Princ William nuk mund të kapet për dore me gruan, ndërsa Princ Harry po

December 4, 2017 18:39

Princ William nuk mund të kapet për dore me gruan, ndërsa Princ Harry po

Princi Harry dhe e fejuara e tij, aktorja amerikane Meghan Markle kanë qenë shumë të suksesshëm në daljet e para publike si cift para britanikëve. Së bashku, ata kanë tërhequr shumë vëmendje dhe njerëzit duket se kanë krijuar një dashamirësi për ta si cift, kjo dhe falë faktit se pothuajse në cdo fotografi të publikuar në media ata shfaqen të dy të kapur dorë për dorë dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Si rezultat, njerëzit i pëlqejnë sepse ata duke shumë të dashur me njëri-tjetrin. Por nuk ndodh e njëjta gjë me Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit sepse ata asnjëherë nuk e kanë bërë këtë gjë në publik dhe duket se mbajnë një distancë kur janë afër njëri-tjetrit. William dhe Kate Middleton kanë preferuar të mbajnë një distancë konservatore.

Por pse? Sipas ekspertes të mirësjelljes Myka Meier, është e gjitha një preferencë personale që ka të bëjë me ndjenën e përshtatshmërisë.

Ajo u shpreh për revistën People: “Ndërsa Princi Harry dhe Megan shfaqen duke mbajtur duart, është një gjest me sa duket i mirëpritur për të treguar unitetin dhe për të festuar lidhjen e bukur të dashurisë që ata kanë. “Nuk ka asnjë protokoll që thotë se ata nuk mund të tregojnë dashuri në daljet e tyre zyrtare dhe ky gjest i bën ata të afërt dhe të pëlqyeshëm për publikun. “Ndërsa ne jemi mësuar të shohim Dukën dhe Dukeshën që nuk mbajnë duart në publik, kjo është thjesht një çështje preference për çdo çift dhe gjithashtu ka gjasa të varet nga natyra e ngjarja që ata po ndjekin”, shton Meier.

December 4, 2017 18:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim