Princeshë për një ditë në Londër

September 11, 2016 22:39

Princeshë për një ditë në Londër

Në këtë album fotografik do të shihni debutantet e reja teksa bëhen princesha për një ditë. “Daily Mail” shkruan se vajzat e reja janë pjesë e një prej ballove më me shkëlqim në Londër.

Bëhet fjalë për ballon e Mbretëreshës Sharlotë, e cila organizohet në hotelin “Royal Horseguards”.

Ndërkohë një ftesë për të marrë pjesë në ballo nis nga 2500 sterlina. Mediat e huaja shkruajnë se balloja daton për herë të parë këtu e 236 vjet më parë, kur Mbreti Xhorxhi III festoi ditëlindjen e të shoqes.

Që prej atëherë, debutantet e reja prezantoheshin përpara Mbretit ose Mbretëreshës deri në vitin 1958. Tashmë balloja vazhdon stilin e saj, duke shënuar një moment kulmor në atë që njihet si “Sezoni i Londrës”. Aristokracia feston me shkëlqim rikthimin në Londër pas mbarimit të sezonit të gjuetisë.

September 11, 2016 22:39
Komento

1 Koment

  1. XXXL September 12, 08:27

    Ballo ne WC, nuk kishte ndonje foto tjeter….. duke urinuar….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim