Princi i Monakos nis vizitën dy ditore në Shqipëri, pritet nga presidenti Meta

October 16, 2018 11:53

Princi i Monakos nis vizitën dy ditore në Shqipëri, pritet nga presidenti Meta

Princi i Monakos, Alberti i II është pritur në një ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos do të zhvillojë në datat 16-17 tetor 2018, një vizitë shtetërore në vendin tonë.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrive të Jashtme të të dy vendeve.

Po kështu do të nënshkruhet dhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert II të Monakos dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës e Shoqatës “Pisha Flamur” për mbrojtjen e burimeve natyrore.

l.h/ dita

October 16, 2018 11:53
Komento

7 Komente

  1. o, monako-ks; i q..ifsh moni-ken presidentit dhe ai ..tenden . October 16, 14:11

    bota, e “hipnotizuar” nga protokollet monarkiste, vazhdon t’i mbaj gjalle edhe sot ne shek. 21-te, keto karikatura te njerezimit .

    Reply to this comment
  2. Adih October 16, 14:29

    Do ta siguroje nje vile ne Monako ,ty o Like ky Princi ,ne rrjeshtin e pare buze detit.,se keshtu i ke edhe ne Shqiperi ,nga Jala ,ne Mal te robit hotelet me pishina ne Gjirin e Lalzit e gjithandej. Do te siguroje e dhe nje vend , per Jahtin tend.

    Reply to this comment
    • spata October 16, 16:07

      Adih.Cudi shqiptaret jane ne nje mendje sa here behet fjale per takimet e Floririt me bosset e botes .Por kete radhe une vec atyre qe ti shkruan kam dhe nje top sekret qe akoma nuk eshte zbuluar .
      Nuk di kush fshihet pas thashethemeve ne Vlore ku qarkullojne fjale e komente se Princi i Monakos i ka vene syrin Vlores .Bile thone se ka fluturuar me helikopter dhe qenka mahnitur nga bukuria e Gjiut te Vlores .Thon se ka nje plan per te bere disa investime ne brinje te molit egzistues duke e tranformuar ne nje port turistik .Ambjente ankorimi sherbimi dhe hotele me 5 yje .I pelqeu shume pse jo dhe Sazani , Triporti si dhe pamja turistike e Llogara -Karaburun. Une nuk i mar te qena 100% por ja kjo vizit tek Floriri dicka me bene te mendoj .
      Ka vite qe ne Vlore flitet per nje kompani ndertimi qe investohet nga Floriri . Bile shume vlonjat thone se pas punimeve per ndertimin e Lungomares eshte Floriri .Te jete koicidenc ardhja e Princit qe i eshte zgjuar endrra per ndertime ne Vlore ! Mos ka ndonje kompromis dhe Princi duhet te marri doren e Floririt per investime ne Vlore. Une besoj te pakten 70% ne keto thashetheme.
      Pse Princi vjen pikerisht tek Meta! Llogjika me shpie. Princi bashkpunon me bossa e jo me dosa. Ai ka informacjon te sakte mbi pasurit e Floririt . Nuk ka per te vene asnje gozhde ne se nuk ka mbeshtetje te investimeve .Floriri nuk po lejon nje ndertes gerdall si Teatri te shembet e jo me pas te behen ndertime nga nje Prince me fam boterore pa u marr doren e tanve
      Pyetja shtrohet.Po Rama i di keto thashetheme . A ka informacjon se cfare gatuhet per investimet e huaja e per ardhjen e ketij Princi qe i paska bere pershtypje bukuria e Gjiut te Vlores ? Duroni te jetoni e te mesoni se cfare gatuhet nga pioneret e demokracise shqiptare.

      Reply to this comment
  3. Dori October 16, 17:18

    Princi i Monakos, Alberti i II është ftuar pritur në një ceremoni shtetërore nga Ilir Floriri, i cili shpreson te kaloje nga posti i perkohshem i Presidentit te Republikës, ne ate te perjetshem: “Mbret i Shqiptareve, Iliri I”. Shpresat per kete kalim te pushtetit nga Republike ne Monarki Iliri i ka tek shufrat me florinjte e Kerrabes qe i vodhi fshatari me gomar. Tani duhet te kete kujdes Leka II Zog qe te mos shkoje per gjah.

    Reply to this comment
  4. "pasaniket"...jane persona non grata, per kushtetutat e verteta ...demokratike . October 16, 17:31

    spates; ky princi, (qe si antimonarkist qe jame, dua t’a shohe varur prej koqesh) per vloren, por dhe pacolli per divjaken, me pake diference,jane oligarke qe i toleron .”demokracia” perendimore, ne dem te komunitetit te gjere shoqeror….

    Reply to this comment
  5. Lili October 16, 17:54

    Kur komunistete nuk durojne investitoret tjete pos horrat e tyre qe kane masakruar bregdetin….
    Edhe pastaj edi Rama kerkon qe diaspora te sjellle investitore ne Shqiperi me keso mentaliteti kunder cdo te mire qe mundet me i sjell njohja nga investitoret e monacose,ku bile ka nje pervoje

    Reply to this comment
  6. intelektuali October 16, 18:21

    Do marri sazanin ta beje kazino.
    Ka vite qe flitet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim