kontrollit të spektrit politik. Nga perspektiva e majtë, përndryshe, politika nuk mund ta krijojë prodhimin nga hiçi, gjë që sjell konvertimin e rëndësisë së roleve.

 

Ndërkohë, besimi se koha dhe tregu neo-liberal kanë një plan të padukshëm rezervë (si dora e tregut, që ngjan gjithmonë e më shume si dorë xhepisti në autobus) që t’i përmirësojë gjërat, është utopi, siç është utopi dhe tregu me fytyrë njeriu.

 

Politikat e neo-liberalizmit të përfaqësuara me sukses nga qeveria e sotme kanë minuar çdo të ardhme për mirëqënien ekonomike e sociale të shoqërisë shqiptare. Ato duhet të ndalen dhe të kurohen nëpërmjet një ridimensionimi të rolit ndërhyrës dhe kontrollues të shtetit. I një shteti të përgjegjshëm, larg modelit të tenderave modeluar me përkushtim nga teoricienët e terapisë së Shock-ut.

Nga ANDI KANANAJ April 22, 2013 10:28
Komento

46 Komente

  1. doshja April 22, 11:59

    E pa pare! Ne 23 qershor duhet shfarrosur kjo qenie primitive me ipad!

    Reply to this comment
    • Robespier April 22, 15:29

      Z.Kananaj,vendi yne ,per vete specifiken e tij,eshte i “denuar” t’i nenshtrohet nje politike liberale ,neo-liberale,quaje si te duash. Shembulli me domethenes per kete eshte politika qe ndoqen qeverite socialiste,sidomos ajo e Fatos Nanos,ne fillim te shekullit te ri. Madje,ketu e ka burimin real,gjithe ai pozivitet (dhe me te drejte) qe i mvishet z.Nano,sepse,politikat liberale qe ndoqi ai kushtezojne, ne thelb,gjithe ate “liberalizem” per te cilin z.Nano perflitet per te mire.
      Per shume e shume vite me radhe,eshte folur per nje “krize te se majtes” , ne fakt e majta ka qene ne krize,jo vetem keto dhjetvjecaret e fundit, por…perhere…po po,perhere,qe kur ajo pranoi tregun e lire dhe konkurrencen,dmth sistemin kapitalist si te tille…
      Sistemi ne te cilin frymon bota ne te cilen duam te integrohemi,dhe jo vetem,eshte ,si te thuash,shtepia e natyrshme e se djathes,ku e majta nuk eshte ndjere asnjehere komode. Une jam vete i majte,dhe te debatosh me nje neo-liberal je perhere ne nje disavantazh te sikletshem,per arsyen se ,ndersa pranon premisat ku mbeshtetet logjika e tij, – tregun dhe konkurencen e lire – ,ti e kundershton dhe polemizon me pasojat,cka eshte nonsens! Pikerisht,per kete arsye te majtet ,vazhdimisht , akuzohen per populizem dhe demagogji.
      Nje nder ideologet me te medhenj historike te se majtes konsiderohet Prudoni. Marksi tallej ,dhe me te drejte,pameshirshem me te,sepse, vinte re tek ai pikerisht kete mosperputhje mes premisave dhe pasojave te tyre.Ne fakt kjo eshte nje lengate e te gjithe ideologeve te majte te mepasshem. Nje i majte i vertete ,realisht i vertete ,konsekuent ne parimet ,nuk mund te arrije kerkund pervecse aty ku doli Marksi ose edhe Noam Chomsky sot.Keta dy personalitete te se majtes,gjeni te mendimit,konsekuent ne majtizmin e tyre, e dinin ( Chomsky e di) qe, konsekuenca dhe luajaliteti me parimet,kane vetem keto lloj “daljesh”,te gjitha te tjerat qe thuhen,te gjitha teorite e pafundme nga lloj lloj filozofesh te majte,jane pese me hic qe nuk shpien asgjekundi.
      Kthehemi ne rastin e vendit tone,ku z.Kananaj ankohet per privatizimet e qeverise se sotme(privatizime te cilat,per ironi, kane filluar fuqishem ne kohen e qeverive socialiste!) dhe jep argumentat e tij,por,harron nje “detaj te vogel” qe ne fakt nuk eshte detaj ,por,nje kunderargument qe mund ta perdore kushdo:sistemin e korruptuar ne palce,ne te gjitha elementet e tija… .Z.Kananaj ,ashtu si edhe shume te tjere,kane gjate gjithe kohes ,dhe me te drejte,qe akuzojne te gjitha qeverite per korrupsion galopant dhe per sistemin korruptiv te ngritur prej tyre.Atehere, si mund te pretendohet qe ato qe cilesohen si pasuri te vendit,duke filluar qe nga ndermarrjet e medha,te administrohen nga nje sistem i korruptuar?! A nuk eshte paradoks ky?!
      E perseris edhe njehere qe, cdo qeveri ,e djathte apo e majte qofte kjo,eshte e denuar te ndjek politika liberale,madje me shume se liberale…neo-liberale!
      E di qe kjo mund te duket e cuditshme kur e thote nje i majte,por sic,thote ajo fjala “te rrime shtrember e te flasim drejt” qe ,ne rastin tone do ta pershtatja “te mbajme bindjet tona ,por,t’u japim hakun kundershtareve ne bindje kur kane te drejte”.Flm per mirekuptimin.

