Leka Zogu: Duhet rivlerësuar vendosja e kufijve në 1913-n

Redaksia Online January 2, 2013 15:53

Leka Zogu: Duhet rivlerësuar vendosja e kufijve në 1913-n

Edhe Leka Zogu, ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2013. Në urimin e tij, nipi i Ahmet Zogut bën thirrje për tejkalimin e divergjencave politike e krahinore, në mënyrë që t’i hapet rrugë realizimit të projekteve afatgjata të kombit shqiptar.

Jo gjithmonë historia ka qenë në favorin tonë. Vendosja e kufijve në vitin 1913 duhet të rivlerësohet në kohën e duhur dhe nëpërmjet një rruge paqësore. Kjo nuk nënkupton qëndrimin pasiv të popullit shqiptar, përkundrazi. Duke rritur nivelin politiko-ekonomik, shoqëror e demokratik kudo që ndodhen shqiptarët, hyrja në Europë do të na gjejë një komb më të begatshëm, më të fuqishëm, më dinjitoz, më të përgatitur e më të besueshëm për realizimin e kesaj ëndërre të madhe .

Padyshim në këtë proces jo të lehtë Familja Mbretërore do të ketë rolin e saj të pazëvendësueshëm si simbol i unitetit kombëtar. Ne do të mbështesim çdo iniciativë në këtë drejtim dhe çdo nismë në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, Luginën e Preshevës dhe trojet e tjera etnike“, ka thënë Leka.

 

Redaksia Online January 2, 2013 15:53
Komento

5 Komente

  1. ILIRET January 2, 16:11

    Duhet rivleresuar vendosja e kufijve me 1913… Si duhet kuptuar? Apo ne analogji me:- Duhet rivleresuar figura e mbretit Zog.
    Satrap…

    Reply to this comment
  2. Albi January 2, 16:30

    Kur u be i kthjellet dhe ky more qe nuk di nga lidhet makina.Nuk ka rivlersim por ka shqyrtim ne demin tone thote ky me sa kuptoj Une i ngrati.Ato qe pati vendosur i ster’ati me shen Naunin kete perl qe na pikon lot zemra dhe me shume se gjysmen e liqenit qe kemi humbur,apo ishullin ne mes tij qe na e kane marre maqet onasit,mos valle do leme dhe disa te tjera. E di sa ka te ne si puna e ketij ? Po ti marrresh te gjith gjimnazistet e vitit te trete gjuhet e huaja dine me shume si ky veshegjate.

    Reply to this comment
  3. reshat gjoni January 2, 17:35

    Mire e ke.Jam plotesisht me ty NALTMADHNI.Kur te zesh vendin e Nishanit apo te gjyshit, ke per te realizuar kete aspirate tenden…..Ik or Budall, Kete nuke kerkoi as yt gjysh kur ishte mbret per 15 vjet , nuk po e kerkon as Saliu e Bujari e kerkon ti rivleresimin e kuifijve .Kuish ta ngarkuar kete detyre aman.

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic January 31, 19:31

    Kete qe kerkon ti shko dhe kerkoja teke varri atije tradhetari qe e kishte emrin Ahmet Zogu. Me sa duket ti e kishe gjysh. Atij thuaj me keth shenaumin dhe Vermoshin pastaj tjerat i nxjerrim ne te tjeret vetem keto i rikethe,!
    Edhe ti kerkon te beshe rolin e “patriotit” pore ate qe e ka humbur gjyshi yte s`munde ta kerkosh ti me.! Ne te tjeret po.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*