Princi Charles (vjehërri) nuk i thërret kurrë në emër Meghan Markle

June 27, 2018 15:25

Princi Charles (vjehërri) nuk i thërret kurrë në emër Meghan Markle

Ndërkohë që të gjithë prisnim që të ishte Thomas Markle, ai që do të shoqëronte të bijën në altar në St. George’s Chapel, Pallati i Kensingtonit do të lajmëronte dy ditë para ceremonisë së shumëpritur që ky rol i ishte besuar princit Charles.

Dhe kështu ndodhi, të shtunën e lumtur të 19 majit duka i York-ut u shfaq në krah të dukeshës së re të Sussex-it, Meghan Markle, në rrugëtimin e saj drejt altarit.

Që prej asaj dite e deri më sot, ata janë shfaqur vazhdimisht bashkë dhe sipas shtypit britanik lidhja e tyre është shumë e fortë, aq sa Charles t’i lejojë vetes të shpikë një pseudonim për nusen e tij më të vogël. Sipas “Daily Mail”, ai e quan Markle “tungsten”, një lloj metali i fortë dhe i palëkundur.

“Princi Charles e admiron Meghan për forcën dhe mbështetjen që ajo i jep Harry-t, i cili ka nevojë për një imazh të tipit “tungsten” në jetën e tij, pasi është njeri i butë. Tashmë kjo fjalë është kthyer në një term mirësjelljeje”, tha një burim për “Daily Mail”.

Kur Meghan takoi Princin Charles u mahnit nga sharmi i tij. Ajo i tha Harry-t që ai ishte i mrekullueshëm, mikpritës, njeri i qëndrueshëm dhe punëtor. Ajo ia bëri të qartë Harry-t që duhet ta vlerësonte të atin dhe të lidhej më shumë me të si dhe ndihmoi baba e bir të rrregullonin marrëdhënien e trye të brishtë, që pas vdekjes së Princeshë Dianës.

Ndërsa Charles ishte shumë i impresionuar nga Meghan, u tha miqve: “Ajo është kaq inteligjente dhe e këndshme. Ajo e bën Harry-n të lumtur. Nuk mund ta donim më shumë”.

l.h/ dita

June 27, 2018 15:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?