      Reply to this comment
  2. polici April 22, 12:03

    Duhet me e largu kete qi spo na jep pune e po na le pa buke kalamajt….. e pastaj detyrohena me u korruptu e me korruptu te tjeret….. poshte sala! kesaj rradhe do votoj per Edin se kam besim dhe dua te shoh cmund te bej ai si kryeminister…..

    Reply to this comment
  3. Matilda April 22, 13:19

    shkrim shume i bukur…..bravo Andi

    Reply to this comment
  4. Arbenita April 22, 13:22

    Gjithcka eshte e rrenuar, ka vajtur aty ku nuk mbane me thote populli ndaj Berisha duhet shporrur nje ore e me pare

    Reply to this comment
  5. antiBerishe April 22, 13:28

    “Që do të thotë se prodhohet një plus një herë më shumë se më parë, por punohet një plus tre herë më shumë se më parë. Ndërkohë shpenzimet janë ulur. Gënjen, se nuk ka logjikë.” – Mire do ishte qe autori te merrte ndonje klase ekonomie si fillim. Ku te mesonte qe punesimi nuk eshte i barabarte me prodhimin, se sherbimet jane punesim (duke filluar nga ndertuesit, tek parukjeret, mjeket, etj.). Ku te mesonte qe qeverite krijojne pune vec ne shtete si Koreja e Veriut. Apo ndonje klase gazetarie ku te mesoje qe kur tjetri (Berisha) sjell nje numer, nuk mjafton nje “genjen se nuk ka logjike” per ta kundershtuar por duhet te germosh ne statistika per ta provuar gabim. E shume e shume te tjera.

    Reply to this comment
  6. Ana April 22, 13:30

    Arsimi Shqiptare eshte bere pacavure, universitetet private jane bere si kjoskat buze lanes dikure….Prodhohen diploma edhe per ata qe nuk shkojne ne shkolle, e kjo vetem e vetem se pronari u universitetit i mbane ison Kryeministrit.Kjo gjendje katastrofale duhet te mare fund menjehere…Ardimi kerkon dinjitet

    Reply to this comment
  7. xhesi April 22, 13:33

    Kryeministri yne mendje “ndritur” e rrenoi arken e shtetit, na ka vene mbi kurriz borxhe te medha, e me pafytyresine me te madhe kerkon nde nje mandat tjeter per te na zhytur sa me thelle ne borxhe, per te na bere si Grekun

    Reply to this comment
  8. Albi April 22, 13:40

    Si mund te marre guximin dikush qe nuk ka nje klase ekonomie apo statistike si formim te beje analiza mbi shkallen optimale te shtetit ne nje ekonomi???

    Reply to this comment
  9. Tila April 22, 13:49

    Vetem tek Berisha nuk egziston fjala bese dhe ndaj shqiptaret nuk mund ti besojm ne nje deshtaku te mjere qe enderron te qendroi perjetesisht ne pushtet.

    Reply to this comment
  10. Tila April 22, 14:09

    Albi …fshati qe duket nuk do kallauz thote populli, edhe ekonomia shqiptare nuk do mend per tu kuptuar qe eshte pertoke…Mjafton te shikosh listat e borxheve ne cdo dyqan dhe e kupton se ku jemi

    Reply to this comment
  11. Tila April 22, 14:10

    Me shume se te shkolluar ne politikat e arsimit te Bersihes ka hajvane me diploma….Arsimit i vune ferren keta, ndaj duhet Rilindje sa me pare

    Reply to this comment
  12. Ajla April 22, 14:11

    Shkrim shume i mire dhe i goditur….te lumta Andi

    Reply to this comment
  13. edi April 22, 14:19

    shkrim shume brilant dhe meriton shume komplimente sepse ka pershkruar drejt modelin e privatizimit te berishes kopmlet te deshuar

    Reply to this comment
  14. evi April 22, 14:22

    shqiperia 1 euro ka qene nje model ekonomik shume i deshtuar privatizi nga kjo qeveri dhe shume e demshme per ekonomine

    Reply to this comment
  15. endri April 22, 14:25

    kjo qeveri u tregua shume klienteliste me keto politika qe ndoqi per privatizimin e sidomos me ate shqiperia 1 euro qe perfituat toke te gjithe klientet e qeverise berisha

    Reply to this comment
  16. Albi April 22, 14:25

    Kjo s’ka fare lidhje me Rilindjen apo jo, me Berishen apo Ramen. Ju e lexoni artikullin apo perserisni permendsh si dele ca parulla qe degjoni? Ky tipi merr persiper te analizoje si e sa prodhon shteti v. sektorit privat. Qe ta besh nje gje te tille duhe te kesh koken plot me njohuri per ate fushe, e te pakten ca statistika.

    Reply to this comment
  17. ergi April 22, 14:33

    kemi privatizime te medha nga kjo qeveri por asgje konkret e efikase,privatizoi 4 hidrocentrale shume fitimprurese dhe ndersa kishte investurar miliona euro ne to

    Reply to this comment
  18. eli April 22, 14:34

    privatizimi i armos ishte deshtimi me i madh i ksaj qeveri fameqeke sepse nuk arriti as ta privatizoje ate e as te marre garancine e ofertes prej 80 mln euro

    Reply to this comment
  19. Tila April 22, 14:44

    Po po e lexoj une shkrimin por vetem per ekonomine ke material sa te duash te flasesh,,,sese eshte pertoke

    Reply to this comment
  20. ervis April 22, 14:45

    kjo qeveri ka qene e deshtuar ne cdo privatizim qe ka bere dhe ne vend qe kompanite e privatizuara te njohin zhvillim po njohin rrenim te metejshem

    Reply to this comment
  21. evi April 22, 14:50

    kjo qeveri nuk ka treguar se ka nje strategji te qarte privatizimesh dhe se te gjithe privatizimet lene dyshime per afera korruptive

    Reply to this comment
  22. eni April 22, 14:51

    me ardhejn ne pushtet te partise socialiste do hetohen te gjitha keto privatizime dhe do kete nje strategji te qarte per privatizimet e metejshme dhe ato do jene sa me transparente

    Reply to this comment
  23. esi April 22, 14:52

    une mendoj se eshte nje motiv me pak per te votuar berishen ne 23 qershor ekto deshtime qe ka pasur kjo qeveri me privatizimet

    Reply to this comment
  24. Tila April 22, 15:11

    Esi nuk ka me asnje motiv per te votuar Berishen alternativa e ndryshimit eshte Rilindja

    Reply to this comment
  25. gjergji April 22, 15:13

    duhet tu jepet fund njeher e mire ketyre privatizimeve korruptive qe po e mbysin ekonomine shqiptare dhe duhet qe shteti te pergjgijet para popullit mbi eficensen e ketyre privatizimeve

    Reply to this comment
  26. Ajla April 22, 15:19

    Kjo qeveri me shume se kudo ka deshtuar te privatizimet, ajo nuk meriton asnje vote me 2 qershore…sepse pati 8 vite kohe per te ndryshuar sqiperin dhe shiko se ne cgjendje e solli.

    Reply to this comment
  27. Anastasia April 22, 15:20

    Kjo qveri nuk ka asnje plan, asnje program thjeshte vjedh programin e PS

    Reply to this comment
  28. donald April 22, 15:20

    duhet te shfarosim kte te keqe te madhe me emrin sali, qe i kanoset shqiperise

    Reply to this comment
  29. Ana April 22, 15:24

    Duhet te largojme nje ore e me pare kete qeveri te korruptuar qe ka mbushur xhepat me privatizimet e kompanive kombetare

    Reply to this comment
  30. beni April 22, 15:30

    kjo qeveri nuk meriton as me shume e as me pak por vetem vote kunder nga qytetaret shqipatr per menyren sesi ai abuzoi me ekonomine dhe privatizimet

    Reply to this comment
  31. besnik April 22, 15:33

    privatizimet kane qene nje farse dhe nje mashtrim i ksaj qeverie per te mbushur arkat e saj vetem per fushata elektorale dhe asgje me teper

    Reply to this comment
  32. besi April 22, 15:35

    nuk mundet qe nje shtet te privatizoje asetet e saj me me vlere dhe keto kompani te mos njohin zhvillim dhe te mos bejne investime konkrete ne to

    Reply to this comment
  33. igli April 22, 15:42

    keto privatizime qe ka bere qeveria jane te denja per nje demokraci hibride me korrupsion te larte ashtu sic na ka percaktuar raporti i dash e jo per nje vend demokratik te zhvilluar

    Reply to this comment
  34. gerti April 22, 15:43

    shqpatret nuk do tolerojne me qe vendi i tyre te jete pre e vjedhjeve e grabitjeve qe ben qevria ndonese ajo duhet te jete aty per te mirmenaxhuar jetet tona dhe ekonomine tone te perbashket

    Reply to this comment
  35. gersi April 22, 15:45

    pavarsisht se privatizimet deshtojne askush nuk del dhe mban pergjegjesi per keto deshtime apo te shkojne para drejtesise ata qe kane keq menaxhuar nje privatizim te tille si armo

    Reply to this comment
  36. gridi April 22, 15:48

    gjithcka qe do marrin shqiptaret pas 23 qershorit me ardhjen ne pushtet te partise socialiste eshte transparence per privatizimet dhe dhenia e tyre me cmimin sa me te larte dhe mir menaxhjimi i atyre parave epr ivneestime publike dhe uljen e borxhit

    Reply to this comment
  37. gazi April 22, 15:50

    vendin kjo qeveri e ka cuan drejte nje gremine fiskale dhe ekonomike duke rritur borxhit dhe duke shitur ne menyren me te keqe te mundshme pra duke privatizuar asete publike te shqipatreve

    Reply to this comment
  38. gega April 22, 15:51

    pergjigjen berisha per te gjithe keto deshtime dhe rrenime qe i ka bere ekonomise ne vend do e marri ne 23 qershor nga shqipatret dhe votat e tyre sepse ska shqipatr te kenaqur nga ky model ekonomik klientelist i tyre

    Reply to this comment
  39. Ana April 22, 15:53

    Beni i ka ca plane i ka, ka planet e vjedhura nga programi i PS

    Reply to this comment
  40. antiBerishe April 22, 16:02

    Propozoj rilindje.net te shkartisi ca emrat e komenteve robote se s’ka lezet, duket ashiqare.

    Reply to this comment
  41. Bruna April 22, 17:04

    Shkrimi shume i bukur por mbi te gjitha shume i drejte.
    Ka ardhur koha qe ta largojme kete njeri nga pushteti. Duhet nje Rilindje,nje Rilindje e te gjithe Shqiptareve 🙂

    Reply to this comment
  42. ARSI April 22, 20:11

    Ka mbaruar me kohe e me vakt , koha e berishes..eshte koha e nje shqiprie tjeter, e nje shqiperie te Rilindur,,dhe pas 23 qershorit enrra e cdo shqiptari per nje shqiperi ndryshe do te mare jete….ndersa Berisah le te vazhdoi te shikoje endrra se do te fitoje mandatin e trete

    Reply to this comment
  43. lani April 23, 13:20

    O militante dembela, akoma syte nga shteti i keni ? Shikoni beni gjerat vete e mos prisni lemosha. Sa keq e mesoi popullin shqipetar ai Enveri, i gjente ndonje pune dhe i jepte sa te mbanin shpirtin gjalle. Keshtu duan keta, skane b…te jetojne me forcat e tyre dhe bejne llapa llapa neper komente se fajin e ka qeveria. Levizni o te paafte. Sot asnje nuk te vret ne kufi, nuk te fut ne burg per aktivitet privat dhe se llape per politike, cfare doni me ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*